Lajmet

​Grupi i gjakut zbulon profilin tuaj të plotë psikologjik – dhe me kë pajtoheni më së miri

Published

on

Ekziston gjithashtu një mendim i përhapur se një grup i caktuar gjaku mund të na bëjë më të prirë ndaj sëmundjeve vdekjeprurëse ose mund të na mbrojë prej tyre, dhe dieta nga grupet e gjakut po bëhet gjithnjë e më popullore.

Dhe çfarë ka zbuluar shkenca për secilin grup gjaku.

Grupi i gjakut A

Nëse keni grupin e gjakut A, keni tipare fantastike. Ju jeni seriozë, krijues, të zgjuar, të rezervuar, të durueshëm dhe të përgjegjshëm. Ndonjëherë jeni pak kokëfortë dhe rrallë lejoni që “gjërat të thyhen mbi kurrizin tuaj”. Ju jeni një person i fortë dhe i qëndrueshëm.

E keni shumë të vështirë të shprehni ndjenjat tuaja dhe keni frikë t’i nënshtroheni atyre. Ju mungon guximi dhe ju dhemb mjaft. Ju jeni një shpirt romantik. Në dashuri, ju jeni më të pajtueshëm me njerëzit që kanë grupet e gjakut A dhe AB.

Njerëzit ju perceptojnë si një person intensiv, dhe kjo mund të lidhet me faktin se njerëzit me grupin e gjakut A kanë nivele më të larta të kortizolit, një hormon stresi, që rrjedh nëpër venat e tyre. Njerëzit me grupin e gjakut A do të preferonin aktivitetin fizik të tillë si joga ose Tai Chi sesa vrapimi ose ngritja e peshave sepse ato zvogëlojnë tensionin dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Avantazhi i njerëzve me grupin e gjakut A – ata janë më pak tërheqës për mushkonjat, sipas një studimi të kryer nga Instituti i Teknologjisë së Kontrollit të Dëmtuesve.

Grupi i gjakut B

Ky grup gjaku u zhvillua në savanat e nxehta të Afrikës Lindore dhe më pas u përhap nëpër rrafshnaltën e ftohtë të Himalaja te masat e luftëtarëve që dominuan rajonin.

Nëse keni grupin e gjakut B, jeni pasionantë, aktivë, krijues dhe të fortë. Ju jeni një person praktik dhe preferoni t’i bëni gjërat deri në fund sesa të ëndërroni. Ndonjëherë jeni pak impulsivë dhe të papërgjegjshëm dhe e keni të vështirë t’i falni njerëzit. Ju jeni fleksibël dhe keni një shpirt aventurier.

Jeni të preokupuar me momentin aktual dhe nuk ju intereson shumë ajo që do të vijë, por sapo të bini në dashuri, askush tjetër nuk ekziston. Në dashuri, ju jeni më të pajtueshëm me njerëzit që kanë grupet e gjakut B dhe AB.

Bilanci është më i rëndësishmi për njerëzit me grupin e gjakut B. Nëse kaloni nga ekstremi në ekstrem, mund të prishni ritmin tuaj të gjumit, të rrisni rrezikun e depresionit dhe rezistencës ndaj insulinës, thotë Peter J. D’Adamo, mjek naturopatik dhe autor i “4 grupeve të gjakut për 4 dieta”. Njerëzit me grupin e gjakut B duhet të hanë perime jeshile dhe produkte të qumështit me pak yndyrë.

Grupi i gjakut AB

Nëse keni grup gjaku AB, jeni një person i qetë, racional dhe i adaptueshëm. Ju gjithashtu mund të jeni kritikë dhe të pavendosur. Disa njerëz madje mendojnë se keni një personalitet të dyfishtë. Ndonjëherë ju duhet pak më shumë kohë për të pranuar disa gjëra.

Ju jetoni sipas ndjenjave tuaja. Kjo është arsyeja pse ndonjëherë mund të veproni naivë. Ju mund të gjeni shokun tuaj të shpirtit në çdo grup gjaku.

Një studim, i botuar në revistën Neurology, zbuloi se njerëzit me grupin e gjakut AB kishin një rrezik prej 82 për qind më të lartë të rënies njohëse dhe ishin në rrezikun më të lartë të humbjes së kujtesës më vonë në jetë. Nëse keni një grup gjaku AB, është e rëndësishme që të jetoni një mënyrë jetese të shëndetshme.

Sipas një studimi të Universitetit të Harvardit, njerëzit me grupin e gjakut AB kanë një rrezik 23 për qind më të lartë të sëmundjeve të zemrës sesa njerëzit me grupin e gjakut 0. Shmangni kafeinën, alkoolin dhe pirjen e duhanit.

Grupi i gjakut 0

Nëse keni grupin e gjakut 0, jeni një person plot vetëbesim dhe optimizëm. Ju keni një vullnet të fortë dhe një intuitë shumë të zhvilluar. Ju jeni një person social dhe shpesh jeni në qendër të vëmendjes. Megjithatë, ju e dini se si të jeni të fiksuar pas vetes. Ju gjithashtu mund të jeni të ftohtë dhe të paparashikueshëm.

Në dashuri silleni si në biznes: jeni të plotë dhe këmbëngulës, pa komplekse, veproni hapur dhe me besim.

Ju jeni më të pajtueshëm me njerëzit që kanë grupin e gjakut 0 dhe AB.

Njerëzit me grupin e gjakut 0 janë shumë rezistues ndaj stresit, por kur stresi i kapërcen, ata e kanë të vështirë të pushojnë. Njerëzit me grupin e gjakut 0 kërkojnë ushtrime pak më intensive.

Lajmet

​Osmani fton në takim partitë për dekretimin e datës së zgjedhjeve lokale

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës ka ftuar në takim partitë politike, ku pritet të diskutohet data e zgjedhjeve të reja lokale.

Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina bëri të ditur për KosovaPress se takimi do të mbahet të mërkurën.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Menjëherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve”, ka thënë ai.

Ende nuk dihet ora se kur do të mbahet takimi.

Continue Reading

Lajmet

Global UBT Fest 2025 – Festivali veror i dijes po vjen së shpejti

Published

on

By

Jeni të ftuar të bëheni pjesë e ngjarjes më të madhe dhe më emocionuese të verës në botën e dijes dhe inovacionit! Global UBT Fest 2025 është festivali veror i dijes që mbledh në një vend mbi 30 shkolla verore të ndryshme, me mbi 300 folës kombëtarë dhe ndërkombëtarë nga fusha të ndryshme të shkencës, teknologjisë, artit, kulturës dhe zhvillimit personal.

Ky festival unik zhvillohet gjatë gjithë muajit Korrik 2025, duke ju ofruar një program të pasur dhe shumëdimensional që synon të zgjojë kuriozitetin, të frymëzojë dhe të lidhë njerëz nga e gjithë bota.

Çfarë do të përjetoni në Global UBT Fest 2025?

  • Forume të dedikuara me diskutime dhe debate mbi temat më të rëndësishme dhe aktuale të kohës;
  • Punëtori praktike që ju japin mundësi të mësoni aftësi të reja dhe të zhvilloni potencialin tuaj në fusha të ndryshme;
  • Gara të ndryshme që sfidojnë kreativitetin dhe dijen tuaj, me mundësi për çmime dhe njohje;
  • Koncerte dhe aktivitete kulturore që sjellin argëtim dhe një atmosferë festive për të gjithë pjesëmarrësit;
  • Eksperienca unike që vetëm Global UBT Fest mund t’ju ofrojë — një mundësi për rrjetëzim, shkëmbim ideje dhe krijim lidhjesh të reja në një mjedis stimulues.

Ky festival është projektuar për të ofruar një eksperiencë gjithëpërfshirëse dhe të paharrueshme për çdo pjesëmarrës, qoftë student, profesionist apo thjesht një person që kërkon të zhvillojë veten dhe të zgjojë pasionin për dijen.

Regjistrimi është tashmë i hapur: REGJISTROHU TANI

Mos e humbisni shansin për t’u bërë pjesë e kësaj ngjarje të jashtëzakonshëm.

Për më shumë informacion dhe për të siguruar vendin tuaj, vizitoni: https://forms.office.com/e/kwSSxXfsq0

Bashkohuni me ne këtë verë në Global UBT Fest 2025 dhe përjetoni verën më të pasur me dije, inspirim dhe argëtim!

Continue Reading

Lajmet

Takimi i radhës me Dr. Tanja Tamminen: Studentët e UBT-së thellojnë njohuritë mbi sigurinë evropiane dhe diplomacinë ndërkombëtare

Published

on

By

Në vazhdën e aktiviteteve ndërkombëtare akademike dhe angazhimit të UBT-së për të sjellë ekspertizë globale në auditorë, studentët e Studimeve të Sigurisë zhvilluan me sukses takimin e radhës me Dr. Tanja Tamminen, eksperte e njohur në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë së Bashkimit Evropian.

Ky takim u zhvillua si vazhdim i ligjëratës së mëparshme dhe dëshmon interesimin e ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet UBT-së dhe ekspertëve ndërkombëtarë. Temë qendrore e diskutimit ishte dinamika e përfshirjes së Bashkimit Evropian në misionet civile të menaxhimit të krizave, si dhe ndikimi i tyre në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën.

Studentët patën mundësinë të ngrenë pyetje më të thelluara dhe të diskutojnë çështje praktike që lidhen me sfidat dhe rolin strategjik të BE-së në garantimin e sigurisë në rajonet me ndjeshmëri politike dhe institucionale. Diskutimi u pasurua me përvoja të drejtpërdrejta nga misionet EULEX në Kosovë dhe EUAM në Ukrainë, të cilat Dr. Tamminen i ndau me pjesëmarrësit me shumë transparencë dhe profesionalizëm.

Ky takim u mundësua falë përkushtimit të Profesor Naim Dedushaj, i cili ka luajtur një rol kyç në ndërtimin e urave të komunikimit me profesionistë të profilit të lartë në nivel evropian. Për më tepër, u diskutuan edhe hapa konkretë për praktika studentore në institucionet evropiane, duke hapur mundësi të reja për studentët që synojnë karrierë ndërkombëtare në fushën e diplomacisë dhe sigurisë.

Continue Reading

Lajmet

UBT organizon punëtori përgatitore në kuadër të projektit ndërkombëtar COWEB

Published

on

By

Në kuadër të projektit ndërkombëtar COWEB, i mbështetur nga programi Erasmus+, Fakulteti Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT organizoi një punëtori përgatitore me studentët pjesëmarrës në këtë iniciativë të rëndësishme ndërkombëtare.

Punëtoria u udhëheq nga Dekani i Fakultetit MBE, Prof. Muhamet Gërvalla, në bashkëpunim me profesorët Gonxhe Beqiri, Engelbert Zefaj dhe Kestrim Avdimetaj, dhe kishte për qëllim përgatitjen e studentëve për prezantimin virtual të planeve të tyre të biznesit më datë 4 qershor, përpara një komisioni vlerësues ndërkombëtar. Studentët kanë punuar për pesë javë me radhë në mënyrë virtuale, së bashku me bashkëmoshatarë nga vendet e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, duke zhvilluar ide inovative për shërbime turistike digjitale.

Propozimet e tyre janë të orientuara drejt objektivave të “Shtegut Trans Dinarik”, një rrugë ndërkombëtare për biçiklistë që kalon nëpër territorin e Kosovës, nga Vërmica deri në Kullë. Këto projekte synojnë të ofrojnë zgjidhje digjitale që përmirësojnë përvojën turistike dhe nxisin zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në rajon.

Projekti COWEB – që fokusohet në konceptin e Mësimit me Bashkëpunim Virtual (Virtual Collaborative Learning) – ka nisur në vitin 2023 dhe tashmë ka hyrë në fazën përmbyllëse. Në këtë projekt marrin pjesë 10 universitete nga 7 vende të ndryshme, përkatësisht 3 nga Bashkimi Evropian dhe 4 nga Ballkani Perëndimor.

Ky aktivitet është një tjetër dëshmi e përkushtimit të UBT-së ndaj përfshirjes në projekte ndërkombëtare, si dhe ndaj promovimit të ndërmarrësisë, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm turistik, duke ofruar mundësi të reja për studentët e saj në një kontekst ndërkombëtar dhe bashkëkohor.

Continue Reading

Të kërkuara