Lajmet

​Haradinaj: Lirinë e bëri më kuptimplotë përkrahja e SHBA-së dhe NATO-s

Haradinaj ka shkruar në Facebook se Kosova ka ndërtuar gjithçka nga fillimi, e sot jemi shtet që njihemi ndërkombëtarisht.

Published

on

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës, duke thënë se për këto vjet në liri, Kosova është ndërtuar dhe është zhvilluar jashtëzakonisht shumë, ndoshta më shumë se secili vend në rajon për të njëjtën periudhë kohore.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se Kosova ka ndërtuar gjithçka nga fillimi, e sot jemi shtet që njihemi ndërkombëtarisht.

“Të përulur përjetësisht, kujtojmë e nderojmë rrugën e gjatë dhe përpjekjet e mundimshme të shqiptarëve në të gjitha periudhat historike që kulmuan me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për këto 24 vjet në liri, Kosova është ndërtuar e është zhvilluar jashtëzakonisht shumë, ndoshta më shumë se secili vend në rajon për të njëjtën periudhë kohore. Kosova ka ndërtuar gjithçka nga fillimi, e sot jemi shtet që njihemi ndërkombëtarisht, një vend për të cilin ka njohuri e gjithë bota. Duke kujtuar betejat e burrave e grave të UÇK-së anekënd vendit, jemi falënderues për aleatët tanë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lirinë tonë e bëri edhe më kuptimplotë, përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare në krye me SHBA-të dhe NATO-n, që përshpejtoi fitoren duke ndërprerë vuajtjet dhe gjenocidin që ushtrohej mbi popullin tonë. Ta gëzojmë këtë liri, ta njohim vlerën e saj dhe të vazhdojmë në ndërtimin e të ardhmes sa më të mirë”, ka shkruar ai.

Vendi

UBT mbështet rreth 200 studentë me bursa në 18-vjetorin e Pavarësisë

Published

on

By

Në një ditë simbolike për vendin, UBT ka zgjedhur të shënojë 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës duke investuar mbi të ardhmen dhe zhvillimin e studentëve të tij. Rreth 200 studentë ekselentë nga të gjitha fakultetet janë mbështetur me bursa studimi si vlerësim për arritjet dhe përkushtimin e tyre akademik, ndërsa dhjetra studentë të tjerë kanë përfituar mbështetje nga Fondacioni “UBT Jim Xhema”.

Studentët përfitues, me notë mesatare mbi 9.0, do të kenë tashmë një mbështetje konkrete financiare që do t’u lehtësojë rrugëtimin akademik dhe profesional. Ky veprim u konsiderua jo vetëm si shpërblim për suksesin individual, por edhe si një mesazh motivues për të gjithë të rinjtë që synojnë rezultate të larta.

Gjatë ceremonisë së organizuar me këtë rast, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se investimi në dije është forma më e qëndrueshme e kontributit për shtetin. Ai u shpreh se UBT mbetet i përkushtuar në krijimin e një mjedisi që nxit inovacionin, zhvillimin profesional dhe përgatitjen e studentëve për tregun global të punës.

Përveç bursave të ndara në këtë përvjetor, UBT çdo vit akordon bursa në vlerë totale prej rreth 2 milionë eurosh, duke mbështetur qindra të rinj nga Kosova dhe rajoni. Kjo politikë mbështetëse ka ndikuar në rritjen e qasjes në arsim cilësor dhe në fuqizimin e brezave të rinj në më shumë se 50 fusha studimi.

Në të njëjtën ceremoni u bë e ditur edhe nënshkrimi i thirrjeve akademike për stafin profesorësh, si pjesë e strategjisë për rritjen e cilësisë dhe zgjerimin e kapaciteteve akademike. Me këtë hap, UBT synon të forcojë më tej pozitën e tij si institucion lider në arsimin e lartë dhe inovacion.

Në këtë mënyrë, përvjetori i Pavarësisë nuk u shënua vetëm si një datë historike, por si një angazhim konkret për të ndërtuar të ardhmen përmes dijes dhe mbështetjes së talenteve të reja.

Continue Reading

Vendi

UBT uron 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Published

on

By

Me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë, UBT uron qytetarët e Republikës së Kosovës, shqiptarët dhe diasporën anembanë botës, duke theksuar rëndësinë historike të kësaj dite dhe vlerat e lirisë e shtetndërtimit mbi të cilat vazhdon të ndërtohet e ardhmja e vendit.

Pavarësia e shpallur më 17 shkurt 2008 erdhi pas dekadash përpjekjesh dhe sakrifice, të mishëruara në rezistencën dhe flijimin e shumë dëshmorëve, në mesin e tyre familja e Adem Jashari nga Prekaz, e cila u bë simbol i qëndresës dhe lirisë. Sot, Kosova funksionon me institucione demokratike dhe me një rini që po kontribuon në afirmimin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se ky përvjetor është një moment reflektimi dhe përgjegjësie për të ardhmen e vendit.

“17 Shkurti na kujton se shteti i Kosovës u ndërtua mbi sakrificë, ndërsa e ardhmja e tij ndërtohet çdo ditë përmes arsimit cilësor, inovacionit dhe përkushtimit qytetar. Rinia jonë është dëshmia më e fuqishme e lirisë, një brez që duhet ta shndërrojë atë në zhvillim, drejtësi dhe dinjitet për të gjithë,” u shpreh Rektori Hajrizi.

Ai theksoi se investimi në arsim, inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm mbetet mënyra më e sigurt për ta fuqizuar shtetin dhe për ta shndërruar lirinë në mirëqenie dhe progres shoqëror.

Tetëmbëdhjetë vite pas pavarësisë, një gjeneratë e tërë është rritur në Kosovën e lirë, duke u bërë dëshmi e gjallë se sakrifica për liri ka marrë kuptim përmes ndërtimit të një shoqërie demokratike dhe orientimit drejt vlerave euroatlantike. Në këtë ditë të shënuar, UBT rikonfirmon përkushtimin e tij për të kontribuar në zhvillimin e vendit përmes dijes, inovacionit dhe përgatitjes së brezave të rinj që do ta ndërtojnë të ardhmen e Kosovës.

Continue Reading

Vendi

Rruga e Lirisë: 18 Vjet Kosovë

Published

on

By

Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë dhe hapi një kapitull të ri në historinë e saj. Ajo ditë shënoi përmbylljen e një rrugëtimi të gjatë dhe të dhimbshëm, me sakrifica të mëdha, dëshmorë e civilë të vrarë, persona të zhdukur dhe gra të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës. Kujtesa për ta mbetet themeli moral i shtetit dhe frymëzimi për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë.

Sot, 18 vjet më pas, Kosova është njohur nga me shumë se 100 shtete në botë. Vetëm gjatë vitit të fundit, njohje të reja kanë ardhur nga Kenia, Sudan, Siria dhe Bahamas, duke forcuar pozicionin e vendit në arenën ndërkombëtare dhe duke dëshmuar se pavarësia është një realitet i pranuar në botë.

Por Kosova nuk shquhet vetëm në diplomaci. Sporti, arti dhe kultura po thyejnë kufij që politika shpesh nuk i kapërcen dot. Flamuri i Kosovës valëvitet në arenat më të mëdha ndërkombëtare, ndërsa artistë dhe krijues nga vendi po ndërtojnë ura lidhjeje me botën, duke treguar se talenti dhe kreativiteti mund të sfidojnë çdo barrierë.

Ky përvjetor e gjen Kosovën edhe në një kapitull të ndjeshëm të historisë së saj. Ish-krerët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës po përballen me drejtësinë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Për shumë qytetarë, ky proces prek plagët e luftës dhe sakrificën e popullit, duke nxitur protesta dhe debat publik mbi drejtësinë e kesaj gjykate.

Në 18-vjetorin e saj, Kosova qëndron mes kujtesës dhe të ardhmes, duke nderuar sakrificën, duke festuar arritjet dhe duke vazhduar përpjekjet për ta afirmuar vendin e saj në botë. Rruga drejt lirisë dhe pavarësisë vazhdon, dhe çdo sukses i sportistëve, artistëve dhe qytetarëve të Kosovës është dëshmi se vendi ka një zë të fuqishëm që refuzon të heshtë.

Continue Reading

Lajmet

UBT ndan Mirënjohje Institucionale për Prof. Dr. Lothar Hofmann në nder të Pavarësisë së Kosovës

Published

on

By

Në kuadër të festimeve për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, UBT ka ndarë Mirënjohje Institucionale për Prof. Dr. Lothar Hoffmann, një personalitet të respektuar në fushën e drejtësisë dhe mik të çmuar i komunitetit akademik të institucionit.

Prof. Hofmann, me formim në Universiteti i Vjenës, ka ndërtuar një urë të qëndrueshme mes dijes shkencore dhe praktikës juridike ndërkombëtare. Përvoja e tij kërkimore dhe angazhimet në të drejtën evropiane dhe ndërkombëtare e kanë pozicionuar atë ndër ekspertët më të vlerësuar në fushën e drejtësisë.

Gjatë angazhimit të tij me UBT-në, Prof. Hofmann ka ndarë përvojën dhe ekspertizën ndërkombëtare me studentët dhe stafin akademik, duke pasuruar procesin mësimor dhe duke ofruar perspektivë të avancuar mbi zhvillimet më të fundit juridike. Trajtimi i temave si zgjidhja e mosmarrëveshjeve në epokën digjitale dhe mbrojtja e të dhënave personale ka fuqizuar debatin akademik, duke ndërlidhur teorinë me praktikën dhe duke rritur kapacitetet profesionale të studentëve.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka vlerësuar lart kontributin e Prof. Hofmann, duke theksuar se ai është një ndër profesorët e parë që ka kontribuar në UBT që nga fillimet e institucionit. Roli i tij ka qenë i veçantë në procesin e ligjëratave dhe zhvillimin e akademisë, duke ndikuar drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë akademike, pasurimin e përmbajtjes mësimore dhe formimin profesional të shumë gjeneratave të studentëve.

Kjo Mirënjohje Institucionale u dedikohet personaliteteve të shquara për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në sfera të ndryshme të jetës shoqërore dhe akademike, duke forcuar standardet e larta të arsimit dhe kërkimit shkencor në UBT, në këtë vit të veçantë kur kremtohet Pavarësia e Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara