Lajmet

​Hoti: Vjedhja e Thesarit është rast kriminal, mos e lidhni me këtë Qeveri

Published

on

Kryeministri më detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk duhet pyetur rreth procesit të hetimeve për vjedhjen e Thesarit të Shtetit muaj më parë. Hoti ka thënë se vjedhja që ka ndodhur nuk duhet të lidhet me këtë qeveri, meqë sipas tij, është rast kriminal dhe organet e drejtësisë do t’i shkojnë deri në fund zbardhjes së tij.

Hoti ka thënë se Prokuroria Speciale po merret me rastin e ndodhur në muajin tetor të vitit të kaluar, ku u zhdukën 2 milionë e 77 mijë euro nga Thesari i Shtetit.

“Po bëhet shumë zhurmë pa të drejtë dhe po adresoni këtë pyetje në vendin e gabuar, ne nuk hetojmë, ne jemi qeveri, ne jemi ekzekutiv, hetimet i kryen prokuroria dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke punuar me intensitet të plotë në këtë rast”, deklaroi ai.

Në një konferencë për media, Hoti ka thënë se Qeveria nuk është që kryen hetimet veçse çdo gjë që kërkohet nga Prokuroria është në dispozicion.

“Mos e lidhni këtë çështje me këtë Qeveri, është një rast kriminal që ka ndodhur në buxhet të Kosovës dhe jemi duke i shkuar deri në fund, por nuk më takon mua, sepse nuk i di, dhe nuk më takon të flas në detaje për hetimet e këtij procesi”, tha Hoti.

E ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se rasti hetimet nuk do të ndalen derisa të zbardhet rasti.

“Është Prokuroria Speciale që po merret me rastin, më besoni që në baza ditore ne si Ministri e Financave përmes Thesarit po i ushqejmë ata me të gjitha informacionet, tani hetimet janë në një fazë të avancuar, por siç e tha kryeministri kemi kërkesë edhe nga Prokuroria që mos të japim detaje sepse po dëmtohet rasti në këtë fazë të hetimeve. Është një numër i madh i zyrtarëve dhe specialistëve në të gjitha institucionet që merren me këtë rast dhe ky rast nuk do të ketë të ndalur derisa nuk do të kthehen në Thesar dhe gjithsecili që është i përfshirë në këtë skenë të marrë dënimin e merituar”, ka thënë Bajrami.

Në tetor të vitit 2020, brenda disa orësh është arritur që zhduken mbi 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit.

Lajmet

Abdixhiku uron 4 Korrikun: Kontributi i SHBA-së për lirinë dhe shtetformimin e Kosovës, i jashtëzakonshëm

Published

on

By

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke vlerësuar se ShBA-ja është shembulli më domethënës i angazhimit për një botë më të drejtë, më paqësore dhe më të sigurt.

Në mesazhin e tij, Abdixhiku theksoi rëndësinë historike të 4 Korrikut të vitit 1776, ditës kur u shpall pavarësia e SHBA-së, duke e cilësuar atë si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë botërore.

4 Korriku i vitit 1776 shënon një prej datave më të rëndësishme në historinë botërore – shpalljen e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo ngjarje nuk është vetëm lindja e një shteti në kuptimin formal, por lindja e një vendi që identifikon luftën për lirinë e të gjithë popujve, për demokracinë dhe prosperitetin nëpër botë. Në historinë politike të krijimit të shteteve, SHBA-të janë themelues dhe pishtar i të drejtës universale për të jetuar të lirë secili popull kudo në botë,” u shpreh Abdixhiku.

Më tej, Abdixhiku përmendi edhe trashëgiminë politike të Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, duke theksuar miqësinë me SHBA-të si një vizion të pandryshueshëm.

SHBA-të pra janë shëmbulli më domethënës i angazhimit për një botë më të drejtë, më paqësore dhe më të sigurt. Për shumë shtete, përfshirë edhe shtetin tonë, Republikën e Kosovës SHBA-të janë model frymëzimi dhe mbështetjeje. Kontributi amerikan për lirinë, shtetformimin dhe forcimin e Republikës së Kosovës është i jashtëzakonshëm, i pazëvendësueshëm. Miqësia ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve është themel historik dhe vizion politik i pandryshueshëm, ashtu siç e artikuloi qartë Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova: “Kosova shtet i pavarur e sovran, i integruar në NATO dhe BE, dhe me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Continue Reading

Lajmet

Edi Rama: Pika doganore Morinë – Vërmicë, nga shembujt më të mirë të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se dogana Morinë–Vërmicë është një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke shtuar se kjo doganë ka lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e udhëtarëve dhe reduktuar kohën e zhdoganimit për bizneset në të dy anët e kufirit.

Në Morinë shkuan për një vizitë të përbashkët ministrat e Financave të të dyja vendeve, Hekuran Murati dhe Petrit Malaj.

Rama tha se vizita e tyre konfirmoi angazhimin e përbashkët për rritjen e cilësisë në këtë pikë kufitare.

Ministri i Financave, Petrit Malaj dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Hekuran Murati gjatë një vizite të përbashkët në këtë pikë doganore konfirmuan angazhimin e përbashkët dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për të garantuar funksionimin e plotë në 24 orë në 7 ditë të javës, si dhe për të eliminuar çdo vonesë”.

Rama tha se gjatë periudhës Janar-Maj 2025 kjo pikë doganore ka përballuar një fluks prej 3 milionë shtetas dhe 1.1 milionë automjete.

Continue Reading

Lajmet

OVL e UÇK-së uron 4 Korrikun: Ne ish-ushtarët e UÇK-së jemi gjithmonë ushtarë të Amerikës

Published

on

By

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka uruar Shtetet e Bashkuara për Ditën e Pavarësisë.

Në këtë ditë të shënuar për miqtë tanë të përhershëm, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shpreh urimet më të përzemërta dhe mirënjohjen e përjetshme për popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në urim.

OVL e UÇK-së vuri në dukje se populli amerikan ka qenë gjithmonë përkrah Kosovës në momentet më të rënda historike.

Mbështetja e SHBA-së ka qenë vendimtare në rrugëtimin tonë drejt lirisë dhe shtetësisë, dhe roli i saj mbetet i pazëvendësueshëm për Kosovën. Në këtë ditë të veçantë, u shprehim mirënjohje të veçantë edhe ushtarëve amerikanë që shërbejnë sot në Kosovë, për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tyre të përditshëm për paqe dhe siguri”.

Ne, ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jemi gjithmonë ushtarë të lirisë, dhe në zemrën tonë, jemi gjithmonë ushtarë të Amerikës. Kurdo që nevoja e drejtësisë, paqes apo miqësisë së sinqertë e kërkon, jemi të gatshëm të qëndrojmë përkrah SHBA-së”, thuhet në urimin e OVL-së të UÇK-së.

Continue Reading

Lajmet

Gjilan: Arrestohen dy persona për vjedhje të rëndë dhe keqpërdorim të besimit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona, E.M. dhe B.H., të dyshuar për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Keqpërdorim i besimit”.

Pas një hetimi të detajuar dhe veprimeve operative në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, të dyshuarit dyshohet se kanë vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe kanë tërhequr para nga banka, duke keqpërdorur besimin e një shtetasi të huaj gjatë një periudhe të caktuar kohore.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, dhe ndaj tyre pritet të ngrihet kallëzim penal për veprat e përmendura.

Continue Reading

Të kërkuara