Lajmet

​Gjykata Supreme anulon vendimin e PZAP-së, në Han të Elezit nuk do të ketë zgjedhje

Supremja anulon vendimin e PZAP-së.

Published

on

Faton Fetahu, avokat i kandidatit të PDK-së për kryetar të Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka konfirmuar se Gjykata Supreme e ka anuluar vendimin e PZAP-së për zgjedhjet në këtë komunë e cila u fitua pa balotazh nga Mehmet Ballazhi.

Fetahu ka shkruar në faqen e tij në Facebook se drejtësia për vullnetin e shprehur me votë të qytetarëve të Hanit të Elezit erdhi në vend.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që si Avokat i ri po e filloj punën me vendosjen e drejtësisë për qytetarët e Komunës së Hanit të Elezit, gjegjësisht vullnetit të tyre të shprehur në mënyrë demokratike në zgjedhjet e 17 tetorit për kryetarin Mehmet Ballazhi. Gjykata Supreme sot vendosi për procesin zgjedhor të Hanit të Elezit dhe drejtësia për qytetarët po vjen në vend. Në cilësi të përfaqësuesit të autorizuar të kandidatit për kryetar z.Mehmet Ballazhi, sapo pranova vendimin nga Gjykata Supreme e Kosovës, se ankesa që kam parashtruar është miratuar në tërësi si e bazuar. Ky vendim i Gjykatës Supreme është i rëndësishëm për disa arsye: e para, vulos zgjedhjet e lira, të drejta dhe demokratike në komunën e Hanit të Elezit; e dyta, konfirmon fitoren meritore të z.Mehmet Ballazhi; e treta, ripërcakton qartësisht kushtet dhe rrethanat në të cilat mund të vendoset për rivotim; e katërta, konsideron tërësisht të pabazuar vendimin e PZAP-së; dhe e pesta, i aplikon standardet ndërkombëtare dhe praktikat e mira që aplikon Komisioni i Venecias mbi ruajtjen dhe promovimin e vullnetit të qytetarëve të shprehur në zgjedhje, i cili vullnet nuk mund të devijohet apo të zhvlerësohet tërësisht e lehtësisht – ashtu siç i kam propozuar në ankesë”, ka shkruar ai mes tjerash.

PZAP kishte vendosur që në këtë komunë procesi të shkonte në rivotim, duke aprovuar ankesën e kryetarit Refki Suma.

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara