Kulturë

​Hapet ekspozita për dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë

Published

on

Me një shkrepje të fotografisë që bëri më shumë se dy dekada më parë në vend, sot të gjithë po kanë mundësinë që të shohin këtë pasqyrim historik të ngjarjes më të madhe në Kosovë, që u shënua me vuajtje, masakra e dhimbje që na përcjellin edhe sot.

Me qëllim të dokumentimit të krimeve të luftës, në hollin e Ministrisë së Drejtësisë, është bërë sot hapja e ekspozitës për Dokumentimin e Krimeve të Luftës në Kosovë.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi tha se hapja e kësaj ekspozite risjell dëshmitë më të trishtueshme të mizorisë së shtetit serb ndaj civilëve shqiptarë. Përkundër që trazon plagën e shqiptarëve, Selimi shtoi se e vërteta duhet të jehojë në botë.

Ndërsa, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci theksoi se Serbia ushtroi gjenocid në vend, e që për mbi 1 mijë e 600 persona nuk dihet ende për fatin e tyre. Për këtë ajo tha se e drejta e Kosovës, duhet të thuhet me zë fuqishëm në gjithë botën.

“Andaj, gjithmonë në momentet si këto kur ne bëjmë edhe një hap sa do të vogël duhet të kujtohemi se çfarë mund të bëjmë, e të bëjmë gjithsecili prej nesh në pozitat ku jemi, që e vërteta jonë të jetë ashtu siç është një, dhe e pandryshueshme. Që kontributi i secilit prej nesh për të thënë me zë të vërtetën tonë, të jetë më i madh secilën ditë. Dëshmitarë jemi të gjithë, fatmirësisht kemi çfarë të themi në anën e drejtë të historisë. Andaj uroj që jo vetëm të kemi sa më shumë aktivitete të tilla si mundësi për të thënë të vërtetën tonë, por edhe që në mënyrë institucionale që të angazhohemi që të çojmë në vend secilën brengë dhe secilën të drejtë që na takon si shtet”, ka theksuar Nagavci.

E fotografi Alban Bujari ka theksuar se këto fotografi janë të masakrave të kryera në Kosovë. E për këtë ekspozitë ka falënderuar ministrinë e Drejtësisë.

“Unë kisha filluar me Prekaz, ku ka qenë prej masakrave të para që kam parë, ku nuk ka qenë lehtë as për neve që të dokumentojmë krimet e luftës që janë bërë prej forcave serbe. E falënderojë ministrin Selimi për përkrahjen për këtë ekspozitë. Por që nuk është vetëm Prekazi, është edhe Krusha, është Reçaku, është Rogova, Robëria”, theksoi ai.

Në hapjen e kësaj ekspozite kanë marrë pjesë edhe Bajram Çerkini nga shoqata “Zëri i Prindërve”, e Nafi Krasniqi nga “Drejtësi për të Gjithë. 

Lajmet

“Dua” shfaqet premierë rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Published

on

Filmi kosovar “Dua” ka pasur premierën rajonale mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Sarajevës, ku u shfaq në kuadër të programit garues “Competition Programme – Narrative Feature Film” të Festivalit të Filmit në Sarajevë.

Filmi është me regji të Blerta Bashollit dhe është prodhuar nga Ikonë Studio.

Në rolet kryesore interpretojnë Pinea Matoshi, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Kaona Matoshi, Andi Bajgora, Vlera Bilalli dhe Fiona Abdullahu.

Premiera në Sarajevë shënon një tjetër prezantim të rëndësishëm për kinematografinë kosovare në një prej festivaleve më të njohura të filmit në rajon./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Monodrama ‘Arka’ e Mentor Zymberajt në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës ‘Dulcinea’

Published

on

Pas sukseseve të saj në skenat ndërkombëtare, monodrama “Arka”, me interpretim të aktorit kosovar Mentor Zymberaj, do të prezantohet në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës ‘Dulcinea’ në Ulqin.

“ARKA” do të ngjitet në skenë më 19 gusht 2026, në orën 21:00, në Skenën Verore të Kalasë së Ulqinit, në kuadër të ceremonisë solemne të hapjes dhe ditës së parë të festivalit..

Paraqitja e Zymberajt është pjesë e programit ndërkombëtar të festivalit, i cili zhvillohet nga 19 deri më 22 gusht në Ulqin.

 

Continue Reading

Kulturë

Filmi “Dua” i Blerta Bashollit jep premierën rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Published

on

By

Rrëfimi prekës i një adoleshenteje nga Kosova gjatë periudhës së okupimit nga Serbia ka marrë vëmendjen e publikut në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës.

Filmi “Dua”, nën regjinë e regjisores së njohur Blerta Basholli, ka dhënë premierën e tij rajonale në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë. Projeksioni u shfaq në kuadër të kategorisë garuese “Narrative Feature Film”, ku u mirëprit nga vizitorët dhe kritikët e artit kinematografik.

Përmes këtij projekti, Basholli sjell një histori personale dhe kolektive të qëndresës, duke pasqyruar përjetimet dhe sfidat e të rinjve në Kosovë gjatë viteve të vështira të shtypjes politike e ushtarake. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për restaurimin e shkollës së vjetër të Mushnikovës

Published

on

Po vazhdojnë punimet për restaurimin e shkollës së vjetër të fshatit Mushnikovë në Prizren, një objekt me rëndësi të veçantë historike, arkitekturore dhe arsimore.

E ndërtuar në vitin 1905, kjo shkollë konsiderohet një nga shembujt e rrallë të objekteve shkollore rurale të fillimit të shekullit XX, duke ruajtur gjurmë të zhvillimit të arsimit dhe jetës së komunitetit ndër vite.

Ministrja në detyrë e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se punimet për restaurimin e objektit po vazhdojnë me qëllim të ruajtjes së vlerave historike dhe arkitekturore të tij.

Përmes këtij projekti synohet të ruhet një pjesë e rëndësishme e historisë së Mushnikovës dhe të mbrohet një objekt që dëshmon për traditën e arsimit dhe zhvillimin e jetës shoqërore në këtë zonë.

Restaurimi i shkollës së vjetër është pjesë e përpjekjeve për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara