Lajmet

​Hoti: LDK-ja ka disa kandidatë për kryeministër, secili më i mirë se tjetri

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës është favoriti kryesor për t’i fituar zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, derisa theksoi se brenda këtij subjekti politik, janë disa emra që mund t’i prijnë garës.

Këto komente Hoti i bëri gjatë vizitës në fshatin Krushë e Madhe të komunës së Rahovecit, ku edhe ka vizituar kooperativën “Krusha”.

Hoti nuk e ka konfirmuar nëse do të jetë kandidat për kryeministër, duke thënë se brenda LDK-së po zhvillohen biseda për emrin e kandidatit.

“Nuk mund të them, ende jemi duke zhvilluar biseda brenda LDK-së dhe ju e dini që kemi procedura të brendshme statutore që duhet t’i respektojmë derisa t’i shterim të gjitha diskutimet. E mira është që brenda LDK-së nuk është vetëm një emër, ka disa emra, secili më i mirë se tjetri që mund t’i prijë kësaj gare”, tha ai.

Ai shtoi se nesër ose pasnesër do ta ketë një paraqitje për të treguar punën e kësaj qeverie për këto gjashtë apo shtatë muaj. Derisa ka komentuar edhe deklarimet e VV-së se në zgjedhjet e jashtëzakonshme do të marrë mbi 51% të votave.

“Punët që i kemi bërë nga qershori deri më tash, janë punë që një qeveri sikur ajo para neve për një mandat të plotë, nuk do t’i kryente të gjithë këto punë. Unë besoj që qytetarët do ta vlerësojnë këtë dhe unë jam i bindur që ne jemi favorit kryesor për t’i fituar këto zgjedhje. Tash fjalën e ka sovrani dhe sovrani e vlerëson punën dhe përkushtimin, e jo fjalët në ajër”, tha ai.

Lajmet

Basha: Kritika deputetëve që marrin pjesë në seanca pa dhënë votën e tyre

Published

on

By

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, kritikoi deputetët që marrin pjesë në seanca pa dhënë votën e tyre.

Presim ndryshim qëndrimi për shkak se është shumë e rëndësishme konstituimi i Kuvendit, për shkak se është e paarsyeshme për secilin deputet që vjen në Kuvend dhe nuk ia le shenjë. Nuk voton as për, as kundër, as abstenim. Për ne si parti përgjegjësia më e madhe na bie neve. 57 votojnë për na tregoni pse katër deputetë nuk votojnë për. Për ne është e rëndësishme kur të vish të votohet, nuk ka vërejtje për Albulena Haxhiun as prej juve, as prej qytetarëve”, shtoi ai.

Continue Reading

Lajmet

Krasniqi: Të gjitha partitë kanë përgjegjësi, qytetarët meritojnë zgjidhje e jo histeri

Published

on

By

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbresha Krasniqi, kërkoi që subjektet politike të ulen dhe të diskutojnë me maturi për të dalë nga ngërçi institucional, duke theksuar rëndësinë e arsyetimit të votës së qytetarëve.

Jam e bindur që të gjitha partitë politike, përveç asaj që e kërkon votën dhe e merr votën është e rëndësishme që të arsyetosh besimin qytetar. Qytetarët janë të vetëdijshëm dhe përtej saj edhe ata qytetarë nuk e kanë ditur saktë si qëndron, si është situata. Tani e kanë të qartë ta kuptojnë jo në forma histerike ta arsyetojnë votimin e qytetarëve, por duhet të jenë në gjendje të ulen dhe të diskutojnë për të dhënë një zgjidhje që është në interes te qytetarëve. Subjektet politike duke filluar nga partia e parë deri tek ne kemi përgjegjësi edhe për ngritjen e çmimeve, shtrenjtimin e energjisë”, theksoi ajo.

Continue Reading

Lajmet

Tahiri: Humbësi i këtyre zgjedhjeve është Vetëvendosje

Published

on

By

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, fajësoi Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Secili deputet e ka përgjegjësi kushtetuese të jetë në seancën e Kuvendit dhe t’i japë drejtim formimit të organeve të Kuvendit të Kosovës, si kryesia dhe kryetari. Këtu nuk jemi duke bllokuar nga partitë e tjera, por jemi të bllokuar nga partia e parë. Duke qenë se është në të drejtën e saj për të bërë propozime dhe duke pasur parasysh që nuk ka shumicë parlamentare këta kanë vendosur ta bllokojnë situatën. Asnjë parti nuk mund ta bllokojë, përpos partisë së parë.” , tha Tahiri.

Continue Reading

Lajmet

​Berisha: Duhet të lejohet debati parlamentar në seancën konstituive

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Bekë Berisha ka kërkuar lejimin e debatit në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Duke hyrë në objektin e Kuvendit për përpjekjen e 36-të të konstituimit të legjislaturës së nëntë, Berisha tha se i ka humbur kuptimi vazhdimit të seancës pa arritur një zgjidhje.

Ai tha se duhet të shkelet rregullorja e Kuvendit dhe të mundësohet debati gjatë seancës konstituive dhe të bëhen përpjekje për gjetjen e një rrugëdalje nga kriza politike.

Ka humbur kuptimi gjithçka. Ne jemi mbetur peng dhe po thirremi në ligj. Këtyre po iu themi po e shkelni Kushtetutën dhe jemi mbetur peng i një rregulli që nuk bën me marrë fjalën. Në parlamentarizëm duhet me fol dhe zgjidh problemet. Duhet me bërë përpjekje me prish një rregull dhe me nisë me komuniku. Forma si jemi ne se 35 herë se kush është për dhe me shku e me ardh pas 48 orëve me të vërtet i ka humbur kuptimi. Ndoshta pasi të provojnë me mirëkuptim prej të gjitha partive politike me u mbledh dhe me këqyrë sesi me pas rrugëdalje ndoshta edhe t’u e shkel një rregull”, tha ai.

Kuvendi i Kosovës edhe pesë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit nuk po arrin të konstituohet.

Continue Reading

Të kërkuara