Lajmet

​Guterres: Pasojat e përshkallëzimit të luftës në Rusi janë shumë të frikshme për t’u menduar

Vizita e tij në Moldavi pason një seri incidentesh shqetësuese që kanë tronditur rajonin separatist pro-rus të Moldavisë, Transnistria.

Published

on

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres deklaroi sot se pasojat e përshkallëzimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës janë “shumë të frikshme për t’u menduar”.

Guterres, i cili ndodhet për një vizitë në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau, tha në një konferencë shtypi me kryeministren Natalia Gavrilita se ndikimi i luftës së Rusisë në Ukrainën fqinje “është i thellë dhe i gjerë”.

Vizita e tij në Moldavi pason një seri incidentesh shqetësuese që kanë tronditur rajonin separatist pro-rus të Moldavisë, Transnistria.

Në fund të prillit, tre persona hodhën granata në zyrën e sigurimit shtetëror të rajonit dhe dy antena të mëdha transmetimi u rrëzuan një ditë më vonë.

Të premtën, policia tha se pajisje shpërthyese u hodhën nga një dron duke lënë krater një metër të thellë pranë një fshati.

“Jam thellësisht i shqetësuar për vazhdimin dhe përhapjen e mundshme të luftës që Rusia po bën në Ukrainë”, tha Guterres, duke shtuar se sovraniteti dhe integriteti territorial i Moldavisë “nuk duhet të kërcënohen apo minohen”, transmeton Sky News.

Lajmet

​Plagosen dy persona në Ferizaj, njëri zyrtar policor

Published

on

By

Dy persona janë plagosur pasi janë përfshirë në një konflikt në fshatin Doganaj të Ferizajt. Incidenti ka ndodhur në orët e para të së hënës. Njëri nga të plagosurit është një zyrtar policor i cili kur ndodhi rasti nuk ishte në detyrë.

Të plagosurit fillimisht kanë marrë ndihmën e parë në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më pas janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetë, sipas personelit shëndetësor.

Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Pas pranimit të informatës Policia Rajonale e Ferizajt ka dalur në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin, ku janë sekuestruar dy vetura, dy armë zjarri, 16 gëzhoja dhe një predhë.

Lajmin për KosovaPress konfirmoi zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale në Ferizaj, Kanun Veseli. Ai bëri të ditur se janë intervistuar dy dëshmitarë që gjendeshin në njërën nga veturat.

Rasti është cilësuar si “vrasje e mbetur në tentativë dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Sot, më 21.07.2025, rreth orës 00:50 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë, për një rast të gjuajtjes me armë zjarri në fshatin Doganaj të Ferizajt, ku dy persona janë plagosur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë fillimisht policët e rendit, e më pas edhe Njësia e Hetimeve Rajonale dhe Forenzika. Nga hetimet fillestare mësohet se në incident ishin të përfshirë dy persona: një qytetar me veturën “Golf 7” dhe një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare, me veturën “BMW“, tha Veseli.

Për shkak të përfshirjes së zyrtarit policor, është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK). Nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar dy vetura, dy armë zjarri (pistoleta), 16 gëzhoja dhe një predhë. Të plagosurit pasi kanë marrë ndihmën e parë në Qendrën Emergjente ne Ferizaj janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor dhe sipas informatave nga personeli mjekësor ndodhen jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa janë intervistuar dy dëshmitarë që gjendeshin në njërën nga veturat. Rasti është cilësuar ” Vrasje e mbetur në tentativë dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“, shtoi ai.

Hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë në bashkëpunim me IPK-në dhe nën autorizimin të prokurorit kujdestar të krimeve të rënda.

Continue Reading

Lajmet

Dy punëtorë ndërtimi humbin jetën në Gjakovë

Published

on

By

Dy punëtorë të ndërtimtarisë kanë humbur jetën në Gjakovë, pasi dyshohet se kanë rënë nga një objekt në ndërtim e sipër. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Sipas informacioneve fillestare, incidenti ka ndodhur gjatë punës në një ndërtesë që është në fazën e ndërtimit. Autoritetet kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit tragjik.

Ende nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me identitetin e viktimave apo nivelin e lartësisë nga ku kanë rënë. Policia, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, po vazhdon hetimet.

Continue Reading

Lajmet

MPJD – bashkatdhetarëve: Udhëtoni vetëm me dokumente valide

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës apelon të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë në Kosovë që gjatë udhëtimit të kenë dokumente të vlefshme, përmes transportit rrugor.

Përmes një njoftimi zyrtar, MPJD thekson se udhëtimi me dokumente të skaduara nuk lejohet nëpër territoret e disa shteteve, pavarësisht nga praktikat e vendit ku nis udhëtimi.

Duke iu referuar rasteve të fundit të paraqitura gjatë kalimeve tranzit, veçanërisht nëpër territorin e Italisë, theksojmë nevojën që qytetarët të verifikojnë paraprakisht kërkesat për dokumentacion për secilin vend që kalojnë gjatë udhëtimit të tyre.

Lusim qytetarët që të planifikojnë udhëtimet e tyre me kujdes dhe të informohen për kushtet e kalimit nëpër secilin shtet përmes të cilit udhëtojnë. Në raste pasigurie, ju ftojmë të kontaktoni misionet tona diplomatike dhe konsullore për udhëzime shtesë”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Policia po heton vdekjen e një gruaje në Drenas

Published

on

By

Një grua është gjetur pa shenja jete të dielën në Drenas. Policia ka iniciuar rast “Hetim i vdekjes”.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Është raportuar se viktima femër kosovare  është gjetur pa shenja jete. Njësitë policore si dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, thuhet në njoftim./BetimipërDrejtësi

Continue Reading

Të kërkuara