Lajmet

​Kanella – erëza me përfitime të shumta shëndetësore

Published

on

Kanella është përdorur prej kohësh në mjekësinë tradicionale në pjesë të ndryshme të botës duke përfshirë Kinën, Indinë dhe Iranin. Sot, promovohet si një shtesë dietike për diabetin, sindromën e zorrëve të irrituara dhe probleme të tjera shëndetësore.

Erëza është përdorur për mijëra vjet dhe është marrë nga lëvorja e llojeve të ndryshme të kanellës. Gjethet, lulet, frutat dhe rrënjët përdoren gjithashtu në përgatitjen e vakteve, por edhe për qëllime mjekësore.

Ka ndryshime në përbërjen kimike nga kanella në kanellë, si dhe nga pjesët e bimës së përdorur.

Lloji më i zakonshëm i kanellës që gjendet në kuzhina është kanella cassia (Cinnamomum burmannii ose Cinnamomum aromaticaum) e cila rritet në Azinë Juglindore. Kjo kanellë i jep një aromë të këndshme ëmbëlsirave dhe pjatave të caktuara të këndshme, por nuk është aq e mirë për shëndetin sa Ceiloni (Cinnamomum zeylanicum ose Cinnamomum verum) i cili rritet kryesisht në Shri- Lanka.

Kanella e Shri-Lankës ndryshon nga varietetet e tjera. Ka një formë karakteristike, ngjyrë më të çelët dhe shije delikate, dhe më e rëndësishmja, ka veti që janë të shkëlqyera për shëndetin dhe lehtësimin e sëmundjeve të ndryshme – është shumë më mirë se kanella cassia.

Kjo erëz ka përfitime të shumta kur bëhet fjalë për shëndetin tonë. Ka një efekt anti-inflamator, rregullon metabolizmin. Është plot me antioksidues që janë të domosdoshëm për trupin tonë në luftën kundër radikalëve të lirë që e dëmtojnë atë. Antioksiduesit ngadalësojnë plakjen dhe mbrojnë nga shumë sëmundje.

Ka veti antiinflamatore dhe ndihmon në luftimin e infeksioneve të ndryshme dhe riparon indet e dëmtuara. Zvogëlon rrezikun e sëmundjes së zemrës pasi zvogëlon nivelin e kolesterolit të keq dhe triglicerideve që kontribuojnë në dëmtimin e enëve të gjakut dhe rrit nivelin e kolesterolit të mirë që shkatërron atë të keq.

Rregullon metabolizmin duke përmirësuar ndjeshmërinë ndaj hormonit insulinë, i cili është përgjegjës për metabolizmin e karbohidrateve dhe yndyrave në trup si dhe për transportin e sheqerit nga gjaku në qeliza.

Mund të ndihmojë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak sepse një përbërës i kanellës vepron në qeliza për të imituar insulinën. Kjo përmirëson ndjeshëm thithjen e glukozës në qeliza, por ajo vepron më ngadalë se vetë insulina.

Ka një efekt pozitiv në sëmundjet neuro-degjeneruese që karakterizohen nga humbja progresive e strukturës dhe funksionit të qelizave në tru. Dy llojet më të zakonshme të këtyre sëmundjeve janë Alzheimer dhe Parkinson.

Ndihmon në luftën kundër infeksioneve bakteriale dhe kërpudhore, përkatësisht cinnamaldehyde, përbërësi kryesor aktiv i kanellës, është përgjegjës për këtë. Trajton me sukses infeksionet e traktit respirator të shkaktuara nga kërpudhat, raporton Healthline.

Kjo erëz mbron nga kariesi dhe zvogëlon erën e keqe të gojës falë efektit antimikrob që vret mikroorganizmat dhe parandalon rritjen e tyre. Ndihmon në humbjen e peshës, dhe është veçanërisht e efektshme në kombinim me mjaltin.

Kanella cassia përdoret jo vetëm për ushqim, por edhe për aplikim lokal. Mund të aplikohet në lëkurë si ilaç kundër insekteve.

Kanella nuk duhet të teprohet

Qendra Kombëtare për Shëndetin Plotësues dhe Integrues (NCCIH) në SHBA paralajmëron se kanella cassia përmban kumarin, i cili mund të jetë toksik për mëlçinë nëse merret në sasi të tepërt ose për një periudhë të gjatë kohore. 

Vendi

Kurti propozon për presidente ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pulën

Published

on

By

Në orët e fundit para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një lëvizje të re drejt PDK-së.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të votojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – një kërkesë kjo e kahershme e PDK-së.  

Përmes kësaj oferte, Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të hyjë në seancë, duke propozuar si kandidate për presidente ish-deputeten dhe ish-ministren nga radhët e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.  

Ky propozim vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, refuzoi emrat e propozuar më parë, si Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca. Kurti iu drejtua opozitës me thirrjen për bashkëpunim në Kuvend për të votuar së pari ligjin e kërkuar dhe më pas kandidaturën e Shiroka-Pulës për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Continue Reading

Vendi

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

lajme

Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen: Po tentohet të shndërrohet në pazar

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur negativisht propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Në një konferencë për media, Hamza ka kritikuar qasjen e deritanishme, duke thënë se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është përgjegjësi vetëm e PDK-së.

Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, është shprehur Hamza.

Ai ka thënë se kjo çështje, sipas tij, po tentohet të përdoret për pazare politike në momentet e fundit.

“Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. Ju kam thënë dhe po e përsëris. Çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Hamza ka theksuar se pjesëtarë të UÇK-së janë të lidhur me subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka akuzuar për tentim të përdorimit të kësaj çështjeje për arritjen e qëllimeve politike.

“UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin për shantazh dhe për të mbërritur qëllimin politik. Qëllimi politik është që me pasë një president politik dhe me e përmbyllë njëqind për qind kapjen e institucioneve”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se ka marrë pjesë në takime për tejkalimin e situatës, por ka kritikuar ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve politike.

“Unë kam qenë në takim, po e shihni se sa shpesh ka ndryshime të qëndrimeve politike”, ka deklaruar Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i bën propozim PDK-së: Votoni Konjufcën ose Rushitin për president, ne kalojmë ligjin për Specialen

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur një propozim të ri politik drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me qëllim zhbllokimin e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit.

Sipas këtij propozimi, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të kalojë në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Speciale, me kushtin që PDK-ja të zotohet publikisht dhe zyrtarisht se do të marrë pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në kuadër të kësaj oferte, Kurti ka përmendur dy emra konkretë si kandidatë potencialë për postin e Presidentit Glauk Konjufcen dhe Feride Rushiti

Tutje Kurti tha se i kërkon publikisht kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza që ti pergjigjet kesaj kërkese nëse duan që të shkojn tutje këto procese.

Continue Reading

Të kërkuara