Lajmet

​Gjermania miraton një strategji të re hapësinore

Gjermania përballet me detyra të reja “në mënyrë që të vazhdojë të mbetet një vend i fortë dhe inovativ i hapësirës”, sipas strategjisë hapësinore.

Publikuar

Qeveria gjermane miratoi të mërkurën një strategji të re hapësinore që fokusohet në promovimin e iniciativave të sektorit privat në hapësirë.

Një dokument strategjie, i përgatitur nga Ministria Gjermane e Ekonomisë nën udhëheqjen e politikanit të Partisë së Gjelbërve, Robert Habeck, bën thirrje gjithashtu për të luftuar ndryshimin e klimës dhe për të vepruar me përgjegjësi dhe të qëndrueshme në lidhje me udhëtimin në hapësirë, raportoi Anadolu Agency.

Gjermania përballet me detyra të reja “në mënyrë që të vazhdojë të mbetet një vend i fortë dhe inovativ i hapësirës”, sipas strategjisë hapësinore.

Dokumenti strategjik përmend gjithashtu dimensionin global në hapësirë. Dokumenti përmend në mënyrë eksplicite Kanadanë, Japoninë, Korenë e Jugut, Indinë, Australinë, Zelandën e Re dhe Singapori, të cilat, sipas qeverisë gjermane, kanë zgjeruar vazhdimisht aktivitetet e tyre hapësinore prej vitesh dhe për këtë arsye janë partnerë interesantë bashkëpunimi.

“Kina ka zgjeruar jashtëzakonisht angazhimin e saj hapësinor si në sektorin civil ashtu edhe në atë ushtarak. Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në një garë të re për udhëheqje në hapësirë, fluturime hapësinore astronautike dhe një kthim në Hënë”, thuhet në dokumentin strategjik.

Bashkëpunimi dypalësh me Rusinë nuk ka qenë i mundur që nga fillimi i “luftës së saj të agresionit kundër Ukrainës, e cila shkel ligjin ndërkombëtar”, thuhet po ashtu aty.

“Hapësira duket shumë e largët për shumë njerëz, por është thelbësore për sigurinë tonë, mbrojtjen e planetit tonë dhe jetën tonë të përditshme”, shkroi Anna Christmann, koordinatorja e qeverisë gjermane për hapësirën ajrore gjermane, në një deklaratë për shtyp të mërkurën.

Ajo shtoi: “Sfidat e shekullit të 21-të kërkojnë gjithashtu teknologji të shekullit të 21-të”.

Lajmet

​Kuleba dhe Cameron diskutojnë për përshpejtimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën

Publikuar

nga

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba dhe homologu i tij britanik, David Cameron, ku mbërritën për një vizitë në Kiev, kanë diskutuar për përshpejtimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë mbrojtjen ajrore dhe tema të tjera. Këtë e ka bërë të ditur Kuleba në rrjetin social X, transmeton Ukrinform.

Kuleba tha se ai dhe Cameron u përqendruan në përshpejtimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, veçanërisht mbrojtjen ajrore, si dhe përgatitjet e përbashkëta për ngjarjet e ardhshme ndërkombëtare.

“Ne u fokusuam gjithashtu në hapat e ardhshëm për të mundësuar përdorimin e aseteve të ngrira ruse për përfitimin e Ukrainës”, shtoi ai.

Kuleba falënderoi gjithashtu Mbretërinë e Bashkuar për qëndrimin me Ukrainën.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Publikuar

nga

Gjykata e ka dënuar Enver Sekiraqën me 25 vjet burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza. Sekiraqës i është ndërprerë edhe masa e arrestit shtëpiak.

Në seancën e fundit, më 29 prill, Prokuroria kishte kërkuar dënimin e Sekiraqës derisa ky i fundit kishte deklaruar se me ish-policin s’kishte pasur probleme më herët.

Gjykata Themelore në Prishtinë, për herë të dytë më 16 shtator 2019, e kishte shpallur fajtor Enver Sekiraqën për nxitje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe i kishte shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 30 vitesh./Betimipërdrejtësi

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Hoti: Në tri vitet e fundit shënohet regres në zhvillimin ekonomik e social

Publikuar

nga

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se lufta e Qeverisë në tri vitet e fundit ndaj mediave, sindikatave, bizneseve dhe ndaj çdokujt që ka qenë kritik ka degraduar demokracinë në vend, zhvillimin ekonomik dhe për barazinë sociale.

Reagimi i ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti vjen pasi Organizata “Reporterët Pa Kufij” ka publikuar Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit me ç’rast Kosova ka zënë vendin e 75 për dallim nga viti i kaluar që ishte në të 56-të, duke shënuar kështu rënie për 19 vende.

“E kemi ngritur këtë shqetësim në vazhdimësi. Tani po dëshmohet nga tri raporte ndërkombëtare, të cilat i pranuam këto ditë: nga Departamenti Amerikan i Shtetit, nga Freedom House dhe së fundmi nga “Reporterët pa Kufij”. Secili raport më negativ se tjetri. Ky i fundit, që merret me lirinë e mediave, na rendit për 19 pozita më poshtë. E vërteta është se që nga shpallja e pavarësisë, Kosova është ballafaquar me sfida në ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme, në luftimin e korrupsionit, në fuqizimin e mediave dhe shoqërisë civile dhe në avancimin e dialogut social”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij nga viti në vit është shënuar progres dhe Kosova ka qenë e renditur ndër vendet me demokracinë më funksionale në rajon. Derisa sipas Hotit në tri vitet e fundit, është shënuar regres në çdo dimension të zhvillimit ekonomik e social.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

AGK: Raporti i Reporterëve pa Kufij duhet të jetë alarm për qeverinë e Kosovës

Publikuar

nga

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, bashkë me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Komisionin e Pavarur për Medie, ka shënuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, ka thënë se Kosova ka shënuar regres për 19 vende më poshtë sesa vitin e kaluar kur renditej në pozitën e 56, në Indeksin e Reporterëve Pa Kufij. Ai ka thënë se ky raport duhet qe të jetë alarm për qeverinë e Kosovës.

“Si rrallë ndonjëherë mëngjesi ka nisur me një raport të Indeksit e Reporterëve Pa Kufij  që në vitet e fundit Kosova shënon regresin më të madh, 19 vende më poshtë sesa vitin e kaluar kur renditej në pozitën e 56. Kjo rëndohet mund të mos jetë befasi për atë që kemi përjetuar në vitin e fundit por duhet që të jetë alarm për ata, që këtu e kam fjalën për institucionet e Kosovës, për qeverinë. Siguria e gazetarëve ka qenë një shqetësim vitin e kaluar”, ka thënë Rexha.

Ambasadori Michael Davenport, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ka thënë se gazetarët duhet të jenë në gjendje të mirë dhe të fortë, për të bërë punën e tyre duhet që të jenë të lirë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara