Kronikë e zezë

​Kapen me para fals, shtatë të arrestuar në Gjakovë

Rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Ferid Domi”.

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona në Gjakovë, katër prej tyre të mitur, te të cilët janë gjetur para të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Ferid Domi”, kur policia ka ndaluar vozitësin e një automjeti, ku së bashku më të njëjtin ishte dhe një person tjetër.

Gjatë kontrollit për siguri të automjetit dhe personave, në portofolin e njërit, tani të dyshuarit është gjetur një kartëmonedhë në apoen prej 100 euro, e dyshuar si e falsifikuar.

Zyrtarët policorë në vazhdën e punës operative kanë identifikuar një grup të dyshuar, ka lokalizuar vendndodhjen e tyre dhe ka shoqëruar në stacionin policor edhe pesë persona, ku gjatë kontrollit te një i dyshuari janë gjetur edhe gjashtë bankënotë në apoen nga 100 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Paratë e gjetura dhe të dyshuara për falsifikim janë konfiskuar. Me konsultim me prokurorin kujdestar pas intervistimit katër të dyshuar të mitur B.P. (17), A.P. (17), F.G. (17) dhe A.S. (17), iu është caktuar masa ndalim prej 24 orësh, ndërsa tre të tjerëve të dyshuar E.R. (18), K.N. (19) dhe A.B. (23) masa ndalim për 48 orë.

Hetimet në zbardhjen dhe identifikimin, kapjen e personave të tjerë të dyshuar janë në vijimësi.

Kronikë e zezë

Dy raste të posedimit të paligjshëm të armëve në Kamenicë dhe Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës ka evidentuar dy raste të posedimit të paautorizuar të armëve në Kamenicë dhe Prizren.

Në Kamenicë, më 27 shtator policia ka kryer bastisje në banesën e një të dyshuari mashkull kosovar, me vendim të prokurorit.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore, dy pistoleta dhe tre doza me plumba. Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar për hetim të mëtejshëm.

Ndërkohë, një rast tjetër është raportuar në fshatin Korishë të Prizrenit, po më 27 shtator.

Gjatë një bastisjeje në kulmin e shtëpisë së një të dyshuari mashkull kosovar, policia ka gjetur dhe konfiskuar 200 fishekë.

I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Të dy rastet po hetohen nga autoritetet përkatëse.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Operacioni “Dosja 23”: Arrestohen 9 persona në Zubin Potok të dyshuar për krime lufte

Published

on

By

Në kuadër të një operacioni të koduar “Dosja 23”, Policia e Kosovës ka arrestuar të dielën nëntë persona në komunën e Zubin Potokut, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Me aktvendim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të gjithë të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Të dyshuarit e ndaluar nga ky aksion janë personat me inicialet D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D., V.L., R.R. dhe D.D. Operacioni është realizuar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, të mbështetur edhe nga njësi të tjera të Policisë së Kosovës, të cilat kanë ekzekutuar urdhër-kontrollet në disa lokacione të ndryshme në territorin e Zubin Potokut.

Gjatë realizimit të bastisjeve, zyrtarët policorë kanë sekuestruar si prova materiale rreth 23,000 euro dhe rreth 60,000 dinarë serbë para të gatshme, një armë të gjatë, një pushkë gjuetie, katër predha, si dhe fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe të pushkës së gjuetisë. Po ashtu, janë konfiskuar dy libreza ushtarake, nëntë telefona celularë dhe prova e materiale të tjera relevante që ndërlidhen me rastin.

Përmes kësaj komunikate të përbashkët, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë riafirmuar përkushtimin dhe angazhimin e tyre të plotë në ndjekjen penale dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë. /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Sulmohet një person në Lipjan, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Një person është sulmuar fizikisht të dielën mbrëma në Lipjan, pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 27 shtator 2026,ku viktima, një mashkull kosovar, dyshohet se është sulmuar nga një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy të arrestuar për fajde në Gjakovë

Published

on

Në Gjakovë, më 24 shtator, janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se i kishin dhënë para me kamatë-fajde një personi mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi që lidhen me rastin, si dhe disa fishekë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara