Lajmet

​Grupi Parlamentar i AAK-së takohet me përfaqësues të Sindikatës së Policisë

Berisha tha se në takim me kryetarin e sindikatës biseduan edhe për rrezikshmërinë e policëve dhe ligjin e pagave.

Published

on

Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha tha se qeveria po i lufton sindikatat dhe sipas tij po tenton të instalojë diktaturë. Pas takimit që deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës zhvilluan me përfaqësues të sindikatës së Policisë së Kosovës, Berisha tha se pushteti po synon të mbysë zërin e sindikalistëve derisa shtoi që Aleanca do t’i adresojë këto çështje në Kuvendin e Kosovës.

Berisha tha se në takim me kryetarin e sindikatës biseduan edhe për rrezikshmërinë e policëve dhe ligjin e pagave.

“Po luftohen sindikatat, për Policinë e Kosovës folëm për rrzikshmërinë e policëve, kemi 22 të rënë apo dëshmorë të policisë, folëm për ligjin e pagave dhe folëm edhe për shumë çështje të tjera të cilat do t’i adresojmë edhe si grup parlamentar edhe si kryetar i komisionit në Parlmentin e Kosovës në mënyrë që të ndihmohet Policia e Kosovës. Çka morëm vesh po tentohet me u instalu diktaturë të sindikatat, do tw thotë janë fshi, këto janë të ligjshme çdokund në botë, pse pushteti do me mbyt zanin e sindikatave kjo është e çuditshme, është temë që do të merremi”, tha Berisha.

Ndërsa kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri tha se para deputetëve kanë adresuar shqetësime që sipas tij i kanë bërë të njohura edhe në kërkesat e tyre me shkrim dhe që lidhen me ligjin për paga.

“Kemi diskutuar për ligjin e pagave, për rrezikshmërinë e policisë, për ndërhyrjen që na është bërë nga Thesari i Shtetit në anëtarësinë e sindikatës… Te ligji i pagave ne diskutuam rreth rrezikshmërisë sw Policisë së Kosovës që në këtë draftligj i cili na është ofruar ajo është hequr fare, mandej vlerë e koeficientit, rangimi i koeficientëve krahsuar me institucionet e tjera, rrezikshmëria dhe shumw çwshtje të tjera”, tha ai.

Deputetët e AAK-së kanë zhvilluar disa takime me përfaqësues të sindikatave dhe kanë kërkuar që të bëhen publik koeficientët e projektligjit për paga.

Sipas AAK-së ky projektligj si dhe ai për zyrtarët publik duhet të miratohen këtë vit ndërsa zbatimi i tyre të fillojë në vitin 2023.

Continue Reading

Aktualitet

Kosova humb 114 milionë euro për energji, Shoqata e Prodhuesve fajëson institucionet

Published

on

Shoqata e Prodhuesve Vendor ka reaguar ashpër pas lajmeve se Kosova ka humbur 114 milionë euro nga projektet e Bashkimit Evropian të dedikuara për fushën e energjisë, si pasojë e sanksioneve të vendosura nga BE-ja.

Përmes një reagimi në Facebook, përfaqësuesi i shoqatës, Kushtrim Ajvazi, ka kritikuar institucionet e vendit për, siç e quan ai, dështimin në ruajtjen e interesit shtetëror dhe ekonomik.

“Për informaten tuaj, Kosova ka humbur 114 milionë € projekte në fushën e energjisë nga sanksionet e BE-së. Këto mjete ishin të destinuara për zhvillim dhe stabilitet të furnizimit energjetik”, ka shkruar Ajvazi.

Ai ka hedhur poshtë arsyetimin e institucioneve që dalja e Kosovës në tregun e lirë të energjisë ishte një kusht nga BE-ja.

“Mos e përdorni më arsyetimin se e kemi pas kusht nga BE-ja me dalë në treg të lirë, se është marre për juve”, ka përfunduar ai

Continue Reading

Aktualitet

UBT ofron Master në Psikologji me standarde evropiane

Published

on

UBT ofron programin Psikologji në nivelin Master, i cili synon përgatitjen e profesionistëve të aftë për të kuptuar mendjen dhe sjelljen njerëzore, si dhe për t’u shërbyer individëve dhe komunitetit në fusha të ndryshme të shëndetit mendor.

Ky program dyvjeçar, i akredituar sipas standardeve më të larta evropiane, ofron njohuri dhe përvojë praktike në psikologjinë klinike, këshilluese, edukative dhe organizative. Studentët mësojnë teknika të avancuara të vlerësimit psikologjik, terapitë moderne, si dhe metodologjitë kërkimore të cilat u japin atyre kompetencat e nevojshme për t’u bërë pjesë aktive e zgjidhjes së sfidave psiko-sociale.

Misioni i programit

Programi ka për qëllim të edukojë dhe fuqizojë psikologët e ardhshëm përmes një kurrikule kërkimore, duke promovuar praktikën etike, të menduarit kritik dhe ndjeshmërinë kulturore. Theksi vihet te përgatitja e profesionistëve që do të kontribuojnë jo vetëm në shëndetin mendor dhe kërkimin shkencor, por edhe në zhvillimin e politikave të nivelit kombëtar e ndërkombëtar.

Çfarë ofron Masteri në Psikologji?

  • Kurse të specializuara në psikologji klinike, këshillim, psikologji zhvillimore dhe sociale
  • Një kurrikulë të përputhur me standardet EuroPsy
  • Praktika në institucione shëndetësore, shkolla, organizata joqeveritare dhe komunitete
  • Pjesëmarrje në projekte kërkimore dhe punë në terren
  • Përfshirje në aktivitete të komunitetit me fokus në shëndetin mendor

Karrierë dhe ndikim shoqëror

Diplomuarit e këtij programi janë të përgatitur për një gamë të gjerë rolesh profesionale, nga psikoterapia dhe këshillimi, deri te politika publike dhe hulumtimi shkencor. Ata do të jenë në gjendje të kryejnë vlerësime e ndërhyrje psikologjike, të hartojnë projekte kërkimore, të promovojnë shëndetin mendor në komunitet dhe të ndikojnë në hartimin e politikave sociale dhe shëndetësore.

Stafi dhe kërkimi shkencor

Fakulteti i Psikologjisë në UBT kontribuon në një kulturë të gjallë akademike dhe kërkimore, në përputhje me Strategjinë e Kërkimit 2024–2029. Programi synon zhvillimin e projekteve ndërdisiplinore, bashkëpunimet globale dhe botime shkencore, duke e vendosur Kosovën në hartën ndërkombëtare të studimeve psikologjike.

UBT bashkëpunon ngushtë me institucione shëndetësore dhe organizata të komunitetit për të zhvilluar iniciativa në shëndetin mendor, trajnime profesionale dhe konsultime. Deri në vitin 2029, Masteri në Psikologji synon të jetë:

  • Lider kombëtar në kërkimin dhe trajnimin psikologjik
  • Partner i njohur në Evropën Juglindore
  • Qendër e konferencave dhe botimeve ndërkombëtare
  • Promovues i mirëqenies psiko-sociale nëpërmjet arsimit cilësor dhe përfshirjes në komunitet

Struktura e studimeve

Programi ofron një kurrikulë të balancuar midis teorisë dhe praktikës, me lëndë të avancuara si Psikologji Klinike dhe Psikoterapi, Psikologji Kognitive, Psikopatologji, Psikometri, Etikë në Psikologji dhe përfundon me tezën e masterit dhe praktikën profesionale.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Aktualitet

Edhe pak vende të lira në programin e Ndërtimtarisë në UBT – I vetmi në Kosovë dhe më i kërkuari nga të rinjtë

Published

on

UBT njofton se janë ende pak vende të lira për programin Ndërtimtari dhe Infrastrukturë, programi më i madh dhe i vetmi i këtij profili në Kosovë. Aplikimet vazhdojnë online, duke i dhënë mundësi të rinjve të regjistrohen në një nga programet më të kërkuara të fakultetit të inxhinierisë.

Programi ofron një kombinim të teorisë moderne dhe praktikës së orientuar drejt tregut, me fokus në ndërtimin, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së qëndrueshme. Studentët përfitojnë nga laboratorë të avancuar, bashkëpunime me sektorin privat dhe projekte praktike që synojnë përgatitjen e profesionistëve të gatshëm për tregun e punës.

Aplikimet mund të bëhen online në adresën: APLIKIMI ONLINE NË UBT

Continue Reading

Aktualitet

Hoti: BE-ja pezulloi 7.1 milionë euro në total, përfshi 600 milionë euro projekte

Published

on

Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës kanë pasur ndikim të thellë financiar për vendin, me një kosto të përgjithshme që arrin në 613.4 milionë euro për periudhën qershor 2023- prill 2025 thotë ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.

Sipas Hotit kjo shifër përfshin projektet që janë pezulluar për një afat të pacaktuar si pjesë e sanksioneve të vendosura nga Brukseli.

“613.4 milionë euro është kostoja totale e masave të BE-së ndaj Kosovës për periudhën qershor 2023-prill 2025. Këtu përfshihen projektet e pezulluara për afat të pacaktuar”, ka shkruar Hoti

Por sipas tij, nga kjo shumë, 7.1 milionë euro janë fonde të humbura përfundimisht.

“Nga kjo shumë, 7.1 milionë euro janë të humbura plotësisht, të cilat parashiheshin për bujqësi, turizëm rural, ndërmarrje etj. Sektorët më së shumti të ndikuar janë: mjedisi 351 milionë euro, energjia 114 milionë euro, digjitalizimi 57 milionë euro, kultura 15 milionë euro etj”.

Continue Reading

Të kërkuara