Sport

​Grupi E; Belgjika dhe Çekia regjistrojnë fitore, ja renditja tabelare

Published

on

Kombëtarja e Belgjikës regjistroi mbrëmë fitoren më të thellë nga të gjitha kombëtaret që zhvilluan ndeshje, duke e mposhtur Estoninë me rezultat 5:2.

Belgët ishin mysafirë në stadiumin “Guillermo Cuadra Fernandez”, në të cilin e mposhtën me rezultat bindës kombëtaren estoneze.

Belgjika dhe Estonia gjenden në Grupin E të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, së bashku me kombëtaret e tjera si Republikën Çeke, Uellsin dhe Bjellorusisë.

Në vendin e parë gjendet Belgjika me 10 pikë, tre më shumë se Çekia që zë vendin e dytë. Uellsi dhe Bjellorusia ndajnë nga tre pikë së bashku në pozitat tre dhe katër, kurse në pozitën e fundit gjendet Estonia me asnjë pikë.

Renditja tabelare e Grupit E vijon si më poshtë:

1.Belgjika – 4 ndeshje – 10 pikë

2.Republika e Çekisë – 4 ndeshje – 7 pikë

3.Uellsi – 2 ndeshje – 3 pikë

4.Bjellorusia – 3 ndeshje – 3 pikë

5.Estonia – 3 ndeshje – 0 pikë 

Aktualitet

Tifozët letonezë fishkëllejnë kundër serbëve pas thirrjeve “Kosova është Serbi”

Published

on

Edhe në arenat sportive, Serbia vazhdon të përdorë çdo formë për të sulmuar dhe provokuar Kosovën. Kjo u dëshmua sërish të shtunën, në orën 15:00, gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës mes Letonisë dhe Serbisë, e zhvilluar në stadiumin e Rigës.

Autoritetet letone nuk toleruan sjelljet provokuese të tifozëve serbë, dhe organizatorët e ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës midis Letonisë dhe Serbisë, nuk lejuan që tifozët mysafirë të sillnin në stadium asnjë simbol serb.

Policia ndaloi ekspozimin e flamujve serbë, simboleve nacionaliste dhe sloganeve anti-Kosovë.

Tifozët serbë u detyruan të heqin rrobat që mbanin mesazhe kundër Kosovës, ndërsa sendet e ndaluara iu konfiskuan në hyrje të stadiumit.

Përpjekjet e tyre për të kënduar korin famëkeq “Kosova është Serbi” u pritën me fishkëllima nga tifozët letonë, duke treguar se publiku evropian nuk e mbështet më propagandën e vjetër serbe.

Pas golit të Dušan Vlahović në minutën e 12-të të ndeshjes, tifozët serbë shpërthyen në brohoritje dhe brohoritën: “Kosova është Serbi”.

Kjo nuk është hera e parë që Serbia përdor ngjarjet sportive për të çuar përpara mesazhe nacionaliste dhe provokuese ndaj Kosovës. Në shumë ndeshje të mëparshme, Serbia ka shfrytëzuar minutazhin sportiv për të bërë thirrje politike, për të afishuar parulla ofenduese dhe për të provokuar me flamuj apo simbole që nxisin urrejtje./S.K/EO/Pamfleti/

Continue Reading

Aktualitet

Kosova mësoi rivalët e parakualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029

Published

on

Për FIBA ​​EuroBasket 2029 që mbahet në kryeqytetin letonez, Riga, sot nga ora 10:30 është zhvilluar shorti i Raundit të Parë të Parakualifikimeve. në kryeqytetin letonez, Riga.

Ceremonia do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të FIBA-s në YouTube.

10 kombëtare janë të ndara në katër vazo nga FIBA sipas renditjes botërore dhe një grup do të përbëhet nga katër shtete dhe dy grupet e tjera do të përbëhen nga tre shtete.

Kosova është në vazon e dytë dhe sot do të mësojë kundërshtarët.

Raundi i Parë i Parakualifikimeve do të luhet në tre dritare: nëntor 2025, shkurt 2026 dhe qershor-korrik 2026.

Katër kombëtare – tre fitueset e grupeve dhe vendi i dytë më i mirë do të kualifikohen në Raundin e Dytë.

Vazo 2: Kosova, Norvegjia, Irlanda./S.K/KP/

Continue Reading

Sport

Conor McGregor, “ylli” i UFC-së, kërkon të bëhet president!

Published

on

‘Ylli’ i UFC-së, Conor McGregor, synon të kandidojë për president të Irlandës, por përballë tij qëndron një pengesë e madhe: ai nuk ka përmbushur ende kriteret ligjore për t’u futur në listën e kandidatëve.

Kandidatura e tij, e bazuar në një platformë populiste dhe kundër immigracionit, kërkon mbështetjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve që të kontaktojnë këshilltarët lokalë për t’i siguruar nominimin.

McGregor publikoi një video jashtë ndërtesave qeveritare në Dublin, ku rikonfirmoi qëndrimet kundër politikave aktuale të vendit dhe premtimin për të adresuar rritjen e fëmijëve pa strehë në Irlandë nëse zgjidhet president.

Në mesazhin e shoqëruar me videon, ai u bëri thirrje mbështetësve të kontaktojnë këshilltarët lokalë për t’ia siguruar nominimin.

Sipas ligjit zgjedhor irlandez, çdo qytetar duhet të jetë të paktën 35 vjeç dhe të nominohet nga të paktën 20 anëtarë të Oireachtas (parlamenti i Irlandës) ose nga të paktën katër autoritete lokale për t’u futur në listën zgjedhore.

Yamal shqetëson Barcelonën, dëmtohet në ndeshjen me Spanjën. McGregor, i cili deklaroi se kishte siguruar nominimin, kërkon ndihmë publike për ta arritur këtë. Ai u shpreh se këshilltarët lokalë janë shtylla kurrizore e komuniteteve dhe duhet të përfaqësohen më mirë.

Continue Reading

Sport

Gjermania shënon fitoren e parë

Published

on

Përfaqësuesja e Gjermanisë në futboll, ka shënuar fitoren e parë në kualifikimet për Kupën e Botës 2026. Gjermanët pas disfatës së pësuar nga Sllovakia, të dielën mposhtën Irlandën e Veriut me rezultat 3:1.

Kjo ndeshje e grupit A, u zhvillua në Koln të Gjermanisë. Gjermania e nisi mirë ndeshjen.

Realizoi gol në minutën e shtatë nëpërmjet Serge Gnabryt. Por Irlanda e Veriut nëpërmjet Isaac Price barazoi shifrat. Me rezultatin 1:1 përfundoi pjesa e parë.

Por gjermanët nuk lejuan befasi. Shënuan dy gola në pjesën e dytë për fitoren 3:1. Fillimisht Nadiem Amiri shënoi për 2:1 në minutën e 69-të, kurse tre minuta më vonë gjermanët shënuan edhe golin për 3:1. Golin e tretë për Gjermaninë e shënoi Florian Wirtz.

Sllovakia është në vendin e parë me gjashtë pikë, kurse nga tri pikë kanë Irlanda e Veriut dhe Gjermania.  Luksemburgu mbetet pa pikë.

Continue Reading

Të kërkuara