Lajmet

​Jashari: Nuk kemi arkiva, nuk do lejojmë ta humbim Kosovën në tavolinë

Published

on

Anëtari i familjes Jashari, dhe kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari lidhur me temën për hapjen e arkivave të Kosovë thotë se Kosova nuk ka arkiva për të hapur, dhe se arkivat duhet t’i hap vetëm Serbia e cila për 1 shekull ka qenë agresor ndaj popullit shqiptar.

Derisa i ka bërë thirrje liderëve të Kosovës por edhe bashkësisë ndërkombëtare që të jenë të kujdesshëm, Jashari tha se nuk do lejojnë që Kosovën ta hupin në tavolinë derisa e fituan të partë e tyre me luftë.

“Unë nuk jam që diçka të fshihet sepse nuk kemi çka fshehim sepse ne kemi qenë viktima ata kanë qenë agresori, ata kanë ushtruar dhunë mbi ne 1 shekull të tërë. Unë jam që gjithçka të dal në pah por që ata janë të cilët kanë fshehur dhe janë duke fshehur, pra Serbia, sepse neve nuk kemi çka krejt çka kemi këto varre, këto gërmadha që na kanë mbetur. Unë i bëj thirrje udhëheqësisë tonë por kërkoj që të jenë të kujdesshëm edhe bashkësia ndërkombëtare ndaj nesh sepse ky popull dhe gjitha këto varre që janë sot dhe gjithë kjo vuajtje dhe gjithë kjo sakrificë është bërë pikërisht nga ai represion dhe dhunë e vazhdueshme për një shekull nga Serbia. Nuk do lejojmë që Kosovën ta humbin në tavolinë kur ditën të parët tanë ta mbrojnë këtë Kosovë me luftë, ne e kemi shumë më lehtë ta mbrojmë në liri. Kështu që duhet të jenë të gjithë të kujdesshëm në këtë aspekt sepse nuk guxojmë që historia të na përsëritet”, u shpreh ai.

Djali i heroit, Hamëz Jashari kërkoi që ndërkombëtarë ta rrisin presionin ndaj Serbisë që t’i hap arkivat e saj, me qëllim që të dihet fati i familjarëve të zhdukur.

“Liderët e vendit tonë duhet që përmes presionit e Bashkësisë ndaj Serbisë që ajo t’i hap arkivat dhe të na i kthej familjarët tanë që të kemi ku të hedhim lule, sepse 22 vite pas luftës ende ka nëna dhe fëmijë që nuk kanë ku ta hedhin një lule tek familjari i tyre. Ata (Serbia) duhet t’i hapin, Kosova dhe ne shqiptarët nuk di që kemi arkiva dhe ne arkivat tona janë anë e kënd këtij vendi nga ta kthesh kokën në të djathë dhe të majtë me varreza të dëshmorëve, me varreza të civilëve, me masakra të ndryshme e kulla, objekte të shkatërruara ende 22 vite pas luftës”, theksoi ai.

Javën e kaluar është zhvilluar takimi i nivelit të ekspertëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh udhëheqës i delegacionit, Besnik Bislimi ka thënë se në takimin trelateral në Bruksel ka pasur pajtim deklarativ për hapje të arkivave të Serbisë, por me kusht që të hapen edhe arkivat e shtetit të Kosovës, përfshirë ato për UÇK-në. Sipas tij, një që e tillë për Kosovën do të ishte mjaft e favorshme, pasi vendi nuk ka çfarë të fsheh sepse gjitha informacionet për varrezat masive dhe personat e pagjetur i ka Serbia.

Lajmet

UBT shënon arritje historike: Renditet përsëri ndër institucionet më të mira në botë dhe i pari në rajon, sipas GreenMetric

Published

on

UBT është renditur ndër institucionet më të mira në botë nga UI GreenMetric World University Ranking, një ndër vlerësimet globale më prestigjioze për qëndrueshmërinë universitare dhe kampuset e gjelbra. UBT është institucioni i parë në rajon që pozicionohet me sukses në këtë renditje të rëndësishme ndërkombëtare.

Nga mbi 1,800 institucione pjesëmarrëse nga e gjithë bota, UBT është renditur në 50% e institucioneve më të mira, duke konfirmuar angazhimin e tij për krijimin e kampuseve të gjelbra, të qëndrueshme dhe inovative.

Në veçanti, në kategorinë e kampuseve inovative, në mesin e mbi 500 institucione të përfshira globalisht, UBT u rendit në vendin e 169, duke treguar përkushtimin e vazhdueshëm të institucionit ndaj standardeve ndërkombëtare dhe inovacionit në mjedis.

UI GreenMetric përdor një metodologji që vlerëson 39 indikatorë në gjashtë fusha kyçe: mjedisin dhe infrastrukturën, energjinë dhe ndryshimet klimatike, menaxhimin e mbetjeve, ujin, transportin, si dhe edukimin dhe kërkimin.

Rezultatet e këtij viti e pozicionojnë UBT-në si një nga institucionet më të përparuara në rajon për qëndrueshmërinë e kampusit dhe politikat inovative të menaxhimit. Kjo arritje e vendos UBT-në në një pozitë të veçantë në hartën akademike ndërkombëtare dhe përfaqëson një sukses të jashtëzakonshëm për institucionin dhe arsimin e lartë në Kosovë.

Ajo dëshmon se institucionet në Kosovë mund të konkurrojnë me sukses në skenën globale, duke tejkaluar standardet ndërkombëtare në qëndrueshmëri, inovacion dhe zhvillim të përgjegjshëm. UBT ka qenë pjesë e kësaj renditjeje prestigjioze edhe në vitet 2023 dhe 2024, duke treguar një angazhim të vazhdueshëm për qëndrueshmërinë mjedisore dhe ndryshimet klimatike.

Continue Reading

Vendi

Prof. Ferid Selimi: Kërkimi shkencor në Kosovë ka potencial, por kërkon standarde të qarta

Published

on

Profesori dhe Dekani i Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Prof. Dr. Ferid Selimi, ishte mysafiri i radhës në Podcastin e UBT-së, ku diskutoi gjerësisht mbi gjendjen aktuale të kërkimit shkencor në Republikën e Kosovës.

Në këtë episod, Prof. Selimi foli për terrenin akademik dhe institucional në vend, duke e vlerësuar atë si një hapësirë me potencial të konsiderueshëm, por që ende përballet me sfida strukturore dhe metodologjike. Ai theksoi se zhvillimi i kërkimeve të mirëfillta shkencore kërkon qasje të plotë në të dhëna, transparencë institucionale, infrastrukturë adekuate dhe mbështetje financiare, elemente të cilat në Kosovë shpesh mungojnë ose janë të fragmentuara.

Për më shumë, ndiqni Podcastin në Youtube: PODCASTI

Continue Reading

Sport

Laporta i Barcelonës dëshmon para gjykatës

Published

on

Presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta, është thirrur sot si dëshmitar në hetimet për “Rastin Negreira”, që heton pagesat e klubit ndaj ish-nënkryetarit të Komitetit Teknik të Arbitrave, José María Enríquez Negreira, dhe kompanive të tij.

Laporta do të japë dëshminë e tij si dëshmitar, pasi hetimi për periudhën kur ai ishte president (2003-2010) është mbyllur për shkak të afateve ligjore. Gjyqtarja do t’i drejtojë pyetje mbi arsyet dhe rritjen e pagesave gjatë asaj periudhe.

Deklarimi i tij para gjyqtares Alejandra Gil ka filluar që në orën 11:30 në Ciutat de la Justícia në Barcelonë.

Hetimi lidhet me pagesa prej mbi 8 milionë eurosh që Barcelona ka bërë gjatë viteve 2001–2018, të cilat prokuroria i dyshon. FC Barcelona ka pohuar se pagesat ishin për raporte teknike lidhur me arbitrimin.

Deklarime të rëndësishme kërkohen nga Laporta për të sqaruar arsyet e vendosjes së këtyre pagesave dhe rolin e tij në vendimet e bëra atëherë.

Përveç Laportas, trajnerët e mëparshëm të Barcelonës, Luis Enrique dhe Ernesto Valverde, janë gjithashtu të thirrur për të dëshmuar. Hetimi, i nisur pas një padie të prokurorisë në mars 2023, shqyrton nëse pagesat i korrespondojnë shërbimeve të pretenduara dhe nëse ka pasur ndikim arbitral në ndeshjet e klubit.

Continue Reading

Lajmet

Modric: Milan është klubi më i madh italian, po shijoj çdo moment

Published

on

Ylli kroat i Milan, Luka Modric, po përjeton një fillim fantastik në San Siro dhe e ka shprehur entuziazmin e tij për jetën dhe futbollin në Milano.

40-vjeçari, fitues i Topit të Artë 2018, iu bashkua Rossonerëve si agjent i lirë nga Real Madrid gjatë verës dhe ka startuar 14 ndeshje radhazi në Serie A.

“Ndjehem mirë, fizikisht dhe mendërisht, dhe po shijoj atë që bëj. Dua të vazhdoj kështu sepse po argëtohem,” tha Modric për Gazzetta dello Sport.

Milan aktualisht është në krye të tabelës së Serie A, së bashku me Napoli, edhe pse nuk marrin pjesë në garat europiane këtë sezon. Modric theksoi vështirësitë e kampionatit Italian./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara