Lajmet

​Hyjnë në grevë punëtorët e administratës në Pallatin e Drejtësisë

Ata kanë kërkuar që të aprovohet ligji për punëtorët e administratës së Gjykatave dhe Prokurorive.

Published

on

Punëtorët e administratës së Gjykatës Themelore, Apelit, Supremes si dhe ata të Prokurorisë Themelore dhe të Apelit kanë hyrë sot në grevë për të kërkuar që të aprovohet ligji për punëtorët e administratës së Gjykatave dhe Prokurorive.

Ata po kërkojnë edhe përafrimin e pagave të punëtorëve, pagesat lineare nga 150 euro për çdo punëtor, shujtat ditore dhe pagesat e udhëtimit.

Kryetar i Shoqatës Sindikale të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Naim Rrustemi thotë se vendimin që ka marrë qeveria e kaluar nën udhëheqjen e Ramush Haradinaj është diskriminim për stafin.

“Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës bëri një rritje te pagës për vete dhe për stafin e që në automatizëm përfituan edhe gjyqtarët dhe prokurorët me çka e bëri shumë dallimin mes pagës së gjyqtarëve dhe prokurorëve karshi administratave se gjykatave. Unë kam respekt shumë të madh për Ramush Haradinaj edhe për të kaluarën e tij për familjen Haradinaj në lufte dhe paqe, por jo edhe për vendimin me të cilin administratën e gjykatës bëri diskriminim total karshi me gjyqtarët dhe prokurorët”, tha ai.

Rrustemi u bën thirrje institucioneve përkatëse për realizimin e kërkesave që i kanë tash e sa vite.

“Kërkojmë nga institucionet relevante që njëherë e përgjithmonë të merren seriozisht me kërkesat tona t’i plotësojnë kërkesat tona që administrata e gjykatës dhe prokurorive të kenë edhe ligj edhe pagë edhe punë të dinijtetshme”, u shpreh Rrustemi.

I gjithë stafi i Gjykatës Themelore në Prishtinë është në grevë përpos gjyqtarëve. Edhe nëndegët e gjykatës themelore si Lipjan, Podujeva, Drenas ju kanë bashkangjitur grevës.

Këshillat grevist me kryesit e sindikatave do ti përmbahen në përpikmëri Ligjit mbi Grevat duke lejuar që lëndët e natyrës urgjente si p.sh lëndët me paraburgim dhe lëndët me të cilat rrezikohet personalitetit i njeriut (dhuna në familje) të lejohen të punohet si dhe shkresat që i adresohen Gjykatës të pranohen nga stafi i arshivës në kohën e caktuar nga Këshilli Grevist. 

Lajmet

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

Vetëm në 24 orëshin e fundit, janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje si dhe një lëndim i lehtë trupor, ka njoftuar Policia e Kosovës. Në raport bëhet e ditur se rastet kanë ndodhur në Obiliq, Fushë Kosovë, Lipjan, Prishtinë, Ferizaj dhe Gjakovë.

Lëndim i lehtë trupor

Mitrovicë Veri 10.11.2025 – 02:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Dhunë në familje

·         Obiliq 10.11.2025 – 04:30. Ka ndodhur rasti ‘dhunë në familje’, ku të përfshirë kanë qenë bashkëshortët,  lëndime ka pësuar bashkëshorti dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë 10.11.2025 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht tre anëtarë të familjes. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Lipjan 10.11.2025 – 11:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin bashkëjeton. Viktima është strehuar në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë  09.11.2025 – 15:00 – 18:00. Me 10.11.2025 viktima e mitur femër kosovare, ka raportuar se një ditë më parë babai i saj, i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë fizike. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i cili më pas me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë  10.11.2025-13:00. Janë shoqëruar dy meshkuj (vëllezër) njëri si i dyshuar dhe tjetri viktimë, në stacion policor për intervistim, pasi të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Rasti duke u hetuar.

Ferizaj 10.11.2025 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur në shtëpi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë  10.11.2025 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht viktimën-bashkëshorten e tij. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa me vullnetin e saj është kthyer tek familja e vet. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Osmani merr pjesë në Forumin “25 vjet kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”

Published

on

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në bashkëpunim me Shoqatën e Grave në Policinë e Kosovës, do organizoj një forum diskutimi me temën “Nga Rezoluta në veprim: 25 vjet nga kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”.

Ky aktivitet shënon 25-vjetorin e miratimit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dokument i cili njohu rolin e grave në parandalimin e konflikteve, ndërtimin e paqes dhe vendimmarrjen në sektorin e sigurisë.

Në forum do të marrin pjesë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Shefi i Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Pas takimit Trump-Al-Sharaa, Siria do t’i bashkohet koalicionit kundër ISIS-it

Published

on

Siria do t’i bashkohet koalicionit ndërkombëtar për ta luftuar grupin ISIS, duke shënuar një ndryshim në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, ka konfirmuar një zyrtar i lartë i administratës së presidentit amerikan, Donald Trump.

Njoftimi erdhi kur presidenti Trump e priti në Shtëpinë e Bardhë homologun e tij sirian, Ahmed al-Sharaa – vizita e parë e tillë nga një udhëheqës sirian në historinë e vendit.

Në një intervistë në televizionin “Fox News”, presidenti sirian tha se vizita e tij është pjesë e një epoke të re në të cilën Siria do të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara.

Siria tani do të jetë shteti i 90-të që bëhet pjesë e koalicionit global që i ka për qëllim eliminimin e elementeve të mbetura të ISIS-it dhe pengimin e shkuarjes së militantëve të huaj në Lindjen e Mesme.

Pas takimit mes dy presidentëve, një zyrtar i lartë i administratës amerikane gjithashtu konfirmoi se Departamenti i Thesarit i ShBA-së, bashkë me Departamentin e Shtetit dhe Departamentin e Tregtisë, do të njoftojnë masa të reja për heqjen e kufizimeve ekonomike ndaj Sirisë dhe për ofrimin e qartësimit të pëlqimeve për investitorët.

Si pjesë e masave, administrata amerikane gjithashtu do të lëshojë një pezullim 180-ditor të Aktit të Cezarit, me të cilin që nga viti 2019 është sanksionuar ish-qeveria siriane.

Duke folur para gazetarëve në Zyrën Ovale disa orë pas takimit me homologun sirian, Trumpi tha:

“Ne duam që ta shohim Sirinë duke u bërë një shtet që është shumë i suksesshëm dhe mendoj se ky udhëheqës [Al-Sharaa] mund ta bëjë këtë. Vërtet mendoj ashtu.”

Ky ishte takimi i tretë mes dy presidentëve, pasi fillimisht ishin takuar në maj, në margjinat e Këshillit të Gjirit Persik për Bashkëpunim dhe më pas në një darkë gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator.

Vetëm javën e kaluar, Departamenti i Thesarit i ShBA-së e largoi presidentin sirian nga lista e terroristëve globalë të përzgjedhur në mënyrë speciale./S.K/BBC/

Continue Reading

Lajmet

Një i lënduar nga aksidenti i rëndë në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Published

on

Polica e Kosovës ka njoftuar se një person është lënduar nga një aksident i rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Siç tha Ahmeti, aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve, duke bërë që përveq dëmeve materiale edhe mbajtëset anësore të rrugës të lëvizin nga vendi.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal./S.K/PK/

Continue Reading

Të kërkuara