Sport

​Guardiola: UEFA dhe FIFA po i vrasin lojtarët

Published

on

Pep Guardiola ka mbrojtur politikën e tij të rotacionit mes përpjekjes së vazhdueshme të Manchester Cityt për të fituar të gjitha trofetë, ndërsa pretendon se UEFA dhe FIFA po i vrasin lojtarët me vendimet e tyre të planifikuara.

Guardiola bëri gjashtë ndryshime në formacionin startues, ndërsa City u zhvendos edhe një hap më afër titullit të Premier Ligës duke mposhtur Leicester Cityn me rezultatin 2-0 në “King Poëer Stadium” të shtunën.

Tekniku spanjoll është zotuar të vazhdojë ta ndryshojë formacionin e tij përpara një takimi çerekfinal të Ligës së Kampionëve me Borussia Dortmundin, duke këmbëngulur që lojtarët e tij nuk mund të pritet të luajnë tre ndeshje në javë pa pushim të duhur.

“Ata janë qenie njerëzore, nuk janë makina. Unë i njoh lojtarët, disa prej tyre janë të mërzitur gjatë gjithë kohës sepse duan të luajnë çdo ditë, por kjo nuk është e mundur”, tha fillimisht trajneri i Manchester Cityt.

“Të garosh në të gjitha garat në këtë vit pa spektatorë, në garën më të shkurtër ndonjëherë, nëse nuk bëni ndryshime, nuk garoni në të gjitha garat dhe nuk do të jeni në pozicionin që jemi tani. Sigurisht që ata mund të luanin, ata kanë një mentalitet të pabesueshëm, por kanë nevojë për pushim. UEFA dhe FIFA po i vrasin lojtarët sepse është shumë. Ne nuk kemi pasur asnjë mesjavë pushim që kur kemi filluar, as edhe një. Nuk ka asnjë lojtar që mund të përballojë këtë, jo vetëm fizikisht, por mendërisht të jetë gati çdo ditë për të garuar kundër kundërshtarëve për të fituar ndeshjen. Është e pamundur.”, tha në fund Guardiola.

Lajmet

​Wilshere gati për një rikthim sensacional te Arsenali

Published

on

Ish-mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere, thuhet se është në rrugën e duhur për një rikthim surprizë në “Emirates” si trajner, pasi dha dorëheqjen nga roli i tij te Norwich City.

33-vjeçari më parë ka punuar me ekipin nën-18 vjeç të Arsenalit përpara se të largohej për t’u bashkuar me stafin e trajnerëve të Johannes Hoff Thorup te Norwich .

Wilshire u emërua trajner i përkohshëm i klubit pas shkarkimit të Thorup, por më pas u largua kur Liam Manning mori drejtimin e klubit.

Sipas “BBC”, ish-mesfushori i Arsenalit dhe Anglisë mund të jetë gati të ribashkohet me ish-klubin e tij.

Wilshere po merret në konsideratë fuqishëm për punën e ekipit U21, megjithëse ende nuk është marrë asnjë vendim konkret nga Arsenali.

Ai padyshim po përpiqet të bëjë hapin tjetër në karrierën e tij si trajner, pasi u intervistua për punën te Plymouth Argyle pas largimit të Ian Foster.

Fatkeqësisht për Wilshire, ai humbi ndaj ish-mesfushorit të Man United, Tom Cleverley, i cili tashmë ka përvojë si trajner në Championship me Watford.

Continue Reading

Lajmet

​Alonso i pakënaqur me yllin e Real Madridit

Published

on

E ardhmja e Rodrygos te Real Madridi është nën vëzhgim të ri, me trajnerin e ri Xabi Alonso që thuhet se nuk është “plotësisht i kënaqur” me performancat e brazilianit.

Sipas The “Athletic”, Alonso po kërkon të shtojë më shumë lojtarë në skuadrën e tij para se të mbyllet afati kalimtar i verës dhe do të kërkojë të zëvendësojë Rodrygon, 24 vjeç, nëse ai largohet.

Rodrygo aktualisht po punon me agjentin e tij Pini Zahavi për një largim të mundshëm, pasi është gjithnjë e më i shqetësuar për rolin e tij në klub.

Kuptohet që Real Madridi do të ishte i hapur për të shitur anësorin brazilian nëse një ofertë mjaft e mirë vjen së shpejti.

Skuadrat e Premier Ligës, Arsenal dhe Tottenham, janë lidhur ngushtë me një lojtar të ri, teksa kërkojnë të përforcojnë opsionet e tyre sulmuese për sezonin 2025/26.

Continue Reading

Aktualitet

UBT pret në vizitë zyrtare Kryetarin e FFK-së, Agim Ademi – fokus te edukimi dhe inovacioni në sport

Published

on

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në UBT, ku është mirëpritur nga Presidenti dhe Themeluesi, Rektori, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, në ambientet e Parkut Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan.

Gjatë kësaj vizite, Ademi pati mundësinë të njihet nga afër me kapacitetet infrastrukturore, laboratorët e avancuar, si dhe projektet ndërdisiplinore që po zhvillohen në UBT.

Rektori Hajrizi dhe Kryetari Ademi diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet UBT-së dhe FFK-së, me qëllim të ndërlidhjes së teknologjisë, inovacionit dhe sportit në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të të rinjve dhe shoqërisë në përgjithësi.

Gjatë vizitës së tij në UBT, Kryetari Ademi, vlerësoi rolin udhëheqës të këtij institucioni në fushën e arsimit, teknologjisë dhe inovacionit. Ai u shpreh i impresionuar nga projektet dhe potenciali që UBT ofron për zhvillimin e të rinjve dhe për krijimin e bashkëpunimeve konkrete ndërmjet sportit dhe edukimit.

“Sot pata kënaqësinë të vizitoj UBT-në në Prishtinë, një qendër jo vetëm e dijes dhe inovacionit, por që me të drejtë mund të quhet edhe një ‘smart city’ brenda kryeqytetit tonë. Ishte impresionuese të shihja nga afër një institucion që jo vetëm e ndjek hapin e zhvillimit teknologjik, por edhe kontribuon në të, me një program të sofistikuar që përfshin gjithçka – nga bazat deri te formimi i shkencëtarëve në profile të ndryshme”, u shpreh Ademi.

Rektori Hajrizi theksoi se përmes programeve bashkëkohore dhe investimeve në infrastrukturë moderne, UBT jo vetëm që udhëheq në fushën akademike, por gjithashtu kontribuon drejtpërdrejt në përgatitjen e sportistëve dhe trajnerëve të rinj, duke i dhënë vendit një bazë të fortë për afirmim në arenën ndërkombëtare.

“UBT është shndërruar në një qendër unike arsimore e inovative, ku talentet e reja jo vetëm edukohen, por edhe fuqizohen për të qenë kampionë në sport, shkencë dhe jetë. Kemi krijuar një ekosistem që i tejkalon kufijtë e edukimit tradicional – duke integruar teknologjinë, lidershipin dhe përgatitjen praktike me standarde ndërkombëtare, për të formuar gjenerata të gatshme të konkurrojnë në çdo arenë”, theksoi Rektori Hajrizi.

Vizita e Kryetarit të FFK-së në UBT hap perspektiva të reja për bashkëpunim në fusha të ndryshme si teknologjia sportive, edukimi i trajnerëve përmes platformave digjitale, organizimi i ngjarjeve të përbashkëta dhe mbështetja e inovacionit në sport.

UBT, si institucion lider në arsimin e lartë në rajon, vazhdon të dëshmojë se është një partner i besueshëm për bashkëpunime strategjike me institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, UBT veçon edhe Fakultetin e Shkencave të Sportit dhe të Lëvizjes, përmes të cilit synon të kontribuojë në zhvillimin e sportit në vend duke nxjerrë kuadro të rinj profesionalë dhe talente të reja, të cilat do të mund të afirmohen në skenën ndërkombëtare përmes përgatitjes me standarde të larta dhe inspirimit nga kampionët botërorë.

Continue Reading

Lajmet

Edicioni i ri në Serie-A vjen me risi në ndarjen e drejtësisë

Published

on

Sezonin e ardhshëm, futbolli italian do të sjellë një risi të rëndësishme në komunikimin me publikun. Gjyqtarët do të shpjegojnë vendimet e marra pas ndërhyrjes së VAR-it drejtpërdrejt në stadium dhe në transmetim televiziv.

Lajmi u konfirmua nga Gianluca Rocchi, përzgjedhësi i gjyqtarëve të Serie A dhe Serie B, gjatë takimit parasezonal të mbajtur në Cascia.

“Ky është një hap i madh përpara në drejtim të transparencës, një vlerë që e kemi ruajtur prej vitesh”, tha Rocchi. “Tani shpjegimet do të jepen në kohë reale, përpara të gjithëve”.

Ai shtoi se për këtë risi po përgatitet një grup i posaçëm gjyqtarësh, me synim unifikimin e gjuhës dhe përmbajtjes së komunikimit, për t’u bërë sa më të qartë për publikun.

Sipas Rocchit, nuk do të vendoset një kohë maksimale për këto njoftime, pasi secili gjyqtar ka stilin dhe ritmin e vet. “Do të përqendrohemi tek cilësia e komunikimit, më shumë se tek kufijtë e ngurtë kohorë”, përfundoi ai.

Continue Reading

Të kërkuara