Kronikë e zezë

​I mituri vodhi 1100 euro në shtëpinë e një gruaje në Gjakovë

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Published

on

Një i mitur është arrestuar të dielën në Gjakovë. Ai dyshohet se e ka vjedhur kuletën e një gruaje e cila në të kishte 1 mijë e 100 euro. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e viktimës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është inicuar si vjedhje e rëndë.

Rr. Ahmet Korenica, Gjakovë 18.09.2022 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që kishte vjedhur portofolin me 1100 € në shtëpinë e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Vendi

Arrestohen dy persona për të shtëna me armë në një aheng familjar në Kaçanik

Published

on

By

Policia e Kosovës  ka arrestuar dy persona në fshatin Begracë të Kaçanikut, pasi të njëjtit dyshohen se kanë shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar mbrëmjen e së dielës.

Rasti ka ndodhur më 23 gusht, rreth orës 22:30, kur stacioni policor në Kaçanik ka pranuar informatën për të shtëna. Në vendngjarje kanë ndërhyrë njësitet reaguese dhe ato të hetimeve, në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë nga Ferizaj.

Gjatë aksionit, policia ka identifikuar dy të dyshuarit, prej të cilëve janë konfiskuar dy pistoleta, 65 fishekë dhe 15 gëzhoja.

Pas intervistimit në stacionin policor, me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” si dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Me vendim të prokurorit, dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Vrasje e rëndë në Malishevë: Vdes një grua shtatzënë, sekuestrohet arma e zjarrit

Published

on

By

Një grua shtatzënë ka mbetur e vdekur dhe bashkëshorti i saj i plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në fshatin Kërvasari të Malishevës.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se njoftimi për të shtënat me armë zjarri është pranuar rreth orës 23:20. Me të arritur në vendngjarje, njësitë policore kanë gjetur çiftin të plagosur brenda një dhome gjumi, raporton Ekonomia Online.

Të plagosurve u është ofruar ndihma e parë mjekësore në vendngjarje dhe më pas janë transportuar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Rreth orës 01:10 të natës, mjekët e QKUK-së kanë njoftuar se viktima femër ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së aktit.

Në vendngjarje ka dalë edhe prokurori i shtetit, me vendim të të cilit ngjarja është cilësuar dhe iniciuar si “Vrasje e rëndë”. Organet e rendit dhe prokuroria janë duke vazhduar hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet që çuan në këtë ngjarje. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Vendi

Gjashtë muaj burgim për kanosjen e Albin Kurtit, Xhemaili pranon fajësinë

Published

on

Kadri Xhemaili është dënuar me gjashtë muaj burgim për kanosjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në seancën gjyqësore të mbajtur të premten, Xhemaili e ka pranuar fajësinë dhe ka kërkuar falje. Gjykata ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë të arritur mes Prokurorisë dhe mbrojtjes.

Prokurori Bekim Kodraliu tha se marrëveshja është arritur me vullnet të lirë dhe pa presion, ndërsa mbrojtësi i të pandehurit, avokati Rinor Arifi, konfirmoi se mbrojtja qëndron prapa marrëveshjes.

Në seancë ka munguar i dëmtuari Albin Kurti. Sipas gjyqtarit Rrahman Beqiri, Kurti e kishte pranuar ftesën, por mungesën nuk e kishte arsyetuar.

Sipas aktakuzës, më 22 tetor 2025, Xhemaili, me qëllim të frikësimit të Kurtit lidhur me pozitën e tij zyrtare si kryeministër, e kishte kanosur publikisht përmes rrjetit social Facebook, duke i thënë se do ta privonte nga jeta./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy të dyshuar për “Vrasje në tentativë” dorëzohen në polici, njëri me pistoletë në dorë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy persona të dyshuar janë vetëdorëzuar në polici lidhur me një rast të “Vrasjes në tentativë” të raportuar më 9 gusht në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Vetëdorëzimi i tyre është bërë më 20 gusht, ndërsa njëri prej të dyshuarve ka dorëzuar edhe një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara