Lajmet

​Haradinaj: Vetëm të bashkuar mund ta tejkalojmë krizën

Published

on

Kandidati për president të Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në qytetin e Vushtrrisë. Nga atje, Haradinaj tha se vetëm së bashku mund ta kalojmë këtë krizë dhe të vazhdojmë përpara.

“Me mbështetësit tonë të shumtë në Vushtrri u pajtuam se vetëm të bashkuar mund të tejkalojmë krizën e të vazhdojmë përpara”, ka thënë Haradinaj.

Ai më tej tha se Aleanca është adresa e mbrojtjes së vlerave kombëtare.

“Me të drejtë e theksoj se Aleanca është adresë e mbrojtjes së interesave kombëtare, balancimit të pushteteve, rrugëtimit drejt NATO-s apo referendumit për bashkim me Shqipërinë’, u shpreh ai para të pranishmëve.

Lajmet

Sot pritet të fillojë numërimi i votave me kusht

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po synon që sot të përfundojë numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit përmes postës dhe të fillojë atë me kusht.

Këtë e tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, dje, në deklarimin për media nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, aty ku po vazhdonte ky numërim.

Pas përmbylljes së këtij procesi, tha se aty do të nisë një tjetër numërim. E radha, sipas tij, është për votat me kusht nga 56 vendvotime sa ishin më 9 shkurt në gjithë Kosovën.

 “Ne besojmë që brenda një kohe të shpejtë, deri ditën e martë do të arrijmë të përmbyllim numërimin e të gjitha fletëvotimeve që i takojnë votimit me postë, dhe pas kësaj do të mund të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht, si dhe pastaj numërimit të votave të personave me nevoja të veçanta”, ka thënë Elezi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, dje, ka dalë me të dhënat më të reja nga numërimi i fletëvotimeve të ardhura përmes postës, proces që po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

“Deri të hënën, më 3 mars, në orën 16:00, në këtë qendër janë numëruar 143 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme. Aktualisht, në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit nga komunat Vushtrri, Junik, Ferizaj, Prizren, Shtime dhe Suharekë”, thotë KQZ-ja.

Sipas tyre, procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar.

Continue Reading

Lajmet

Ministria e Kulturës obligon federatat që 30 përqind të buxhetit ta dedikojnë për vajza dhe gra

Published

on

By

Pas përmbylljes së procesit të kategorizimit, janë nënshkruar memorandumet e para të këtij viti ndërmjet Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe federatave sportive, për zhvillimin e aktiviteteve të tyre vjetore përgjatë vitit 2025.

Memorandumet deri më tani janë nënshkruar me Federatën e Hendbollit, Karatesë, Pingpongut, Notit dhe atë të Triathlonit, të cilat i kanë kryer me sukses obligimet e tyre për harmonizimin e akteve normative në përputhje me Ligjin e ri të Sportit, dhe me ç’rast u hapet rruga e përfitimit financiar përmes këtyre memorandumeve.

Zëvendësministrja Daulina Osmani me këtë rast i ka njoftuar federatat prezente që sivjet është paraparë që çdo federatë ta ketë për obligim që së paku 30% të shumës totale të përfitimit t’ia dedikojnë aktiviteteve sportive për vajza dhe gra, me qëllim të zhvillimit dhe fuqizimit të mëtejmë të sportit femëror në vend, përcjellë KosovaPress.

Buxheti vjetor i federatave është përcaktuar përmes shumëzimit të pikës nga vlerësimi në kategorizim dhe vlerës së pikës të përcaktuar nga MKRS.

Continue Reading

Lajmet

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave përmes postës.

Sipas përditësimit të rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më 3 mars në ora 23:37 janë numëruar 90.37 për qind e votave.

Aktualisht nga këto rezultate Lëvizja Vetëvendosje ka marr 51.70 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës 30.15 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës 9.52 për qind, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-NISMA kanë marr 3.09 për qind.

Numërimi i votave përmes postës pritet të përfundoj sot sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të vazhduar pastaj numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me aftësi të kufizuara.

Në përfaqësi diplomatike kanë votuar 15,352 votues, ndërkaq në votimin përmes postës KQZ-ja ka pranuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime.

Continue Reading

Lajmet

​Sot përfundon numërimi i votave të diasporës

Published

on

By

Numërimi i votave përmes postës po shkon drejt fundit. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ky proces do të përfundojnë sot për të vazhduar pastaj numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me aftësi të kufizuara.

Në përfaqësi diplomatike kanë votuar 15,352 votues, ndërkaq në votimin përmes postës KQZ-ja ka pranuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime.

Votat me kusht që do të numërohen janë 12 mijë e 801, ndërsa votat e personave me nevoja të veçanta janë 2,597.

Tek pas përfundimit të tyre dhe pasi të marrin konfirmimin nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme, atëherë, KQZ mund të shpallë rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.

Continue Reading

Të kërkuara