Lajmet

​Kanadaja heq masat kufizuese

Disa provinca njoftuan planet për heqjen e masave antiCOVID.

Published

on

Qeveritë e provincave të Alberta, Saskatchewan, Quebec dhe Manitoba, njoftuan planin e tyre për të hequr një pjesë ose të gjitha masat kundër COVID-19.

Sipas kësaj, Alberta i dha fund çertifikatës së vaksinimit, ndërsa njoftoi se në fund të këtij muaji do të heqë gjithashtu detyrimin për mbajtjen e maskës, raporton atsh.

“Erdhi koha të mësohemi të jetojmë me virusin”, tha kryeministri i Quebec-ut, François Legault, duke shtuar se shumica e kufizimeve do të hiqen deri në mesin e muajit mars, por detyrimi për mbajtjen e maskës dhe çertifikata e vaksinimit do të zbatohet edhe për një periudhë të caktuar.

Qeveria e Manitoba njoftoi gjithashtu se kufizimet e COVID-19 do të hiqen hap pas hapi, duke filluar nga pranvera e këtij viti.

Bota

Trump tërhiqet përkohësisht mes Rusisë dhe Ukrainës: Në fillim të takohen Putin e Zelensky

Published

on

Donald Trump synon t’ua lërë Rusisë dhe Ukrainës organizimin e një takimi mes liderëve të tyre pa luajtur vetë një rol direkt për momentin, sipas zyrtarëve të administratës të njohur me situatën, duke bërë një hap prapa nga negociatat për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës.

Hapi i radhës, sipas Trump-it, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë mbetet një takim dypalësh mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, thanë zyrtarët.

Trump u ka thënë këshilltarëve ditët e fundit se ai synon të organizojë një takim trepalësh me dy liderët vetëm pasi ata të kenë zhvilluar fillimisht një takim mes tyre, megjithëse mbetet e paqartë nëse ky takim fillestar do të ndodhë dhe Trump nuk ka ndërmend të përfshihet në atë përpjekje.

Në një intervistë telefonike me drejtuesin e talk-show Mark Levin në WABC të martën, Trump tha gjithashtu se mendonte se do të ishte më mirë që Putin dhe Zelenskyy të takoheshin pa të në fillim. “Unë thjesht dua të shoh se çfarë do të ndodhë në takim. Pra, ata janë në proces e sipër për ta organizuar dhe ne do të shohim se çfarë do të ndodhë.”

Hezitimi i Trump-it për t’i shtyrë Putin-in dhe Zelensky-në drejt një takimi vjen ndërsa ai ka pranuar ditët e fundit se përfundimi i luftës në Ukrainë ka qenë më i vështirë sesa kishte parashikuar, pasi vitin e kaluar në fushatë kishte thënë se mund ta arrinte për 24 orë.

Që atëherë, ai ka kërkuar një marrëveshje të shpejtë paqeje pasi afati i vendosur prej tij për Rusinë që t’i jepte fund luftës skadoi këtë muaj dhe tha pas takimeve me Zelenskyy-në dhe liderët europianë në Shtëpinë e Bardhë të hënën se kishte ndërmarrë hapa për një takim dypalësh.

 

Continue Reading

Aktualitet

Sekretari Parlamentar i Gjermanisë viziton Kosovën

Published

on

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka bërë të ditur vizitën zyrtare të Sekretarit Parlamentar të Shtetit, Johann Saathoff pranë Ministrit Federal për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, i cili do të qëndrojë në Kosovë më 22 dhe 23 gusht 2025.

Të premten sekretari Parlamentar i Shtetit do të vizitojë iniciativën kryesore Inovacion dhe Parkun e Trajnimeve në Prizren (ITP), një projekt model i përkushtuar ndaj ndërmarrësisë, inovacionit, zhvillimit të bizneseve dhe përmirësimit të aftësive.

Në program është planifikuar një sesion informues dhe një vizitë në kompani. Kjo vizitë thekson angazhimin e vazhdueshëm të Gjermanisë për të nxitur rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunimin bilateral.

Pas vizitës në terren, do të mbahet një konferencë për shtyp në hapësirat e projektit, gjatë së cilës Sekretari Parlamentar i Shtetit do të mbajë një deklaratë dhe do të jetë në dispozicion për të përgjigjur pyetjeve nga përfaqësuesit e mediave.

Continue Reading

Aktualitet

Kapet shtetasi serb në Maqedoni të Veriut për kontrabandë

Published

on

Drejtoria e Doganave e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se është kapur një shtetas serb gjatë tentativës për të kontrabanduar dy orë Rolex dhe një orë Omega.

Në njoftim thuhet se orët janë zbuluar në veturën e personit në fjalë, i cili po përpiqej të hynte në Maqedoni përmes pikës kufitare Tabanoc.

Rolex Submariner, Rolex Sky-Dëeller dhe Omega Speedmaster ishin orët që shtetasi serb tentoi të kontrabandonte sipas doganës maqedonase, vlera e të cilave është 38 mijë euro.

“Kundër personit është ngritur kallëzim penal për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale kontrabandë. Shoferi, me qëllim që të shmangë kontrollin doganor, vendosi orët në një kuti të vogël lëkure, të cilën e futi në çantën e tij të zezë së bashku me sende të tjera për përdorim personal.

Produktet e sekuestruara janë dorëzuar pranë Prokurorisë Themelore Publike në Kumanovë”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

Continue Reading

Aktualitet

Kufiri Kosovë-Shqipëri: I dyshuari drejton armën policëve, hedh çantën me 21 kg marihuanë dhe ik

Published

on

Policia e Kosovës ka noftuar se 21 kilogramë marihuanë janë gjetur brenda një çante që është hedhur nga një i dyshuar i cili ka ikur. I njëjti ishte i armatosur dhe me çantën në krah në vijën kufitare Kosovë-Shqipëri.

Policia njoftoi se i dyshuari ua ka drejtuar armën zyrtarëve dhe më pas e ka hedhur çantën e ka ikur në zonën malore në drejtim të Shqipërisë.

“Policia e Kosovës, respektivisht njësia hetimore nga Departamenti i Kufirit me datën 20.08.2025, rreth orës 20:30 gjatë veprimeve hetimore në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri përgjatë vijës së gjelbër, ka hasur në një person të dyshuar i cili ishte duke e bartur një çantë dhe ishte i armatosur.

I njëjti në momentin që ka vërejtur zyrtarët policorë ka drejtuar armën e zjarrit në drejtim të zyrtarëve policorë, duke paraqitur rrezik të drejtpërdrejtë ndaj tyre.

Zyrtarët policorë kanë tentuar që ta ndalojnë të dyshuarin duke u prezantuar, mirëpo i njëjti ka hedhur çantën dhe ka arritur që të dalë në zonën malore në drejtim të Shqipërisë”, njoftoi Policia e Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara