Sport

​Ibra zbulon telefonatën me Nasser El Khelaifin dhe ofertën që ia bëri

Ibra po synon ta vazhdojë kontratën me Milanin.

Published

on

Pas ndeshjes ndaj Genoas të cilën Milani e fitoi me rezultat 3-0, sulmuesi Zlatan Ibrahimovic ka thënë se ai është duke e menduar opsionin për ta vazhduar kontratën edhe për një vit tjetër.

Ai deklaroi se rinovimi i kontratës së Stefano Piolit mund të jetë njëra nga arsyet që e motivon atë për të vazhduar qëndrimin te “Rossonerët”.

Por bashkëpunimi i Ibras me Milanin ka mundur të shkëputej shumë lehtë në verën e këtij viti kur ai ishte në fund të kontratës së tij.

Këtë e ka konfirmuar vetë sulmuesi suedez në librin e tij “Adrenalina” i cili ka zbuluar se në atë kohë e kishte telefonuar presidentin e PSG-së Nasser El Khelaifin të cilit i kishte thënë se nëse nuk e vazhdon kontratën me Milanin është i gatshëm ta marr rolin e drejtorit sportiv në PSG me premtimin se do t’ia rregullonte skuadrën.

“Verën 2021 iu ofrova PSG-së si drejtor sportiv. E thirra Nasserin (presidentin) dhe i propozova duke i thënë: Nëse nuk rinovoj kontratën me Milanin, do të vij në PSG dhe do të rregulloj skuadrën tënde. Ai qeshi por nuk tha jo”, shkruan Ibra në librin e tij.

Sport

Hendersoni largohet nga Ajaxi

Published

on

Ajaxi dhe Jordan Hendersoni kanë shkëputur kontratën. Kjo është bërë zyrtare të enjten nga klubi i madh holandez.

Anglezi Henderson kishte kontratë edhe një vit, por bëri kërkesë për ndërprerje të bashkëpunimit. Dhe kërkesa u aprovua nga Ajaxi.

Ai i ishte bashkuar Ajaxit në janar të vitit të kaluar nga skuadra arabe, Al-Ettifaq. Me skuadrën holandeze i bëri 57 paraqitje.

35-vjeçari luan në mesfushë, ndërsa ka bërë karrierë të gjatë te Liverpooli. Te skuadra e madhe angleze ishte prej vitit 2011 deri në vitin 2023. Më herët ishte edhe te Sunderlandi dhe Coventry City. Henderson është reprezentues i Anglisë, ndërsa i ka 84 paraqitje e tri gola.

Continue Reading

Sport

Arsenali nënshkruan me Christian Norgaard

Published

on

Klubi anglez, Arsenali ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e mesfushorit të Brentford, Christian Norgaard.

Topçinjtë kanë vazhduar me përforcime në këtë afat kalimtar, pasi kanë konfirmuar tashmë edhe prurjen e tretë këtë verë.

Pas portierit Kepa Arrizabalaga dhe mesfushorit Martin Zubimendi, Arsenali ka konfirmuar edhe transferimin e Norgaard nga Brentford.

“Jemi të kënaqur të njoftojmë se reprezentuesi i Danimarkës, Christian Norgaard, është bashkuar me klubin”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.

Marrëveshja raportohet të jetë me vlerë të garantuar 10 milionë funte plus 2 milionë funte tjera bonuse që lidhen me performancën.

Norgaard do të veshë fanellën me numër 16 dhe do të bashkohet menjëherë me shokët e tij të rinj të ekipit për ndeshjet para-sezonale.

Continue Reading

Sport

Kosova me pozitën më të mirë ndonjëherë në renditjen e FIFA-s

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është ngritur në pozitën e 95-të në renditjen e FIFA-s.

Është kjo pozita më e mirë që Kosova ka pasur ndonjëherë.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit të enjten publikoi renditjen e re, ndërsa ka shkruar se Kosova dhe Kanadaja kanë pozitat më të mira që kanë pasur ndonjëherë.

Në krahasim me renditjen e kaluar, Kosova ka avancuar për dy pozita. Ndërkohë Kanadaja renditet e 28-ta dhe po ashtu ka avancuar për dy pozita.

Kosova në qershor fitoi miqësoret me Armeninë dhe Komoret. Ndërkohë në mars kishte fituar dy ndeshjet e plejofit të Ligës së Kombeve ndaj Islandës.

Argjentina mbetet e para në ranglistë, e pasuar nga Spanja, Franca, Anglia e Brazili. Dhjetëshen e parë e kompletojnë Portugalia, Holanda, Belgjika, Gjermani dhe Kroacia.

Ndërkohë Shqipëria ka rënë për dy pozita dhe tani është e 68-ta.

Renditja e kaluar e FIFA-s ishte publikuar më 3 prill. Renditja e re publikohet më 18 shtator.

Continue Reading

Sport

Interi në sulm për Marco Asension

Published

on

Interi është rikthyer seriozisht në pistën Marco Asensio. Spanjolli i PSG-së, i cili ka qenë dy herë në radarët zikaltër në të kaluarën, shihet si profili ideal për të forcuar mesfushën sulmuese të trajnerit Cristian Chivu.

Asensio, i cili nuk bën pjesë në planet e klubit francez pas huazimit te Aston Villa, është në dispozicion në merkato dhe agjenti i tij, Jorge Mendes, po kërkon një destinacion të ri në Evropë. Kontrata e tij me PSG-në skadon në vitin 2026, ndaj çmimi i transferimit mund të lëvizë mes 10 dhe 12 milionë euro.

Megjithatë, pengesa kryesore mbetet paga. Asensio fiton 8 milionë euro në sezon, një shifër që nuk përputhet me politikat e reja financiare të Interit. Për të realizuar transferimin, lojtari duhet të pranojë një ulje të ndjeshme page.

Zikaltërit po e studiojnë me kujdes mundësinë, ndërsa marrëdhënia me Mendes mbetet e hapur edhe për çështjen e Dumfries. Tashmë mbetet për t’u parë nëse hera e tretë do të jetë fat për të sjellë Asension në Milano.

Continue Reading

Të kërkuara