Kulturë

​Hapet ekspozita “Rezistenca paqësore dhe shtetndërtimi 1989-1999”

Published

on

Është hapur sot ekspozita “Rezistenca paqësore dhe shtetndërtimi 1989-1999” në Muzeun Shtëpia e pavarësisë “Dr.Ibrahim Rugova”, ekspozitë e cila është hapur në 31-vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Në hapje të kësaj ekspozite mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, i cili tha se kjo ekspozitë është e jashtëzakonshme përmes së cilës për 10 minuta mund ta shohësh gjithë historinë e popullit të Kosovës deri në ditën e sotme.

“Mbledhjen e krejt kësaj historie 31-vjeçare edhe para saj realisht, po në veçanti gjatë këtyre 31 vjetëve të shtetndërtimit të Kosovës me pak fjalë po me fakte, me fotografi nga ngjarjet historike të themelimit të LDK-së, të deklaratës kushtetuese, të organizimit të arsimit e të shëndetësisë dhe të shtetit paralel komplet të Kosovës të asaj kohe, vuajtjet e qytetarëve të Kosovës, maltretimet, vrasjet, eksodi, lufta çlirimtare edhe përpjekjet pas luftës me partnerët tanë ndërkombëtarë për të ndërtuar shteti. Një ekspozitë e jashtëzakonshme që për 10 minuta e ke para syve komplet historinë e popullit të Kosovës deri në ditën e sotme”, tha ai.

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Vlora Dumoshi tha se përmes kësaj ekspozite po tregohet rrugëtimi i historisë së Kosovës.

“Vërtetë është bërë një punë ku duhet me e falënderua njerëzit siç është Shkumbini, i cili sot ka prezantuar një rrugëtim të historisë tonë duke luftuar me intelektualët tonë për rezistencë, për pavarësi dhe liri. Ky është muze i cili është në kuadër të MKRS-së, pra si institucione ne duhet t’i ruajmë, por gjithashtu të bëjmë edhe programe edukative shkollore që ta mësojnë historinë tonë. Andaj për këtë përvjetor është shumë i rëndësishëm, që edhe pse në kohë pandemie, t’i ftojmë qytetarët me masat të cilat duhet respektuar të vijnë dhe ta shohin edhe punën e tyre, se në këtë histori kanë qenë pjesëmarrës edhe të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha ajo.

Kuratori i ekspozitës, Shkumbin Brestovci tregoi detaje rreth mbledhjes së fotografive dhe materialit tjetër që është prezantuar në këtë ekspozitë.

“Unë çka kam vërejtur prej historisë së shqiptarëve dy momente shumë interesante që nuk ka nevojë me i zbukuru, është historia e rezistencës së Skënderbeut dhe historia e rezistencës së Ibrahim Rugovës. Ato nuk ka nevojë aspak me i zbukuru, vet faktet e tyre janë shumë të bukura. Procesi ka qenë se ka shumë libra që janë shkruar dhe mundeni me i pa edhe brenda, do të thotë ka shumë literaturë që është shkruar për këtë punë, fatkeqësisht ne nuk po lexojmë kështu që nuk po e dimë. Mbledhja ka qenë në fakt më duhet me i përmend edhe dy fotografë, edhe pse janë pak më shumë që ma kanë dhuruar krejt fondin e tyre të fotografive që janë Enver Bylykbashi dhe Ilaz Bykykbashi që kanë qenë fotografë të ngjarjeve, po edhe të tjerë mos t’i harroj që i kanë dokumentuar krejt këto ngjarje”, tha ai.

Lajmet

“Dua” shfaqet premierë rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Published

on

Filmi kosovar “Dua” ka pasur premierën rajonale mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Sarajevës, ku u shfaq në kuadër të programit garues “Competition Programme – Narrative Feature Film” të Festivalit të Filmit në Sarajevë.

Filmi është me regji të Blerta Bashollit dhe është prodhuar nga Ikonë Studio.

Në rolet kryesore interpretojnë Pinea Matoshi, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Kaona Matoshi, Andi Bajgora, Vlera Bilalli dhe Fiona Abdullahu.

Premiera në Sarajevë shënon një tjetër prezantim të rëndësishëm për kinematografinë kosovare në një prej festivaleve më të njohura të filmit në rajon./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Monodrama ‘Arka’ e Mentor Zymberajt në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës ‘Dulcinea’

Published

on

Pas sukseseve të saj në skenat ndërkombëtare, monodrama “Arka”, me interpretim të aktorit kosovar Mentor Zymberaj, do të prezantohet në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës ‘Dulcinea’ në Ulqin.

“ARKA” do të ngjitet në skenë më 19 gusht 2026, në orën 21:00, në Skenën Verore të Kalasë së Ulqinit, në kuadër të ceremonisë solemne të hapjes dhe ditës së parë të festivalit..

Paraqitja e Zymberajt është pjesë e programit ndërkombëtar të festivalit, i cili zhvillohet nga 19 deri më 22 gusht në Ulqin.

 

Continue Reading

Kulturë

Filmi “Dua” i Blerta Bashollit jep premierën rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Published

on

By

Rrëfimi prekës i një adoleshenteje nga Kosova gjatë periudhës së okupimit nga Serbia ka marrë vëmendjen e publikut në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës.

Filmi “Dua”, nën regjinë e regjisores së njohur Blerta Basholli, ka dhënë premierën e tij rajonale në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë. Projeksioni u shfaq në kuadër të kategorisë garuese “Narrative Feature Film”, ku u mirëprit nga vizitorët dhe kritikët e artit kinematografik.

Përmes këtij projekti, Basholli sjell një histori personale dhe kolektive të qëndresës, duke pasqyruar përjetimet dhe sfidat e të rinjve në Kosovë gjatë viteve të vështira të shtypjes politike e ushtarake. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për restaurimin e shkollës së vjetër të Mushnikovës

Published

on

Po vazhdojnë punimet për restaurimin e shkollës së vjetër të fshatit Mushnikovë në Prizren, një objekt me rëndësi të veçantë historike, arkitekturore dhe arsimore.

E ndërtuar në vitin 1905, kjo shkollë konsiderohet një nga shembujt e rrallë të objekteve shkollore rurale të fillimit të shekullit XX, duke ruajtur gjurmë të zhvillimit të arsimit dhe jetës së komunitetit ndër vite.

Ministrja në detyrë e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se punimet për restaurimin e objektit po vazhdojnë me qëllim të ruajtjes së vlerave historike dhe arkitekturore të tij.

Përmes këtij projekti synohet të ruhet një pjesë e rëndësishme e historisë së Mushnikovës dhe të mbrohet një objekt që dëshmon për traditën e arsimit dhe zhvillimin e jetës shoqërore në këtë zonë.

Restaurimi i shkollës së vjetër është pjesë e përpjekjeve për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara