Sport

​Gotze e pranon gabimin e madh të karrierës së tij

Gotze i bie pishman!

Published

on

Ish-ylli i Bayern Munichut dhe Gjermanisë, Mario Gotze, pranon se ka gabuar që refuzoi mundësinë për t’u ribashkuar me Jurgen Kloppin te Liverpooli.

“Ne mbajmë ende kontakte dhe në atë kohë kishim biseduar për kalimin tim te Liverpooli”, tha Gotze, i cili tani luan për PSV-në në Holandë.

“Por unë nuk isha në një gjendje mendore ku mund ta konsideroja atë mundësi, prandaj nuk ndodhi”, vazhdoi ai.

“A jam penduar për këtë? Është gjithmonë e vështirë të shikosh prapa, por nëse më pyet tani, atëherë po, duhet t’i bashkohesha Liverpool-it sigurisht. Thjesht mora një vendim të gabuar, por nuk është pendim”, tha në fund ai.

Sport

Mori vendin e tretë në ‘Berat Green Halfmarathon’, Tirron Mamusha drejt Belgjikës për Kampionatin Evropian

Published

on

Atleti nga Gjakova, Tirron Mamusha po vazhdon me suksese të njëpasnjëshme.

Gjatë fundjavës që lamë pas ai udhëtoi drejt Beratit për të marrë pjesë në ‘Berat Green Halfmarathon’, ku mori vendin e tretë.

Për UBT News Tirroni e dha një prononcim duke thënë përshtypjet e tij për këtë arritje të jashtëzakonshme.

“Garë ishte mjaft e bukur, por aspak e lehtë. Kjo sepse pata pak vështirësi qysh në minutat e parë të vrapimit”, shprehet Mamusha i cili thekson se ka ndjerë shqetësim në këmbën e djathtë.

“Që nga fillimi kisha telashe me këmbën, në muskujt adductor si dhe në zonën e hipit, por mbi të gjitha i’a dola të marrë çmimin e tretë”, thotë atleti Mamusha i cili vjen nga Gjakova.

Përndryshe, ai ka zbuluar se më 12 dhe 13 prill do ta ketë garën e ardhshme në Belgjikë.

“Tani e gjithë vëmendja jonë është drejt Kampionatit Evropian e shpresoj shumë që Kosovës sime do t’i sjell lajme të mira”, përfundon kështu Tirron Mamusha. /Albina Zeneli – UBT News/

Continue Reading

Sport

Kevin De Bruyne njofton largimin nga Manchester City në fund të sezonit

Published

on

Kevin De Bruyne, një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e Manchester Cityt, ka konfirmuar se do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, kur dhe përfundon kontrata e tij me kampionët e Anglisë.

Në një postim emocionues në rrjetet sociale, mesfushori belg shprehu mirënjohjen për periudhën e tij te “Citizens”, duke e cilësuar këtë kapitull si më të mirin në karrierën e tij. De Bruyne, që iu bashkua Cityt në vitin 2015 nga Wolfsburgu, ka fituar 16 trofe, përfshirë gjashtë tituj të Premier League dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2023, një arritje historike për klubin.

Një nga lojtarët më të rëndësishëm të epokës së Pep Guardiolës, De Bruyne është njohur për vizionin e tij të jashtëzakonshëm, pasimet precize dhe ndikimin në lojën e ekipit. Deri tani, nuk është zbuluar ende destinacioni i tij i ardhshëm, por largimi i tij shënon fundin e një epoke të lavdishme për Manchester Cityn.

Continue Reading

Sport

Granit Xhaka, ‘Mbreti’ i pasimeve në Bundesligë

Published

on

Granit Xhaka po tregon përse është një nga mesfushorët më të rëndësishëm në futbollin europian. Sipas statistikave të fundit nga “Bundesliga Match Facts”, mesfushori shqiptar nga Kosova, i cili luan për Bayer Leverkusen, kryeson Bundesligën për performancën më të lartë në pasime.

Me 1966 pasime të suksesshme, Xhaka arrin një performancë pasimi prej 67.0, duke lënë pas rivalët e tij kryesorë, Angelo Stiller të Stuttgart dhe Joshua Kimmich të Bayern Munich. Ky sukses është një tjetër tregues i aftësive të jashtëzakonshme të Xhakës në fushë, dhe vjen në një sezon të shkëlqyer për Leverkusen, që po lufton për titullin në Bundesligë dhe ka shfaqur një stil loje dominues nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso.

Roli i Xhakës në këtë ekip është kyç, duke qenë dirigjenti i mesfushës dhe një faktor vendimtar në ndërtimin e aksioneve sulmuese të skuadrës. Performanca e tij ka qenë thelbësore për sukseset e Leverkusen këtë sezon dhe e pozicionon atë si një nga lojtarët më të shquar në Bundesliga.

Continue Reading

Sport

Stephen Curry fiton duelin me LeBron James, rezultatet në NBA

Published

on

Golden State Warriors ka fituar ndaj Los Angeles Lakers me rezultatin 123-116 në një përballje të ngushtë mes dy ekipesh që luftojnë për titullin në NBA. Stephen Curry ishte i jashtëzakonshëm me 38 pikë, duke udhëhequr Warriors në fushë, ndërsa Moses Podziemski e mbështeti me 28 pikë.

Nga ana tjetër, LeBron James shënoi 33 pikë dhe Austin Reaves shtoi 31, por këto nuk mjaftuan për Lakers për të mposhtur Golden State.

Në ndeshje të tjera, Milwaukee Bucks mundi Philadelphia 126-113, me Giannis Antetokounmpo që shënoi një “triple double” me 35 pikë, 17 rebound dhe 20 asist.

Toronto Raptors pësoi një humbje 112-103 ndaj Portland, ku Shadon Sharpe ishte protagonist me 36 pikë. Po ashtu, skuadra e Miami u mund në shtëpi nga Memphis Grizzlies me rezultatin 110-108, me Ja Morant që udhëhoqi miqtë me 30 pikë, ndërsa 35 pikët e Tyler Herro nuk mjaftuan për të shpëtuar Miami.

Minnesota Timberwolves fitoi 105-90 kundër Brooklyn Nets, me Anthony Edwards që shënoi 28 pikë.

Rezultatet e tjera:

Philadelphia – Milwaukee: 113-126

Washington – Orlando: 97-109

Brooklyn – Minnesota: 90-105

Miami – Memphis: 108-110

Toronto – Portland: 103-112

Lakers – Golden State: 116-123

Continue Reading

Të kërkuara