Lajmet

​Gjetjet e Auditorit, thellohet edhe më tej keqmenaxhimi i parasë publike

Spanca tha se krahasuar me vitet e kaluara, situata është edhe më e rënduar.

Published

on

Me rastin e fillimit të publikimit të raporteve të auditimit nga Zyra Kombëtare e Audtimit, auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, theksoi të enjten se rezultatet e auditimit kanë nxjerrë në pah se edhe më tutje ekzistojnë parregullsi thelbësore në menaxhimin financiar dhe të kontrollit.

Në konferencën për media, ZAK ka publikuar raportet auditimit 2021/22 të rregullisë për disa komuna, të performancës së nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe Prokurimin në Korporatën Energjetike të Kosovës (2018-2020).

Spanca tha se krahasuar me vitet e kaluara, situata është edhe më e rënduar. Kjo sipas saj, kryesisht nëpër komuna.

“Janë 13 raporte nga 134 raporte të auditimit, mirëpo prej asaj që e kam vërejtur, mangësitë janë të njëjta, mos të themi situata është edhe më e rënduar posaçërisht tek niveli lokal. Ndoshta kjo ka qenë edhe për shkak të zgjedhjeve, mirëpo në disa raste situate është edhe më rënduar”, theksoi Spanca.

Derisa theks të veçantë për të gjeturat, Spanca i bëri për raportin e KEK-ut. Sipas Spancës, aktivitetet e prokurimit janë realizuar kryesisht me negocim të çmimit me ç’rast Korporata Energjetike e Kosovës, përveç që nuk ka siguruar transparencë në prokurim, në disa raste ka paguar më shtrenjtë për mallrat dhe shërbimet e blera.

“Korporata Energjetike e Kosovës kishte zhvilluar disa aktivitete të prokurimit në atë mënyrë që kishte reduktuar apo eliminuar konkurrencën në mes të operatorëve ekonomik ose kishte diskriminuar në dëmë ose në të mirë të një ose më shumë operatorëve ekonomik. KEK kishte lidhur numër të konsiderueshëm të kontratave të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, duke i arsyetuar me situata të emergjencave ekstreme përderisa rrethanat që e kishin krijuar këto situata i atribuohen neglizhencës ose lëshimeve të saj. Aktivitetet e prokurimit janë realizuar kryesisht me negocim të çmimit me ç’rast KEK, përveç që nuk ka siguruar transparencë në prokurim, ne disa raste ka paguar më shtrenjtë për mallrat dhe shërbimet e blera”, theksoi ajo.

Spanca ka thënë po ashtu se rezultatet e auditimit kanë nxjerrë në pah se edhe më tutje ekzistojnë parregullsi thelbësore në menaxhimin financiar dhe atë të kontrollit.

“Parregullsitë janë të përhapura pothuajse në secilin cikël dhe fushë të shpenzimeve. Po i përmendi vetëm disa: Angazhimi i punonjësve me marrëveshje për shërbime të veçanta pa respektuar procedurat e prokurimit publik dhe kryesisht për punë dhe detyra te rregullta te organizatës, mangësi në procesin e prokurimit publik, disa prej tyre, përdorimi i procedurës jo adekuate te prokurimit publik, tejkalim i vlerës se kontratave, mangësi në menaxhimin e kontratave, inicim i projekteve pa zotim të mjaftueshëm të fondeve, mos pagesa e faturave brenda afatit 30-ditëve, mungesa e planit vjetor të mbështetjes financiare të OJQ-ve. Po ashtu mangësi në procesin e vlerësimit të aplikacioneve për subvencion, jo efikasitet ne verifikimin e pronave komunale, masa jo te mjaftueshme ne inkasimin e llogarive te arketueshme dhe njësi të auditimit të brendshëm të pakompletuara”, tha Spanca.

Gjithashtu ZAK ka kryer auditimin e performncës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Bazuar në gjetjet, konkluzioni i auditimit është se në institucionet e përgjegjëse nuk kanë arritur të përmirësojnë metodat e marrëdhënies dhe vlerësimit në përputhje me kërkesat e kurrikules dhe praktikat më të mira të nxjerra nga Agjencia Evropiane për Sigurimin e Cilësisë.

“Rezultatet e testeve ndërkombëtare në të cilat ka marrë pjesë Kosova tregojnë se ne po marrim shumë pak pikë krahas me vendet e tjera në vendin e tretë të fundit nga 77 vendepjesëmarrëse, që është tregues se synimi i rezultateve sipas lëndëve në kurrikulë nuk po zbatohet siç është synuar. Për më shumë, Komiteti i Vlerësimeve Ndërkombëtare nuk është themeluar që do t’i vlerësonte dhe adresonte mospërputhjet dhe boshllëqet. Rezultatet e testit kombëtar të arritshmërisë janë relativisht të larta dhe ndryshojnë shumë me vlerësimin vjetor që bëhen nga mësimdhënësit. Disa nxënës me notën 2 arritën të marrin deri në 84 nga 100 pikë. Nuk ka asnjë dëshmi nëse Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe drejtoritë komunale të arsimit, kanë ndërmarrë ndonjë hap që t’i analizojnë këto dallime, të cilat tregojnë se qëllimi i testit të arritshmërisë nuk është arritur dhe si rezultat mund të demotivojë dhe të nxis një kulturë jo të mirë mes nxënësve”, tha ajo.

ZAK ka publikuar 13 raporte të auditimit në Institucione përkatëse të audituara. Prej tyre, janë 11 raporte te auditimit financiar dhe pajtueshmërisë, si dhe dy raporte të auditimit të performancës. Raportet e kryera të auditimit financiar dhe pajtueshmërisë janë dërguar për Komunat: Gjilan, Skenderaj, Vushtrri, Kamenicë, Gracanicë, Zveçan, Shtërpcë, Mitrovice e Jugut, Mitrovicë e Veriut dhe Novo Bërdë. Gjithashtu, një raport është dërguar për Ministrinë e Ekonomisë.

Lajmet

Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.

Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosova për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke ritheksuar se aleanca ndërmjet dy vendeve mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së

Published

on

By

Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.

Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.

Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.

Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.

KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.

AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.

Continue Reading

Lajmet

IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë

Published

on

By

Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) për vitin 2025 ka alarmuar se ndotja e ajrit mbetet një rrezik madhor, duke shkaktuar rreth 12.1% të vdekshmërisë totale në vend.

“Rezultatet tregojnë se 1 150 raste të vdekjeve në vit (121/100 000 banorë) i atribuohen nivelit aktual të PM2.5 në Kosovë i cili paraqet 12.1% të vdekshmërisë totale, nga të gjitha shkaqet (natyrore)”, thuhet në raport.

Sipas të dhënave, gjendja më kritike është regjistruar në Prishtinë (veçanërisht në Kodrën e Trimave), Obiliq, Gjilan, Fushë Kosovë (Palaj) dhe Mitrovicë, ku nivelet e grimcave helmuese PM2.5 gjatë dimrit kanë arritur deri në 272 µg/m3, shifër kjo shumë herë mbi limitet e lejuara.

Shkaktarët kryesorë mbeten djegia e thëngjillit për ngrohje, termocentralet dhe makinat e vjetra, të cilat po rëndojnë shëndetin e grupeve më të ndjeshme si të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët.

IKSHPK thekson se kjo ndotje lidhet drejtpërdrejt me rritjen e rasteve të sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe problemeve të rënda respiratore, duke kërkuar masa urgjente për zgjerimin e ngrohjes qendrore dhe reduktimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile.

Continue Reading

Të kërkuara