Kronikë e zezë

​Identifikohet e dyshuara që vodhi 30 mijë euro në Prizren

Me urdhër të prokurorit rasti shkon me procedurë të rregullt, ka bërë të ditur policia.

Published

on

Policia në Prizren, më 13 shtator është njoftuar për një vjedhje të rëndë në vlerë 30 mijë euro.

Ndërsa sot është bërë e ditur se ka arritur që të identifikojë një grua të dyshimtë dhe kanë arritur që t’i gjejnë edhe 14 mijë euro

Me urdhër të prokurorit rasti shkon me procedurë të rregullt, ka bërë të ditur policia.

Prizren, 23 Shtator 2022-Me datë 13 Shtator 2022, në Stacionin Policor Prizren është raportuar për një vjedhje të rëndë. Viktima e rastit që gjendet me banim të përkohshëm jashtë shtetit , ka raportuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur 30000 (tridhjetë mijë ) euro nga shtëpia e tij në Prizren. Pas një punë të mirë hetimore hetuesitë Stacionit Policor Prizren kanë arritur që të identifikojnë të dyshimtën dhe ti gjejnë 14000 (katërmbëdhjetë mijë ) euro fillimisht. Policët hetues kanë vazhduar hetimet në ditët në vazhdim dhe me datë 22.09.2022 kanë arrit që ti gjejnë edhe 9400 euro (nëntëmijë e katërqind ). Pas intervistimit të dyshimtës, me urdhër të prokurorit rasti shkon me procedurë të rregullt“, shkruhet në raportin e Policisë.

Lajmet

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për dhunim

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një grua ka raportuar se para dy deri në tre muajsh, derisa ndodhej në shtëpinë e një personi në Gjilan, ai dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të pa pëlqimin e saj.

I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar nga Policia. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet nga autoritetet kompetente./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I shkaktoi plagë vetes me armë në Pejë, konfiskohet AK-47

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person është gjetur në Pejë me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit, në rrethana ende të panjohura.

Rasti është raportuar më 24 gusht, rreth orës 14:10. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur të dyshuarin, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Sipas mjekëve, ai është jashtë rrezikut për jetë.

Gjatë kontrollit në një automjet-kombi, policia ka gjetur dhe konfiskuar një AK-47, e cila dyshohet se është përdorur nga i dyshuari, si dhe 11 fishekë dhe një gëzhojë.

Pas konsultimit me prokurorin dhe intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetim./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I dehur sulmoi dy policë brenda stacionit në Prishtinë, arrestohet

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një shtetas i huaj është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se, në gjendje të dehur, ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë brenda stacionit policor.

Rasti ka ndodhur më 24 gusht, rreth orës 06:30, në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë.

Sipas Policisë, i dyshuari u ka shkaktuar lëndime dy zyrtarëve, ndërsa ka dëmtuar edhe disa dollapë brenda stacionit.

Zyrtarët e lënduar dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa intervistimi i tij do të bëhet pasi të këndellet nga gjendja e dehjes./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohen katër bankënota 500-euroshe të falsifikuara në Ferizaj

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një bankë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj ka raportuar se ka pranuar katër bankënota nga 500 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar kartëmonedhat e dyshuara për ekzaminime të mëtejshme.

Lidhur me rastin është njoftuar dhe konsultuar edhe prokurori, ndërsa rasti mbetet nën hetim./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara