Lajmet

​Haradinaj: Emri i Bidenit është i lidhur ngushtë me historinë e Kosovës

Published

on

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kandidat për president, Ramush Haradinaj ka dërguar sot letër urimi me rastin e inaugurimit të tij, si president i 46-të i ShBA-ve, Joe Bidenit.

Haradinaj me këtë letër uron Biden, duke i thënë se emri i tij është i lidhur ngushtë me historinë e shtetit të Kosovës dhe se shqiptarët nuk do të harrojnë kurrë atë që ai ka bërë për Kosovën.

Në këtë letër, ai ka përmendur edhe mosmarrëveshjen me Serbinë, duke thënë se tani ajo mosmarrëveshje ka kaluar në nivel diplomatik ende të pazgjidhur.

“Si shtet ne po punojmë pa ndalë tash e shumë vite për të realizuar aspiratën tonë që të jemi shtet plotësisht i njohur dhe anëtar i respektuar në NATO, BE dhe OKB. Me këto sfida para, është mirë të dimë, se Kosova tani, nuk ka vetëm një aleat, por një mik të ngushtë në Shtëpinë e Bardhë dhe njerëzit tanë janë të sigurt në mbështetjen tuaj”, shkroi ndër të tjera Haradinaj.

Aktualitet

Prezantohet skema e granteve për energji të pastër për bizneset prodhuese

Published

on

Është bërë prezantimi i skemës së granteve për energji të pastër ku mori pjesë edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti i cili përmendi dhe dy prioritetet e qeverisë me të cilën edhe udhëheqi për katër vite.

“Shumë prej jush që jeni të pranishëm e qindra prodhues të tjerë tashmë i keni hapur dyert për linja automatike për robot e për pajisje të reja falë 100 milion euro kredive investuese të subvencionuara për 379 ndërmarrjet dhe 12 milionë euro të tjera për 440 biznese të cilat e zgjeruan kapacitet pa e rrezikuar bilancin. Për këtë jemi siguruar që të shfrytëzojmë edhe përkrahjen e mërgatës sonë përmes emitimit të boneve të thesarit në vlerë prej 10.4 milionë euro të cilët kanë mundësuar investimet për prodhuesit vendor. Si vazhdimësi e investimeve që kemi bërë deri më tani skema të cilën po e prezantojmë sot është reflektim i dy prioriteteve të qeverisë sonë. E para përkrahjes së sektorit privat e veçanti të prodhuesit dhe rritjes së konkurrueshmërisë së produkteve vendore dhe e dyta, rritjes së efiçiencës së energjisë e cila po ashtu ndërlidhet ngushtë me uljen e kostos së prodhimit dhe rritjes së konkurueshmërisë në tregun vendor e ndërkombëtar”, tha mes tjerash Kurti.

Ndërsa ministrja në detyrë e ekonomisë, Artane Rizvanolli tregoi më shumë detaje për këtë skemë.

“Jemi të gatshëm që të zbatojmë këto skema të reja me një bashkëpunim të ngushtë që siguron një bashkëpunim të ngushtë nga ministritë relevante, nga njëra anë ajo e Ministrisë së Tregtisë dhe në anën tjetër ajo e Ekonomisë dhe kjo skemë vjen në një moment kyç kur në Kosovë po zbatohet faza e dytë e liberalizimit të tregut ku mbi 700 kompani tashmë operojnë në treg të liberalizuar dhe kjo është mënyra jonë për të siguruar që ata që prekën më së shumti pra bizneset prodhuese, pra që janë dhe shtylla kryesore të kenë përkrahjen e duhur  për të bërë investime që janë të dobishme për ta dhe për ekonominë e Kosovës në shumë mënyra, duke përfshirë këtu rritjen e konkurrueshmërisë, uljen e kostos, ndikimin në uljen e importit si dhe të ketë biznese më të gjelbra dhe më konkurrueshme në Evropë sot dhe në të ardhmen”, tha Rizvanolli.

“Skema e granteve për energji të pastër  do të ofrojë deri në 20 mijë euro grant për një masë të vetme ose deri në 25 mijë euro nëse kombinohen dy masa, ndërsa mbi afatet e aplikimit mund të gjinden në faqen e Ministrisë së Ekonomisë, KIESA dhe MINT”, tregoi Rizvanolli.

E pranishme ishte edhe ministrja MINT-it në detyrë, Rozeta Hajdari dhe ambasadori i Luksemburgut në Prishtinë, Sh.T. Eric Dietz./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Forcat Ushtarake Policore të KFOR-it me ushtrim të përbashkët zjarri në Kampin Bondsteel

Published

on

By

Forcat Ushtarake Policore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Austria dhe Zvicra, të caktuara në Komandën Rajonale Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR), zhvilluan një ushtrim të përbashkët me armë zjarri në poligonin e Kampit Bondsteel.

Siç thuhet në postimin e KFOR-it në Facebook, njësitë shumëkombëshe përdorën pistoletën shërbyese M17 për të ruajtur saktësinë, shpejtësinë dhe koordinimin taktik, duke forcuar njëkohësisht aftësitë e tyre në qitje dhe përgatitjen operacionale.

Ushtrime të tilla, thuhet se shërbejnë për të forcuar ndërveprimin dhe bashkëpunimin profesional mes partnerëve të NATO-s, duke ndihmuar në rritjen e gatishmërisë për të reaguar në mënyrë efektive në çdo situatë të mundshme.

“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij, i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë”./D.B/EO

Continue Reading

Aktualitet

Haradinaj paralajmëron trazira nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së

Published

on

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se nëse ish-krerët e UÇK-së dënohen nga Gjykata Speciale në Hagë, mund të ketë trazira në Ballkan.

Haradinaj u shpreh se situata më e ndjeshme do të jetë në Maqedoni.

“Këtë e kam thënë që një muaj e gjysmë më parë. Do ketë trazira në Ballkan dhe pikërisht pika më e dobët do të jetë në Maqedoni, sepse aty ende janë senet e koklavitura, sepse ka filluar edhe trysnia mbi shqiptarët”, tha ai.

Ndërkohë, procesi gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-së është drejt fazës përfundimtare.

Ditën e djeshme dhe sot do dëshmojë ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, ndërsa në fund të dhjetorit pritet të përcaktohet nëse do të mbyllet procesi gjyqësor i katër të akuzuarve./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Akuza për spiunazh, Jelena Gjukanoviq mohon fajësinë

Published

on

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka vazhduar gjykimi ndaj Jelena Gjukanoviqit, e cila po akuzohet për spiunazh nga Prokuroria Speciale. Sipas prokurorisë, Gjukanoviq në cilësinë e zyrtares vendore të Misionit të OSBE-së në Kosovë, pranë Zyrës Rajonale në Mitrovicë, me vetëdije të plotë ka kryer veprime duke i ofruar të dhëna, dokumente dhe informacione të ndjeshme Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri të Republikës së Serbisë (e njohur si BIA).

Para trupit gjykues, Gjukanoviq nuk e ka pranuar fajësinë për akuzat që i ngarkohen.

“Nuk e pranoj fajësinë”, ka deklaruar ajo.

Ndërkohë, prokurori Bekim Kodraliu ka prezantuar aktakuzën e ngritur ndaj saj.

“Nga data e pacaktuar e në vazhdimësi, deri në momentin e arrestimit të saj, me datë 28.02.2025, në cilësinë e zyrtares vendore të Misionit të OSBE-së në Kosovë, pranë Zyrës Rajonale në Mitrovicë, në pozitën ‘Zyrtare e Programit Kombëtar në Zyrën Rajonale në Mitrovicë’, me vetëdije të plotë dhe me dashje direkte ka kryer veprime të përsëritura që përbëjnë ndihmë aktive për veprimtarinë informative të një shërbimi të huaj, konkretisht të Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri të Republikës së Serbisë (e njohur si BIA), duke i ofruar të dhëna, dokumente dhe informacione të ndjeshme, të siguruara gjatë ushtrimit të detyrës së saj zyrtare në kuadër të aktivitetit të Misionit të OSBE-së, ndihmë kjo e realizuar përmes komunikimeve të shumta me tani të dënuarin për veprën penale të spiunazhit, Agjentit Rezident të BIA-së, Aleksandër Vllaiq, të cilit i ka përcjellë informacione të dokumentuara që lidhen drejtpërdrejt me rendin kushtetues, sigurinë institucionale dhe veprimtarinë e brendshme të institucioneve të Republikës së Kosovës, të cilat informacione pastaj janë transmetuar tek zyrtarë të lartë të BIA-s, përkatësisht përgjegjës i BIA-s për Rajonin e Novi Pazarit në Serbi, dhe zyrtari tjetër, ku me këtë të fundit, e pandehura në disa raste edhe është takuar në zyrat e BIA-së në Beograd. Gjithashtu, e pandehura përmes influencimit dhe ndikimit të saj, nga pozita që mbante në OSBE, dhe udhëzimeve që kishte marrë nga tani i dënuar për spiunazh Aleksandër Vllaiq dhe zyrtarët e BIA-së, e njëjta gjatë takimeve zyrtare dhe përpilimit të raporteve të OSBE, për pasqyrimin e situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë, ka kontribuar në krijimin e një narrative armigësore ndaj institucioneve të sigurisë, shtetësisë dhe integritetit të Republikës së Kosovës, çka përmes këtyre veprimeve, të qëllimshme, e pandehura, ka cenuar rëndë rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare, dhe ka vënë në rrezik serioz jetën dhe sigurinë personale të zyrtarëve shtetërorë, qytetarëve të vendit, si dhe personelit ndërkombëtar të Misionit të OSBE-së në Kosovë”, tha ai./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara