

Kulturë
Hapet ekspozita për dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë
Published
5 years agoon
By
Betim GashiMe një shkrepje të fotografisë që bëri më shumë se dy dekada më parë në vend, sot të gjithë po kanë mundësinë që të shohin këtë pasqyrim historik të ngjarjes më të madhe në Kosovë, që u shënua me vuajtje, masakra e dhimbje që na përcjellin edhe sot.
Me qëllim të dokumentimit të krimeve të luftës, në hollin e Ministrisë së Drejtësisë, është bërë sot hapja e ekspozitës për Dokumentimin e Krimeve të Luftës në Kosovë.
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi tha se hapja e kësaj ekspozite risjell dëshmitë më të trishtueshme të mizorisë së shtetit serb ndaj civilëve shqiptarë. Përkundër që trazon plagën e shqiptarëve, Selimi shtoi se e vërteta duhet të jehojë në botë.
Ndërsa, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci theksoi se Serbia ushtroi gjenocid në vend, e që për mbi 1 mijë e 600 persona nuk dihet ende për fatin e tyre. Për këtë ajo tha se e drejta e Kosovës, duhet të thuhet me zë fuqishëm në gjithë botën.
“Andaj, gjithmonë në momentet si këto kur ne bëjmë edhe një hap sa do të vogël duhet të kujtohemi se çfarë mund të bëjmë, e të bëjmë gjithsecili prej nesh në pozitat ku jemi, që e vërteta jonë të jetë ashtu siç është një, dhe e pandryshueshme. Që kontributi i secilit prej nesh për të thënë me zë të vërtetën tonë, të jetë më i madh secilën ditë. Dëshmitarë jemi të gjithë, fatmirësisht kemi çfarë të themi në anën e drejtë të historisë. Andaj uroj që jo vetëm të kemi sa më shumë aktivitete të tilla si mundësi për të thënë të vërtetën tonë, por edhe që në mënyrë institucionale që të angazhohemi që të çojmë në vend secilën brengë dhe secilën të drejtë që na takon si shtet”, ka theksuar Nagavci.
E fotografi Alban Bujari ka theksuar se këto fotografi janë të masakrave të kryera në Kosovë. E për këtë ekspozitë ka falënderuar ministrinë e Drejtësisë.
“Unë kisha filluar me Prekaz, ku ka qenë prej masakrave të para që kam parë, ku nuk ka qenë lehtë as për neve që të dokumentojmë krimet e luftës që janë bërë prej forcave serbe. E falënderojë ministrin Selimi për përkrahjen për këtë ekspozitë. Por që nuk është vetëm Prekazi, është edhe Krusha, është Reçaku, është Rogova, Robëria”, theksoi ai.
Në hapjen e kësaj ekspozite kanë marrë pjesë edhe Bajram Çerkini nga shoqata “Zëri i Prindërve”, e Nafi Krasniqi nga “Drejtësi për të Gjithë.
Magazinë
Ish-bashkëshorti i Kelly Clarkson ndërroi jetë në moshën 48-vjeçe
Published
4 hours agoon
August 8, 2025By
UBT News
Ish-bashkëshorti i Kelly Clarkson, Brandon Blackstock, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare pas një beteje me kancerin.
Një përfaqësues i familjes njoftoi lajmin për US Weekly. “Me trishtim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Brandon Blackstock”, tha ai.
Brandon Blackstock kishte luftuar me kancerin për tre vitet e fundit, por nuk dha detaje të mëtejshme.
“Ai luftoi me trimëri me kancerin për më shumë se tre vjet. Ai ndërroi jetë në paqe i rrethuar nga familja e tij. Ju falënderojmë për mendimet dhe lutjet tuaja dhe ju kërkojmë që të gjithë të respektojnë privatësinë e familjes në këtë kohë të vështirë“, thuhet në deklaratë.
Vetëm një ditë më parë, duke shpjeguar vendimin e saj për të shtyrë shfaqjen në Las Vegas, Kelly kishte zbuluar se Brandon po përballej me një problem shëndetësor , por nuk e specifikoi natyrën e problemit.
“Fatkeqësisht, më është dashur të shtyj shfaqjet e mbetura të serisë Studio Session në gusht në Las Vegas. Zakonisht e mbaj jetën time private, por gjatë vitit të kaluar babai i fëmijëve të mi ka qenë i sëmurë dhe unë duhet të jem e pranishme për ta në këtë kohë. U kërkoj falje atyre që blenë bileta për shfaqjet dhe e vlerësoj shumë mirësinë, mirëkuptimin dhe durimin tuaj”, tha ajo në një postim të ndarë me fansat në Instagram të mërkurën, më 6 gusht.
Magazinë
Matthew McConaughey humbi rolin e Jack në ‘Titanic’, refuzoi kërkesën e thjeshtë të regjisorit
Published
4 hours agoon
August 8, 2025By
UBT News
Matthew McConaughey mund të ishte Jack Dawson në “Titanic”, por një “jo” kokëfortë e la jashtë një prej roleve më ikonike në historinë e kinemasë.
Sipas një fragmenti nga libri i producentit të ndjerë Jon Landau, “The Bigger Picture”, i publikuar në një gazetë, McConaughey kishte shkuar për audicion dhe kishte bërë një skenë me Kate Winslet. Dhe sipas Landau, “Kate u mahnit nga prezenca dhe karizma e Matthew”.
Por pastaj… ai foli.
McConaughey e interpretoi Jack-un me theksin tipik të Teksasit. Regjisori James Cameron, i tha: “Shumë mirë. Tani ta provojmë ndryshe.”
Por Matthew nuk e pa të nevojshme. U përgjigj: “Jo. Ishte mjaftueshëm. Faleminderit.”
Dhe kaq. Roli iku.
Për kontekst: Jack Dawson supozohej të ishte një djalë jetim nga Chippewa Falls, Wisconsin, dhe jo një cowboy simpatik që flet sikur sapo ka zbritur nga rodeo. Me atë “jo”-në e tij, McConaughey i mbylli vetes derën e anijes, para se Titanic-u të nisej.
Më vonë, roli shkoi te Leonardo DiCaprio, i cili nuk e pati të lehtë. Gjatë audicionit, kur Cameron i kërkoi të lexonte skenarin, Leo u përgjigj “unë nuk lexoj.” (Leo klasik i viteve ’90). Por kur Cameron i tha se pa lexuar nuk ka rol, DiCaprio e mori seriozisht, lexoi që çke me të dhe shkëlqeu!
Regjisori e përshkroi momentin si magjik: “Retë u ndanë dhe një rreze drite ndriçoi Jack-un. Mendova ‘ky është djali’.”
Për ironi, nëse McConaughey do kishte pranuar të ndryshonte theksin për dy minuta, historia e filmit dhe ndoshta karriera e tij do të kishin marrë një kthesë tjetër. Ai zgjodhi të mbetej besnik i stilit të vet dhe të largohej siç vetëm ai di: me shumë vetëbesim dhe një “alright, alright” në mendje.
Magazinë
Machine Gun Kelly habit fansat kur pranon se nuk ha ushqim kurrë: Unë thjesht pi shumë ujë
Published
21 hours agoon
August 7, 2025By
UBT News
Muzikanti amerikan Machine Gun Kelly ka ngritur shqetësim tek fansat pas një deklarate befasuese në një intervistë të shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku ai pranoi se “nuk ha pothuajse fare”.
“Unë realisht nuk ha. Thjesht pij shumë ujë” – tha 35-vjeçari, duke lënë të befasuar bashkëbiseduesit e tij.
Kur ata e pyetën nëse kjo do të thoshte që ai po agjëronte, MGK e mohoi e sqaroi: “Për shembull, hëngra një hamburger sepse po transmetonim ‘live’, dhe thashë ‘ok, do të ha’. Por po të mos ishte për transmetimin, me siguri do të kisha pirë vetëm ujë”.
Moderatorët, të habitur nga deklarata, e pyetën se si ndihej fizikisht dhe nëse përjetonte ndonjëherë ndjesi të pafuqie apo marramendjeje.
“Po, ndonjëherë ndihem keq. Por në përgjithësi ha vetëm disa herë në javë”, u përgjigj ai.
Machine Gun Kelly zbuloi se dieta bazohet në lëng kockash të zier, që e kombinon me kimchi dhe lakër turshi. Kimchi është një ushqim tradicional korean me perime të fermentuara, zakonisht lakër kineze dhe rrepë koreane. Gjatë procesit të fermentimit, mikroorganizma si bakteret ose maja fermentojnë sheqernat dhe amidonet, duke prodhuar acide, gazra dhe alkool – por me shumë pak kalori dhe lëndë ushqyese thelbësore për trupin.
Ai shpjegoi se i zjen kimchinë dhe lakrën turshi në lëngun e kockave, që përgatitet duke zier kocka kafshësh, indi lidhës dhe ndonjëherë mish.
Në listën e përditshme të konsumit të tij përfshihen edhe lëngu i selinos, uji i kokosit, kafeja dhe cigaret. Deklaratat e MGK kanë ngjallur shqetësim në rrjet, ku shumë fansa shprehen të bindur se ai mund të jetë duke u përballur me një çrregullim në të ushqyer.
Pavarësisht komenteve të shumta, vetë artisti nuk ka bërë ndonjë reagim zyrtar pas intervistës.
Magazinë
Frikë për rikthim të sëmundjes? Pamja e fundit e Kate trazon rrjetin
Published
23 hours agoon
August 7, 2025By
UBT News
Edhe pse para gjashtë muajsh u bë e ditur se Kate Middleton kishte kaluar fazën më të vështirë të luftës me kancerin dhe gjendja e saj ishte përmirësuar, dalja e fundit publike e saj në Wimbledon ka shkaktuar shqetësim te fansat.
E shoqëruar nga Princi William dhe tre fëmijët e tyre, Princesha e Uellsit u shfaq me buzëqeshje, por pamja e saj tepër e dobët nuk kaloi pa u vënë re.
Burime pranë familjes mbretërore thonë se Kate po vazhdon rikuperimin, por ende është e lodhur dhe tepër e brishtë fizikisht.
“Ajo është shumë e dobët. Njerëzit po shqetësohen sepse kjo mund të jetë pasojë e trajtimit që ka kaluar, ose më keq, një shenjë që sëmundja mund të jetë kthyer,” u shpreh një burim për mediat.
Sipas raportimeve, Princesha ka humbur shumë peshë, thuhet rreth 42 kilogramë e ka vështirësi me ushqimin pas kimioterapisë.
“Ka kaluar shumë dhe dëshiron të rikthehet në detyrat mbretërore, por është e qartë që nuk ndihet mirë,” vijon burimi.
Derisa të ketë një deklaratë zyrtare nga pallati mbretëror, publiku vijon të lutet dhe të shpresojë për shëndetin e plotë të Kate Middleton.

Kurti takoi ambasadorët e QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë

Partitë politike komentojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit

Tsutomu Yamaguchi – i mbijetuar dy herë nga bombat atomike

Ministri Sveçla priti në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosov

Gjykata Kushtetuese: Kuvendi duhet ta zgjedhë kreun e ri me votimi të hapur

Jeni nën ndikimin e barnave? Ja pse nuk duhet të vozisni

E re në WhatsApp: Dërgoni mesazhe edhe te ata që nuk e kanë aplikacionin

Laporta shpalos dëshirën e madhe, kërkon përplasjen e dy gjigantëve në Ligën e Kampionëve

Musk: OpenAI do ta përpijë për së gjalli Microsoftin
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit