Kronikë e zezë

​Ja kur Anglia ndaloi pirjen e duhanit në hapësirat e brendshme publike

Published

on

Më 1 korrik të vitit 2007, pirja e duhanit në Angli ndalohet në të gjitha hapësirat e brendshme publike.

Që nga ai moment, pirja e duhanit në këto vende i takojë historisë dhe ishte në kundërvajtje me ligjin.

Mendohej se ligji do të ndihmojë shpëtimin e mijëra jetëve njerëzore gjatë dekadës së ardhshme, si dhe të krijojë objekte më të shëndetshme dhe të pastra argëtimi dhe pune.

Megjithëkëtë, çdokush që shkel ligjin e ri të ndalimit të duhanit bën vepër penale dhe mund të gjobitet deri me 200 euro për pirjen e duhanit në një vend të ndaluar.

Tymi i duhanit pasiv që hyn në organizmin tuaj përmban mbi 4,000 kimikate, mbi 50 e të cilave shkaktojnë kancer.

Ekspozimi për një kohë të gjatë mund të shtojë rrezikun që ju të merrni një sëmundje të rëndë përfshirë kancerin e mushkërive, sëmundje të zemrës ose atakun e astmës.

Ai po kështu rrezikon që fëmijët të marrin sëmundje të rënda të rrugëve të frymëmarrjes, si dhe sindromin e vdekjes së menjëhershme të foshnjave (SIDS).

Lajmet

Mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku shqiptohen nga Policia e Kosovës në 24 orët e fundit

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë shqiptuar 2412 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Gjithashtu, janë raportuar 34 aksidente trafiku me dëme materiale, dhe 18 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona, 16 janë dërguar në mbajtje, kurse 1 person është në vuajtje të dënimit./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një serb në Prishtinë, kishte urdhërarrest ndërkombëtar

Published

on

Një shtetas serb është arrestuar dje në Prishtinë rreth orës 16:00 ka njoftuar Policia e Kosovës, i njëjti kishte edhe urdhër arrest aktiv.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

URDHËRARREST NDËRKOMBËTAR

“Prishtinë / 30.10.2025 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas serb pasi që i njëjti kishte urdhër arrest. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se dje më 30.10.2025 rreth orës 22:00 ka pranuar një informacion për një rast të vjedhjes së rëndë në rrugën “Mustafë Xhigolli”.

Sipas njoftimit pas daljes në vendngjarje nga ekzaminimet e para është dyshuar se personi/na të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës përmes thyerjes së xhamit të dritares së pasme, duke vjedhur stoli ari në vlerë rreth 10.000 euro, si dhe pajisjen DVR të kamerave të sigurisë.

“Gjatë zhvillimit të hetimeve, njësia hetimore ka identifikuar një automjet të dyshuar të tipit Audi A4, ngjyrë hiri, që drejtohej nga A. Xh.( 25 vjeç) .Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur mjete të dyshimta, përfshirë një shpues elektrik dhe një palë këpucë, të cilat përputhen me gjurmët e lëna dhe pamjet nga kamerat e sigurisë nga kryesi i veprës”, thuhet në njoftim.

I dyshuari ka tentuar të largohet, por pas një ndjekjeje është arrestuar nga hetuesit policorë.

Me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa automjeti është sekuestruar për procedura të mëtejshme hetimore./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Dogana: 250 kg kanabis u zunë bazuar në informacionet e AKI-së

Published

on

Një operacion i bazuar mbi inteligjencën e siguruar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, i ndërmarrë nga Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosoves ka rezultuar me zbulimin dhe konfiskimin e rreth 250 kilogramëve të substancës narkotike të llojit kanabis, të fshehur me kujdes në një automjet transportues.

“Operacioni është realizuar gjatë orëve të pasdites, kur njësia e Antikontrabandës e Doganës ka ndalur për kontroll një kamion që po lëvizte në drejtim të Prishtinës në autostradën ‘Ibrahim Rugova’”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Dogana njofton se gjatë inspektimit janë përdorur pajisjet e dhuruara nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Pas një inspektimi të detajuar, dhe duke përdorur pajisjet profesionale të dhuruara nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zyrtarët doganorë kanë arritur të demontojnë panelet e fshehura të automjetit, ku ishin vendosur substancat narkotike. Në vendngjarje kanë dalur edhe njësia antidrogë e Policisë së Kosovës dhe Prokurorja kompetente. Personi përgjegjës është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa procedurat ligjore janë në zhvillim”, thuhet mes të tjerash në komunikatën për medie.

Dogana e Kosovës ka vënë theksin tek kontributi që AKI ka dhënë.

“Dogana e Kosovës vlerëson lartë kontributin dhe bashkëpunimin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në këtë rast, dhe thekson përkushtimin e saj për të vazhduar koordinimin e ngushtë me të gjitha institucionet në vend. Ky operacion paraqet një tjetër dëshmi të vendosmërisë së institucioneve tona për të luftuar kontrabandën dhe trafikimin e substancave të ndaluara, duke mbrojtur sigurinë e qytetarëve dhe integritetin ekonomik të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara