Lajmet
Ish-ministri i Energjisë: Po të rehabilitohej “Kosova A” do të eliminohej importi i shtrenjtë i energjisë elektrike
Çeku u shpreh se Kosova ka mbetur vendi i vetëm i cili pas çlirimit nuk ka ndërtuar asnjë kapacitet të ri në fushën e linjitit.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiPër më shumë se dy orë anëtarët e Komisionit në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës intervistuan pjesëtarët e Bordit të KEK-ut për periudhën 2006-2008.
Ish-ministri i Energjisë dhe Minierave, Ethem Çeku gjatë raportimit tha se atë kohë ka ekzistuar projekti për ndërtimin e termocentralit “Kosova C”, por që siç tha ai, me zgjedhjet e parakohshme të vitit 2007, dhe ndryshimet rreth mundësive të prodhimit ky projekt nuk u jetësua.
Para anëtarëve të këtij komisioni, Çeku tha se përkundër ideve që edhe “Kosova A” të mbyllet, kishin insistuar në rehabilitimin e këtij termocentrali pasi po të ishte bërë tani Kosova nuk do të ishte nevojë të blinte energji elektrike me çmim të shtrenjtë.
Ish-ministri i Energjisë, Ethem Çeku u shpreh se Kosova ka mbetur vendi i vetëm i cili pas çlirimit nuk ka ndërtuar asnjë kapacitet të ri në fushën e linjitit. Tutje ai foli edhe për projektin e “Kosovës C” për çka tha se ky projekt u kundërshtua nga shoqëria civile me arsyetim se ndotet tutje ambienti.
“Në sektorin e energjisë ka pasur zhvillime dramatike, dhe kemi mbetur i vetmi vend i cili që pas çlirimit e këndej nuk kemi ndërtuar asnjë kapacitet të ri në fushën e linjitit, ka zhvillimet të tjera por që pas çlirimit kemi stagnuar… Gjithçka ka qenë kompetencë e AKM dhe ne kemi bërë shumë përpjekje që ato kompetenca të barten, ardhja e konsulentëve të huaj në KEK nuk ka solli kurrfarë zhvillimi kushedi sa pozitivë në shumë fusha. Në fushën e energjisë si ministër flas me kompetencë se nuk pasur ndonjë progres në inkasim dhe zhvillime të caktuara e lëre në fusha të tjera. Është e mirë e asaj kohe, u ndërtua koncepti i termocentralit të ri, ‘Kosova e Re’ ishte dizajnuar, u aprovua në Parlamentin e Kosovës, u aprovua në Bruksel dhe Washington… Projekti kaloi nëpër të gjitha sfidat dhe u dizajnua për të ndërtuar një termocentral në dy faza, faza e parë ishte 1 mijë mgW, faza e dytë më vonë… U dizajnua projekti, u krye strategjia, dhe u aprovua në Parlamentin e Kosovës. Ka filluar një fushatë e tmerrshme e paimagjinuar por t’i shihni atë pjesë të asaj fushate kundër termocentralit, kundër linjitit të Kosovës duke thënë se është me bërje të hekurit, sjell vdekshmëri të madhe, dhe u hartuan tekste e libra të veçantë dhe termocentrali pësoi dhe realisht ishte shumë e vështirë me shty si proces”, tha ai.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka pyetur ish-ministrin e energjetikës, Ethem Çeku se përse dështoi Kosova C.
“E përmendët që ka filluar një fushatë e madhe kundër kësaj, pse ka dështuar zotëri Çeku”, pyeti deputeti.
Çeku tha se kjo ndodhi për shkak të zgjedhjeve të vitit 2007, dhe ndryshimeve në kapacitetet të prodhimit me të cilat nuk u pajtuan konsorciumet që ishin të interesuara për ndërtim.
“Fatkeqësisht në vitin 2007 u mbajtën zgjedhjet, në 2007 u ndërrua i gjithë raporti i forcave dhe u ndërrua edhe koncepti pastaj, shkoi një kohë e gjatë derisa u ndërrua emri dhe u bë ‘Kosova e Re’, pas kësaj u ndërruan edhe kapacitetet patëm 4 konsorciumet më të mëdha botërore që ishin në garë në finale arritën kur u bë përzgjedhja… U ndërtuan kapacitetet u hoq ideja e 1 mijë mgW u kthye ideja në 500 mgW dhe ato konsorciume pastaj u larguan një nga një nga Kosova nuk qëndruan pas ndryshimeve që u bënë në projekt”, tha ai.
Përkundër ideve pwr mbylljen e termocentralit “Kosova A”, Çeku tha se kishin plan për rehabilitimin e blloqeve të këtij termocentrali, i cili, sipas tij, po të ishte rehabilituar ashtu siç ishte paraparë tani Kosova nuk do të kishte nevojë të blinte energji elektrike. Sipas tij, edhe ky projekt nuk ishte prioritet i qeverive në vazhdim.
“Ishte një ide që njerëzit që merreshin me probleme mjedisore thoshin që ‘për Kosovën A duhet me marr një bager të madh dhe duhet ta bëjmë rrafsh se po na e ndot mjedisin, duhet ta mbyllim Kosovën A’… Ne nuk e kemi mbështetur atë dhe sot nuk e mbështes dhe sot është shumë gabim që nuk është rehabilituar blloqet e Kosovës A atëherë kur e ka thënë agjencioni evropian që me 50 milionë mund të bëheshin rehabilitimi i plotë i blloqeve të Kosovës A dhe që ne mos të varemi nga importi i energjisë elektrike ne e kemi mbështet është bërë studimi nga ekspertët e agjencionit evropian dhe e kemi shtyrë të filloj procesi i rehabilitimit bllok pas blloku por në 2007 erdhën zgjedhjet dhe u ndërpre në 2007 normalisht i krijuar koalicion tjetër u ndryshua koncepti dhe qëndrimet… Mendoj se është gabuar që nuk është bërë rehabilitimi i thellë i Kosovës A… Në kontinuitet nuk është shtyrë më rehabilitimi, janë mbajtur nga pak në atë që unë besoj se po të ishte bërë rehabilitimi i blloqeve të Kosovës A mund të eliminonin importet e shtrenjta të energjisë elektrike”, theksoi Çeku.
E deputeti i LDK-së, Armend Zemaj pyeti ish-ministrin Çeku për kompetencat e tij gjatë mandatit të vet.
“Cila ka qenë kompetenca juaj si përfaqësues vendor duke marr parasysh se në atë kohë nuk ka qenë pavarësia e Kosovës dhe pavarësia e institucioneve”, tha Zemaj.
E ish-ministri i Energjisë në periudhën 2004-2007 tha se kompetencat e tij më shumë kanë qenë morale, pasi të gjitha vendimet merreshin për sektorin e energjisë nga përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara dhe AKM-ja.
“Ne kemi udhëhequr një udhëheqje më shumë morale, ka qenë më shumë sesa një udhëheqje faktike sepse të gjitha dokumentet duhet të nënshkruante ose PSSP-ja-Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara të asaj kohe në Kosovë dhe duhet të kalonte në AKM. Të gjitha dokumentet është dashur të kaloin në strukturat e këtyre institucioneve”, theksoi ai.
Si problematikë energjetike në periudhën 2006-2008 sipas ish-ministrit, Ethem Çeku ishte edhe mosinkasimi i shpenzimeve të energjisë elektrike.
“Edhe inkasimet kanë qenë problem, njerëzit nuk paguanin energji, ishin raste të vështira, familje të djegura edhe ky ka qenë që për këtë kohë të shkurt që së bashku me kolegët dhe institucionet tjera jemi munduar në çdo rrethanë me mbështet KEK-un dhe sektorin e energjisë, që ne të kemi në zhvillim. Më vjen tepër keq ku ka mbetur Kosova, është gjëja më e dhimbshme një vend me 11 miliardë tonë linjit, ne mos me pas mundësi të ndërtojmë një bllok qe sa vite dhe kemi shpenzuar gjithë ato para për blerje të energjisë”, tha ai.
Ndërsa, kur u pyet nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi se a kishte rezistencë nga banorët e zonës së Obiliqit ndërtimi i termocentralit të ri, ish-ministri i Energjisë tha se nuk ka pas rezistencë pasi ka ekzistuar propozimi për zhvendosjen e tyre, për çka u shpreh se pakoja e ofruar për këta banorë për tu zhvendosur ka qenë shumë e mirë.
Thaçi u interesua të di edhe për riorganizimin e njësive të KEK-ut, ndërsa anëtarët e bordit të asaj periudhe thanë se kjo ka ndodhur me kërkesë të traktatit të energjisë, i nënshkruar në Vjenë dhe me vendim të Qeverisë të asaj kohe.
Ndërsa anëtari i Bordit të KEK-ut për periudhën 2006-2008, Fatmir Rexhepi tha se nëse Ethem Çeku nuk ka ndërtuar termocentral në Kosovë, këtë nuk do të mund ta bëjë askush.
“Përndryshe ka qenë shumë afër në vitin 2008 ka mund me u përgatit komplet si me u bë ajo forma e tenderimit dhe pjesëmarrjes dikur 2009 dhe me fillua ka qenë 4-5 vite deri n vitin 2015 me përfunduar 1 mijë mgW, ndërsa pas 2018 me u ndërtua edhe 1000 mgW të tjerë krejt kjo është bërë në funksion të asaj politike që Kosova me u bë një eksportues i energjisë… Kundërshtimi që e kemi parë e që edhe vetë e kam përjetuar shumë keq kanë qenë këto shoqëritë që i ka financuar Sorosi me sa mbaj me sa duket nuk kanë guri e dru pa i ra nëpër Kosovës e konferenca e nëpër debate nga ky pozicion e deri në fund të Prishtinës gur e dru kundër termocentraleve duke u thirr se kinse po ndotet ambienti… Nëse Ethem Çeku me ekipin më të mirë në Kosovë nuk kanë ndërtuar termocentral në Kosovë askush nuk ka me ndërtua”, tha ai.
Ish-anëtari i bordit të KEK-ut po ashtu tha se në vitin 2006 janë investuar 75 milionë euro, kurse në vitin 2007, 81 milionë euro.
Edhe anëtari tjetër i bordit të KEK-ut gjatë vitit 2006-2008, Agron Dida deklaroi se projekti për termocentralin Kosova C kishte përkrahjen edhe të ndërkombëtarëve.
Gjatë intervistimit ish-ministri i Energjisë, Ethem Çeku foli edhe për aspektin e minierave të cilat tha se u trashëguan në gjendje shumë të rëndë qoftë për nga mënyra e gërmimit, por edhe pajisjet.
Nga anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator sot do të intervistohen edhe anëtaret e bordit të KOSTT-it, për periudhën 2006-2008.
Lajmet
Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht
Published
7 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.
Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.
Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.
Lajmet
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Published
13 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.
Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.
Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.
Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.
Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.
Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.
Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës
Lajmet
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Published
15 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë
Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.
Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.
Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.
Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?
Të kërkuara
-
Vendi1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
