Lajmet

​Hoti: Mësimdhënësit janë grupi me shkallën më të lartë të infektimit me Covid-19

Published

on

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka vizituar shkollën fillore “Hasan Prishtina”, në kryeqytet, me rastin e 7 marsit “Ditën e Mësuesit”. Duke u shprehur falënderues ndaj tyre, Hoti tha se mësimdhënësit kanë bërë një punë të jashtëzakonshme që nxënësit mos të mbesin prapa në mësime.

Ai bëri të ditur se në bazë të evidencave javore që i marrin, mësimdhënësit në gjithë Kosovën janë grupi me shkallën më të lartë të infektimit me Covid-19.

“Ka qenë një vit sfidues në gjitha drejtimet dhe mënyra si kemi arritur me organizu mësimin me këto modalitetet e ndryshme është bërë një punë e jashtëzakonshme që nxënësit mos të mbesin prapa me mësime. U bënë një vit e sa, shpresoj ta tejkalojmë sa më shpejtë. Shpreh keqardhje për rastet që kanë humbur më të dashurit e tyre. Ka shumë arsimtar që si rezultat i kësaj pandemie nuk janë në mesin tonë, sikur s’janë edhe plotë mjekë, policë zyrtarë dhe qytetarë të ndryshëm. I keni vlerësimet më të larta sepse në bazë të evidencës që e marrim në baza javore nga instituti, arsimtarët janë grupi me shkallën më të lartë të infektimit me Covid. Pavarësisht kësaj, ju nuk jeni ndalë”, tha ai.

Cilësi më të madhe nga mësimdhënësit kërkoi zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj.

“Ju kisha lutur edhe një shtyme ta bëjmë, pos pjesëmarrjes neve na duhet të sigurojmë më shumë cilësi, angazhim”, tha ai.

Ndërsa, drejtoresha e shkollës “Hasan Prishtina”, Sofije Bonjaku u shpreh falënderuese për vizitën.

“Jemi shumë mirënjohës si shkollë, mendojmë se do të vazhdojmë kështu me mbështetjen e juaj”, tha ajo.

Lajmet

Hamza nis ditën me Walker: Në ditët e nderimit për viktimat e Masakrës së Reçakut, si çdo vit tjetër, ai është pranë nesh

Published

on

By

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka  nisur ditën me Ambasadorin William Walker, për të cilin takim thotë se ai sikurse cdo vit tjetër edhe këtë herë është pranë popullit të Kosovës për të nderuar viktimat e Masakrës së Reçakut.

Ditën e sotme e nisa me mikun e madh të Kosovës, Ambasadorin William Walker. Në ditët e nderimit për viktimat e Masakrës së Reçakut, si çdo vit tjetër, Ambasadori Walker është pranë nesh, ashtu siç ishte edhe në janarin e vitit 1999, kur me guxim i dha jehonë botërore krimit serb në Reçak dhe nuk lejoi që e vërteta të mbetej e heshtur. Miqësia dhe kontributi i Ambasadorit William Walker për Kosovën janë të jashtëzakonshme. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për Kosovën, Ambasador!”, ka shkruar Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Maqedonci nis ditën me takim me Komandantin e KFOR-it dhe atë të Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli

Published

on

By

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiral George M. Ëikoff, si dhe Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Maqedonci thotë se në këtë takim të jetë diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, si dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe bashkëpunimi me KFOR-in.

Sot prita në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiral George M. Ëikoff, si dhe Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş. Diskutuam për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimin e FSK-së dhe bashkëpunimin me KFOR-in. Theksova angazhimin për forcimin e kapaciteteve të FSK-së përmes edukimit të oficerëve sipas doktrinës së shteteve perëndimore si dhe modernizimit me sisteme të armatimit të prokuruara nga shtetet anëtare të NATO-s, në funksion të sigurisë së qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në NATO”, shkruan Maqedonci.

Continue Reading

Lajmet

Përparim Rama viziton familjet e evakuuara nga vërshimet në kryeqytet

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do t’i vizitojë familjet e evakuuara në lagjen Kodra e Trimave, që i bën si shkak i reshjeve të mëdha të shiut e që shkaktuan vërshime.

Nga komuna kanë njoftuar se kjo vizitë po bëhet me qëllimin që të njoftohen nga afër me situatën, dhe për t’iu shpreh mbështetjen e Komunës banorëve të prekur.

Takimi është paraparë të ndodhë në ora 10:00 në Kodrën e trimave, rruga Aziz Zhilivoda.

Continue Reading

Lajmet

Blloku B1 del jashtë funksionit

Published

on

By

Blloku B1 i Termocentralit “Kosova B”,  ka dalë jashtë funksionit mëngjesin e së martës, duke përkeqësuar më tej situatën e furnizimit me energji elektrike në vend.

Kosova vazhdon të përballet me krizë energjetike, pasi ka pasur ditë që është shënuar gjenerim zero nga disa blloqe prodhuese. Sipas burimeve, problemi më delikat aktualisht është pikërisht ai në bllokun B1, transmeton Klankosova.tv.

Dalja nga funksioni e këtij blloku rrit varësinë nga importi i energjisë elektrike dhe rrezikon stabilitetin e furnizimit, sidomos në orët e pikut të konsumit.

Institucionet energjetike ende nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar për kohën e rikthimit në operim të këtij blloku.

Ndërkohë, ditë më parë, konkretisht më 8 janar jashtë funksionit doli edhe blloku A4.

Kështu kishte bërë të ditur njohësja e energjisë, Janina Ymeri, e cila theksoi se që nga 1 janari ka pasur dy rënie të blloqeve, sepse ditë më parë zero gjenerim kushte pasur sërish B1.

Continue Reading

Të kërkuara