Kronika e zezë

​Gjykata i dërgon paraburgim të pandehurit, pasi që kishin vënë qarkullim para false

Published

on

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurve O.K., L.S., L.H. dhe S. Sh., pasi kanë kryer veprën penale falsifikim i parasë.

Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 31.12.2020, 27.01.2021, 13.02.2021 dhe 16.02.2021, të pandehurit në bashkëveprim duke e ditur se paratë janë të falsifikuara, i kishin vënë në qarkullim duke i përdorur si të vërteta, duke blerë Iphone X dhe gjësende nëpër markete të ndryshme, me ç’rast kanë dëmtuar persona të ndryshëm./UBTNews

Aktualitet

Arrestohet një person i dyshuar për posedim të Kokainës në Prizren në vlerë rreth 300 mijë euro

Published

on

Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e Njësisë Rajonale për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë ndërmarrë veprime operative të suksesshme që kanë rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale të lidhur me substanca narkotike.

Me datë 11 gusht 2025, në rrugën “Viljam Voker” në Prizren, është arrestuar i dyshuari me iniciale H.K. (1994) shtetas i Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit të realizuar në dy lokacione me urdhër të prokurorit kompetent, në njërën nga lokacionet janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale:

· Substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, me peshë totale 4 kg e 440 gram;

· Dy (2) peshore elektronike;

· Të holla (para) në vlerë prej 260 euro;

· Një (1) pajisje për vakumim të qeseve plastike;

· Një (1) motoçikletë PIAGGIO VESPA;

· Një (1) telefon mobil iPhone 15 Pro Max;

· Një (1) skalper;

· Sasi e konsiderueshme e qeseve plastike për paketim.

Sipas vlerësimeve, sasia e sekuestruar e substancës narkotike, në tregun ilegal, mund të kapë vlerën deri në 300,000 (treqind mijë) euro.

I dyshuari është shoqëruar në Polici, ku është intervistuar në prani të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar nga ana e Njësisë së antidrogës në Prizren në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër narkotikëve dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë, duke raportuar çdo informacion të dyshimtë tek organet e rendi.

Continue Reading

Aktualitet

​Aksident në Komoran, humb jetën një person dhe dy të lënduar rëndë

Published

on

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Komoran të Drenasit, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar. Aty kanë qenë të përfshira gjashtë automjete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar se rreth orës 18:20, është raportuar një aksident trafiku me gjashtë automjete të përfshira dhe persona të lënduar, i cili ka ndodhur te udhëkryqi, te ura në Komoran, në drejtimin Pejë-Prishtinë.

Hoxha tha se pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ndërkohë që janë njoftuar edhe ekipet e emergjencës mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, për të reaguar për t’u ofruar ndihmën e nevojshme personave të përfshirë dhe për menaxhimin e situatës.

Ndërkaq, Naser Syla, drejtor i Emergjencës në QKUK, ka thënë se një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Continue Reading

Kronika e zezë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen me thikë në Zhur të Prizrenit

Published

on

By

Policia e Kosovës arrestuar të dyshuarin për therje me thikë në Zhur të Prizrenit,me ç’rast një person humbi jetën në QKUK, si pasojë e plagëve të marra.

Lajmin e konfirmoi Policia e Kosovës.

Sipas këtij burimi,. gjatë bastisjes është gjetur edhe thika që dyshohet se është përdorur në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar 48 orë.

Continue Reading

Aktualitet

Vrasja e rëndë në Gjilan, shkon në tre numri i viktimave

Published

on

Rasti i rëndë i të shtënave me armë zjarri që ndodhi sot rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan ka marrë përmasa edhe më tragjike.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se pas dy viktimave të vdekur në vendin e ngjarjes, ka humbur jetën edhe personi i tretë i cili ishte në mesin e dy të plagosurve.

Jozyrtarisht është raportuar se në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vdekur babë e birë, S.H dhe E.H.

I dyshuari është në arrati dhe i njohur për policinë. Hetimet janë në zhvillim e sipër.

Në vendin e ngjarjes janë parë forca të shumta policore dhe ekipe forenzike.

Autoritetet kanë bllokuar zonën për disa orë, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e motivit të krimit.

Continue Reading

Të kërkuara