Lajmet

​Hoti: Nëpër Prishtinë do të kalojnë të gjitha autostradat që lidhin Ballkanin

Published

on

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër të vendit, Avdullah Hoti ka prezantuar programin qeverisës për rajonin e Prishtinës, për çka ka premtuar mbështetje specifike për bizneset që hapin vende të reja të punës.

Kryeministri në detyrë ka thënë se në Prishtinë do të kalojnë të gjitha autostradat që ligjin Ballkanin dhe se kryeqyteti do të bëhet edhe kryeqendër e rajonit dhe e referencës për siguri dhe stabilitet të Ballkanit.

Hoti ka premtuar një kryeqytet modern dhe qendër administrative të arsimit, kulturës dhe sportit.

“Në vizionin tonë dhe me projektet konkrete tashmë të siguruara nga qeverisja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Prishtina do të shndërrohet jo vetëm në kryeqytet modern, por në qendër administrative të arsimit, kulturës, rinisë dhe sportit, dhe në nyje, mbi të gjitha në nyje rajonale të zhvillimit ekonomik dhe teknologjik. Nëpër Prishtinë do të kalojnë të gjitha autostradat që lidhin Ballkanin dhe përtej Prishtina do të jetë nyje lidhëse për hekurudhat modern të rajonit dhe më gjerë, Prishtina do të bëhet kryeqendra e rajonit, pikë e referencës për siguri dhe stabilitet të Ballkanit”, ka thënë Hoti.

Hoti ka thënë se qeverisja e LDK-së do t’i mundësojë Prishtinës implementimin e politikave përkrahëse për biznese dhe qytetarë, për të përmirësuar shërbimet publike.

“Mbështetje specifike për biznese që krijojnë vende të reja pune, mbështetje për prodhim bujqësor lokal dhe ekologjik, rritje të plotë të transparencës dhe eliminim të çdo burokracie. 408 milionë euro është vlera e projekteve të cilat janë të mbështetura nga qeverisja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Prishtinë, të cilat i japin dimension krejtësisht të ri zhvillimor kryeqytetit tonë, përfshirë këtu impiantin për ujëra të zeza 97 milionë, rrugën nacionale Prishtinë-Gjilan, rrugën Prishtinë-Podujevë, zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, zgjerimin e pistës dhe ngritjen e sistemit të aterimit në aeroportin ‘Adem Jashari’, ndërtimin e rrugës A në komunën e Prishtinës”, ka thënë ai.

Ai ka vazhduar tutje duke përmendur Spitalin e Prishtinës, kompleksin e ri qeveritar në Hajvali e ndërtimin e objektit të Administratës Tatimore dhe Doganave në Prishtinë, duke theksuar se këto janë vetëm disa prej projekteve me të cilat qeverisja e LDK-së e mbështet Prishtinën.

Hoti ka thënë se LDK nuk do të bashkëpunojë me krimin dhe korrupsionin, duke deklaruar që alternativat e partive të tjera politike i konsideron të zymta dhe sipas tij, të njëjtat e dërgojnë vendin në degradim dhe izolim.

Lajmet

Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.

Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosova për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke ritheksuar se aleanca ndërmjet dy vendeve mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së

Published

on

By

Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.

Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.

Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.

Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.

KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.

AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.

Continue Reading

Lajmet

IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë

Published

on

By

Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) për vitin 2025 ka alarmuar se ndotja e ajrit mbetet një rrezik madhor, duke shkaktuar rreth 12.1% të vdekshmërisë totale në vend.

“Rezultatet tregojnë se 1 150 raste të vdekjeve në vit (121/100 000 banorë) i atribuohen nivelit aktual të PM2.5 në Kosovë i cili paraqet 12.1% të vdekshmërisë totale, nga të gjitha shkaqet (natyrore)”, thuhet në raport.

Sipas të dhënave, gjendja më kritike është regjistruar në Prishtinë (veçanërisht në Kodrën e Trimave), Obiliq, Gjilan, Fushë Kosovë (Palaj) dhe Mitrovicë, ku nivelet e grimcave helmuese PM2.5 gjatë dimrit kanë arritur deri në 272 µg/m3, shifër kjo shumë herë mbi limitet e lejuara.

Shkaktarët kryesorë mbeten djegia e thëngjillit për ngrohje, termocentralet dhe makinat e vjetra, të cilat po rëndojnë shëndetin e grupeve më të ndjeshme si të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët.

IKSHPK thekson se kjo ndotje lidhet drejtpërdrejt me rritjen e rasteve të sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe problemeve të rënda respiratore, duke kërkuar masa urgjente për zgjerimin e ngrohjes qendrore dhe reduktimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile.

Continue Reading

Të kërkuara