Lajmet

​Gratë e burgosura kryejnë trajnimin artizanal në Filigran Argjendi

Haxhiu këtë aktivitet e ka konsideruar shumë të suksesshëm.

Published

on

Shërbimi Korrektues i Kosovës në kuadër të aktiviteteve artizanale brenda institucioneve korrektuese, ka përfunduar trajnimin njëvjeçar artizanal në Filigran Argjendi, me të cilën janë certifikuar pesë gra.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu këtë aktivitet e ka konsideruar shumë të suksesshëm, derisa tha se kjo është dëshmi që gratë janë të gatshme të punojnë në çdo ambient.

“Jam e nderuar që sot po marrë pjesë në këtë ceremoni, një sukses që e konsideroj të përbashkët por edhe me relevancë të shumanshme. Gratë e dëshmojnë që janë punëtore në çdo ambient, kudo që ndodhën. Në mesin e tuaj ka talente në fusha të ndryshme që më herët për shkak të rrethanave ndoshta ka qenë e pamundur t’i realizoni ato, mirëpo tani mund t’i zbuloni ato talente dhe t’i ushtroni fal partnerëve që ndihmojnë. Jam e njoftuar se sa punëtore të zellshme ka këtu dhe më bënë të lumtur ky fakt”, tha Haxhiu në cermoninë e cila është mbajtur në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan.

Continue Reading

Lajmet

Nxënësi kosovar sulmon mësuesen me thikë në Essen të Gjermanisë, ndodhet në gjendje kritike

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Essen, Gjermani, ku një nxënës me prejardhje kosovare dyshohet se ka sulmuar me thikë mësuesen e tij në një shkollë profesionale.

Viktima u godit në bark dhe ndodhet në gjendje kritike, duke iu nënshtruar një operacioni urgjent.

Pas sulmit, i riu është arratisur dhe policia gjermane ka nisur një operacion të madh me forca speciale dhe helikopter për kapjen e tij.

Autoritetet kanë bërë apel që qytetarët të shmangin zonën e ngjarjes derisa të sigurohet situata./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Kosova organizon garën ndërkombëtare të çiklizmit “Tour of Kosova 2025”

Published

on

Në Prishtinë ka nisur gara ndërkombëtare e çiklizmit “Tour of Kosova 2025”, e cila zhvillohet l deri më 6 shtator, nën organizimin e Federatës së Çiklizmit të Kosovës dhe me mbështetjen e Ministrisë së Sportit.

Në ceremoninë hapëse mori pjesë Ministri Çeku, i cili u uroi mirëseardhje ekipeve pjesëmarrëse nga vende të ndryshme të botës.

Ai theksoi se gara të tilla janë dëshmi e potencialit të madh sportiv që ka Kosova dhe një hap i rëndësishëm drejt përgatitjes për Lojërat Mesdhetare 2030, ku pritet pjesëmarrje e gjerë ndërkombëtare.

“Tour of Kosova 2025” është garë e kategorisë 2.2 të Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit (UCI). Starti u dha nga sheshi “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, duke vazhduar rrugën nëpër autostradën “Ibrahim Rugova” dhe autostradën “Arbën Xhaferi”.

Në këtë edicion po marrin pjesë 16 ekipe me gjithsej 124 çiklistë nga skuadra elitare evropiane, duke garantuar garë të fortë dhe spektakël sportiv./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Operacion policor për ‘fajde’ dhe ‘shpëlarje parash’, dy persona të arrestuar

Published

on

By

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot një operacion lidhur me veprat penale të “fajdes” dhe “shpëlarjes së parave”.

Sipas komunikatës së përbashkët, gjatë aksionit janë arrestuar dy persona të dyshuar.

Policia e Kosovës, respektivisht hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas zhvillimit të veprimeve hetimore me urdhër të Prokurorisë Speciale, kanë arrestuar B.M dhe Q.M, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “fajde”, “shpërlarje e parave”, “kanosje” , “falsifikim i dokumenteve”, dhe “mashtrim” thuhet në komunikatë.

Autoritetet theksuan se mbeten të përkushtuara që të gjithë kryesit e veprave penale të vihen para përgjegjësisë ligjore./D.B/UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Statcionet policore hapin portën për qytetarët në 26-vjetorin e themelimit të Policisë

Published

on

By

Me rastin e 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Drejtoritë Rajonale si dhe stacionet policore kanë organizuar portën e hapur për qytetarë.

Komandanti i Qendrës, kapiten Sami Halimi, theksoi rolin mbështetës të komunitetit dhe falënderoi qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë.

Ju jeni si pjesë mbështetëse e Policisë së Kosovës dhe polica është mirënjohjes për të gjitha aktivitete që bëni në shërbimin e policisë, në kuadër të 26 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, në të gjitha stacionet e policisë organizohet porta e hapur që organizohet vizita të ndryshme nga kategoritë të ndryshme të shoqërisë. Policia organizon manifestime sikurse si sot. aktivitetet e Policisë në Bashkësi me fëmijë dhe të rinj, ndeshjet sportive e të tjera”, ka theksuar ai./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara