Lajmet

​Hoxhaj-Kurtit: Kush ta dha mandatin me fol për marrëveshje me Serbinë pa njohjen e ndërsjellë?

Ai tha se është i tmerruar nga ajo se çka tha kryeministri Albin Kurti paraprakisht për dialogun.

Published

on

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh deputet i PDK-së Enver Hoxhaj, në fjalën e tij në Kuvend, ku është thirrur debat parlamentar rreth dialogut Kosovë-Serbi, ka thënë se është i tmerruar nga ajo se çka tha kryeministri Albin Kurti paraprakisht për dialogun.

Hoxhaj fillimisht në emër tha se Kurti ishte korrekt në fjalimin e tij.

“Jam tmerrësisht i trishtuar nga ajo që dëgjova se ku mund të jetë dialogu Kosovë-Serbi….të hënën flasim për dialogun e të premten i mbushim 15 vite shtetësi. Po ne e kemi ftuar këtë seancë meqë është edhe një fazë kritike për vendin dhe çfarë po debatojmë sot dhe marrëveshja që mund të arrijmë siç e dëgjuam kryeministrin, se unë kam informata mund të jetë në fuqi deri në vitin 2030, ne jemi duke folur për një proces politik i cili zgjatë deri në vitin 2030…. dhe unë dua ta ftoj kryeministrin të për dhunën që është ushtruar këtu në Kuvned të kërkojë falje, për shpalljet e tradhëtive të thotë diçka”, ka thënë Hoxhaj.

Ish-ministri i jashtëm Hoxhaj ka thënë se kryeministri Kurti është “amater” në një avanturë të rrezikshme.

“Kush ia ka dhënë mandatin Kurtit me fol për marrëveshje me Serbinë pa e përfshirë njohjen e ndërsjellë. Marrëveshja nuk është as finale e as kontraktuale, me kaq sa e dëgjova deri më tash kryeministrin Kurti. Qeveria e ka sjell një situatë politike pas veprimeve të gabuara në Veri, ku Asociacioni kërkohet para marrëveshjes finale dhe pa njohje… Në pikëpamjen tonë, nuk ka normalizim pa njohje të ndërsjell. Nuk ka tejlakim të ngërrçit bllokues historik shqiptaro – serb, pa njohje të ndërsjell dhe në këtë drejtim ashtu siç është sjell Kurti deri më tash ia ka siguru një fitore diplomatike Serbisë para se m’u ulë në tavolinë”, ka thënë tutje Hoxhaj.

Sipas tij, në propozimin franko-gjerman shqetësuese është statusi special për Kishen Ortodokse Serbe, pasi kjo e tejkalon Pakon e Ahtisarit.

Lajmet

Prizren: Humb jetën një punëtor pasi u zu nga vinçi i rrëzuar në vendin e punës

Published

on

By

Një punëtor ka humbur jetën paraditen e së hënës në Prizren, pasi është zënë nga një vinç që u rrëzua në një punishte.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Arbana, ku sipas informacioneve fillestare, vinçi është rrëzuar gjatë punës, duke lënë të bllokuar një punëtor.

Pas incidentit, kolegët e viktimës kanë tentuar ta nxjerrin atë nga vendi ku ishte zënë, por fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen momentet pas rrëzimit të vinçit dhe përpjekjet e punëtorëve për të shpëtuar kolegun e tyre.

Autoritetet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pritet të sqarojnë rrethanat e plota të aksidentit./Indeks online/ /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Prishtinë: Policia realizon 134 urdhëresa gjykate dhe sekuestron armë gjatë javës së kaluar

Published

on

Zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës kanë vazhduar aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara operative.

Sipas të dhënave zyrtare, janë realizuar gjithsej 134 urdhëresa të gjykatës, prej të cilave 35 kanë të bëjnë me vepra penale, ndërsa pjesa tjetër me kundërvajtje, seanca gjyqësore dhe verifikime të ndryshme.

Pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pas përmbushjes së obligimeve të përcaktuara në urdhëresa.

Në kuadër të aktiviteteve të tjera të sigurisë, policia ka sekuestruar 10 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe sasi të municionit.

Ndërkohë, në fushën e sigurisë në trafikun rrugor, janë shqiptuar gjithsej 3,814 masa administrative me gjobë për shkelje të ndryshme të kodit rrugor, prej të cilave 567 janë evidentuar nga vetura inteligjente dhe radarët mobilë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Apel për qytetarët në Pejë: Kujdes i shtuar ndaj zjarreve gjatë temperaturave të larta

Published

on

Policia e Kosovës u bën apel qytetarëve në rajonin e Pejës që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret.

Duke u bazuar në përvojat e viteve të kaluara, Policia thekson se zjarret paraqesin rrezik serioz për jetën e qytetarëve dhe shkaktojnë dëme të mëdha materiale kudo që shfaqen.

Qytetarët kërkohet të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe të raportojnë menjëherë tek autoritetet çdo person të dyshuar për zjarrvënie apo veprime të pakujdesshme që mund të shkaktojnë zjarr.

Po ashtu, Policia e Kosovës paralajmëron se do të ndërmarrë masa ligjore ndaj çdo individi që rrezikon jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë me dashje apo nga pakujdesia.

Apeli u drejtohet të gjithë qytetarëve që të jenë maksimalisht të kujdesshëm gjatë përdorimit të mjeteve që mund të shkaktojnë zjarr, si shkrepëset, cigaret, grillat dhe zjarret në natyrë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

PDK dorëzon dy ankesa në PZAP, KQZ në pritje të vendimit për rezultatet përfundimtare

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave lidhur me procesin zgjedhor, para se të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se shpallja e rezultateve varet nga përmbyllja e procedurave ankimore dhe vendimet që do të merren nga institucionet përkatëse.

Ai theksoi se pas këtyre vendimeve do të vlerësohet nëse ato përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në.

Dy ankesa lidhur me procesin e rinumërimit janë dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pas përfundimit të afatit 48-orësh të ankimimit të dielën në mesditë.

PZAP ka afat prej tre ditësh për të vendosur lidhur me këto ankesa, të cilat janë paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), njëra të premten dhe tjetra të shtunën.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara