Lajmet

​Gjyqi ndaj Gucatit e Haradinajt fillon më 7 tetor

Published

on

Më 7 tetor 2021 pritet të hapet procesi i rregullt gjyqësor ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt i cili do të nisë me deklaratën hapëse të prokurorisë.

I gjithë procesi parashihet të përfundojë në fund të dhjetorit të këtij viti, është thënë në konferencën e sotme përgatitore për gjykim të mbajtur nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Trupi gjykues në rastin e ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka miratuar sot kërkesën e prokurorisë për t’i shtuar listës edhe një dëshmitar.

Përveç kësaj, ndër urdhrat që i ka lëshuar gjyqtari, ishte edhe përcaktimi i datës së fillimit të procesit të rregullt gjyqësor derisa po synohet që çështja tërësisht të përfundojë më 17 dhjetor.

Kryetari i trupit gjykues, Charles L. Smith ka deklaruar se ZPS mund të thërrasë tre dëshmitarë për paraqitjen e çështjes së saj.

“Urdhri i parë, pasi janë shqyrtuar argumentet e ngritura nga secila prej palëve dhe sa i takon në veçanti kërkesës së ZPS-së për të shtuar një dëshmitar të ri në listën e dëshmitarëve, trupi gjykues e pranon këtë kërkesë, po ashtu neve do të marrim parasysh edhe parashtrimet nga ZPS, si rezultat i rregullit 118/1A paneli vendos që ZPS mund të thërrasë tre dëshmitarë për paraqitjen e çështjes së saj, përkatësisht dëshmitarin 48-41, 48-42 dhe 48-66. Trupi gjykues e urdhëron më tej ZPS-në që të thërrasë dëshmitarin 48-66 si dëshmitarin e fundit në mënyrë që t’i lejojë kohë të mjaftueshëm mbrojtjes për të marrë në kundërpyetje këtë dëshmitar. ZPS duhet të dorëzojë deri më 1 tetor 2021 listën e dëshmitarëve sipas urdhrit në të cilën ata do të merren në pyetje prej prokurorisë”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.

Pasi ka dëgjuar palët, trupi gjykues ka përcaktuar 7 tetorin si datë për hapjen e procesit gjyqësor, ku ZPS do të lexojë të gjithë aktakuzën në versionin e redaktuar.

“Trupi gjykues përcakton datën për hapjen e çështjes më datë 7 tetor 2021. Më tej në pajtim me rregullin 124/2 dhe parashtrimet e mbrojtjes sa i takon hapjes së çështjes ZPS do të lexojë aktakuzën versionin e korrigjuar siç është depozituar më 5 korrik 2021. ZPS do të jep deklaratën hapëse më 7 tetor dhe do të përpiqet të përfundojë deklaratën e tillë brenda kësaj date”, ka thënë Smith.

Mbrojtja ka kërkuar që aktakuza të lexohet tërësisht në publik, meqë siç kanë theksuar ata, gjyqi është publik dhe aktakuza në tërësi paraqet pretendimet si ZPS i shkruan ato.

Ndërsa prokuroria ka deklaruar që parashikojnë dy deri në tre seanca për fjalinë e tyre hapëse me rreth katër korë material audio-viziv.

Kryetari i trupit gjykues ka urdhëruar Zyrën e Prokurorit të Specializuar që t’i jep mbrojtjen listën e provave materiale brenda 24 orëve para hapjes së çështjes, përfshirë këtu edhe video të cilat planifikohen të përdoren si prova materiale prej ZPS-së. Sipas trupit gjykues, prezantimi i ZPS-së duhet të përfundojë më 18 tetor 2021.

Në seancën e sotme u tha se ZPS duhet të përfundojë marrjen në pyetje të dëshmitarëve të saj brenda katër seancave.

Ndërsa për kohën e kundër-pyetjeve nga ana e mbrojtjes, trupi gjykues nuk ka përcaktuar një afat, veçse kryetari i trupit gjykues ka deklaruar se do të ndërhyjnë në kohë nëse është e nevojshme.

“Trupi gjykues përcakton si datën e synuar për mbylljen e çështjes së ZPS-së datën 9 nëntor 2021. Ne, po ashtu, përcaktojmë si datën e synuar për mbylljen e të gjithë çështjes datën 17 dhjetor 2021. Këto dy data mund të ndryshohen në varësi të zhvillimit të procedurave”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.

Ndër të tjera, Smith ka urdhëruar palët të diskutojnë çështje që janë të bëjnë me klasifikimin e provave materiale sa i takon kërkesës për prova të drejtpërdrejta për trupin gjykues.

Deri më 20 shtator, palët duhet të informojnë trupin gjykues për marrëveshjet e tyre dhe çështjet që nuk kanë arritur t’i zgjidhin.

Lajmet

Ramës i tregohen prangat kur merr fjalën për dhënien në shfrytëzim për 50 vjet të “Tulltores”

Published

on

Asamblistët e Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës e kanë penguar fjalimin e kryetarit Përparim Rama, lidhur me dhënien në shfrytëzim afatgjatë të “Tulltores”, në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet të premten. 

Ata me njërën dorë kanë goditur tavolinat dhe me tjetër i kanë treguar Ramës prangat. 

Rama ka qenë duke folur për pikën e parë të rendit të ditës që është “Propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës së Prishtinës, lokacioni “Tulltorja”. 

Rama ka thënë se toka nuk falët po jepet në shfrytëzim dhe sipas tij për këtë shfrytëzim kryeqyteti përfiton 1 milion euro në vit. 

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku përkujton 25-vjetorin e 11 Shtatorit: Kosova e njeh çmimin e lirisë

Published

on

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se sulmet e 11 Shtatorit 2001, ku humbën jetën rreth 3 mijë persona, tronditën mbarë botën dhe mbetën në kujtesën kolektive si një prej akteve më të rënda të terrorizmit.

“Ky sulm nuk ishte vetëm një goditje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por një sfidë brutale ndaj vetë vlerave themelore mbi të cilat ngrihet shoqëria demokratike, lirisë, paqes dhe bashkëjetesës”, ka thënë Abdixhiku.

Ai shprehu solidaritet me familjet e viktimave dhe popullin amerikan, duke theksuar se dhimbja e tyre është pjesë e kujtesës së përbashkët.

Abdixhiku tha se Kosova e njeh nga afër “çmimin e lirisë” dhe rëndësinë e miqësisë me Shtetet e Bashkuara.

“Lidhja e Kosovës me Shtetet e Bashkuara nuk është vetëm marrëdhënie mes dy vendeve; është një lidhje e ndërtuar mbi besim, vlera dhe një histori të përbashkët solidariteti”, u shpreh ai.

Në fund, Abdixhiku riafirmoi përkushtimin e tij ndaj aleancës me SHBA-në dhe vlerave demokratike, duke përmbyllur mesazhin me fjalët: “I përjetshëm qoftë kujtimi për viktimat e 11 Shtatorit”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

PDK nderon viktimat e 11 Shtatorit, Hamza: Jemi krah miqve tanë amerikanë

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, së bashku me deputetët e PDK-së, ka bërë homazhe te memoriali “Kosova Kujton”, në Prishtinë, me rastin e 25-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hamza tha se më 11 shtator 2001, mijëra jetë të pafajshme u humbën në një prej tragjedive më të rënda të kohës moderne.

“Sot jemi me miqtë tanë amerikanë, duke kujtuar viktimat, duke nderuar guximin e ekipeve të emergjencës dhe duke shprehur solidaritetin tonë me të gjithë ata që u prekën nga kjo tragjedi”, tha Hamza.

Ai theksoi se Kosova e njeh rëndësinë e miqësisë dhe mbështetjes së Shteteve të Bashkuara.

“25 vjet më pas, jemi krah miqve tanë amerikanë në kujtim të viktimave dhe në nderim të sakrificës së tyre. Nuk harrojmë kurrë”, u shpreh Hamza./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

1.Gjatë gjumit, një njeri mund të gëlltisë pa e kuptuar edhe insekte shumë të vogla.

 

2.Gjurma e gjuhës së çdo njeriu është unike, njësoj si shenjat e gishtave.

 

3.Nëse teshtin shumë fort, në raste të rralla mund të dëmtohet edhe një brinjë.

 

4.Në shumë reklama, ora vendoset gjithmonë në 10:10 sepse duket më simetrike dhe më e bukur vizualisht.

 

5.Fjala “dreamt” është e vetmja fjalë në anglisht që përfundon me “mt”.

Continue Reading

Të kërkuara