Lajmet

​Gjermania kufizon çmimet e gazit për kompanitë dhe familjet

Komisioni propozoi që çmimi i gazit për familjet të kufizohet në 12 cent euro për kilovat-orë.

Published

on

Qeveria gjermane ka rënë dakord në parim të vendosë një kufi të lartë të çmimit të gazit për rreth 25.000 kompani të mëdha industriale nga 1 janari 2023, njoftoi sot Ministria e Ekonomisë, pasi një komision ekspertësh prezantoi propozimet e tij në Berlin.

Ministria deklaroi se qeveria do të bëjë disa rregullime teknike në lidhje me propozimin fillestar të komisionit dhe se do të kufizojë çmimin e gazit në shtatë cent euro për kilovat orë për 70 për qind të konsumit të kompanive të regjistruara në vitin 2021.

Në mënyrë që kompanitë të ushtrojnë të drejtën e përdorimit të kësaj mase, komisioni përcaktoi disa kushte, duke përfshirë detyrimin për të ruajtur 90 për qind të vendeve të punës brenda një periudhe njëvjeçare dhe për të mirëmbajtur impiantet ekzistuese në Gjermani.

Komisioni propozoi gjithashtu që çmimi i gazit për familjet të kufizohet në 12 cent euro për kilovat-orë për 80 për qind të konsumit bazë të familjeve nga marsi 2023 deri të paktën në fund të prillit 2024.

Gjithashtu, ndihma e njëhershme për familjet në shumën e faturës njëmujore të gazit duhet të paguhet deri më 20 dhjetor të këtij viti, theksoi komisioni në raportin e tij prej 34 faqesh.

Komisioni propozoi gjithashtu futjen e bonuseve të kursimit të gazit për disa grupe konsumatorësh duke dhënë stimuj fiks financiarë për ata që kursejnë 20 cent ose më shumë në gaz krahasuar me konsumin e tyre në vitin 2021.

Lajmet

Kurti i thotë Sorensenit se ka “legjitimitet të ri” pas zgjedhjeve, i kërkon tërheqjen e letrës së Bërnabiqit e dorëzimin e Radoiçiqit

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar sot me emisarin evropian për dialog, Peter Sørensen.

Rreth këtij, takimi ka dalë me detaje edhe zyra e tij për media.

“Në takimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kryeministri Kurti theksoi se rezultati zgjedhor ka prodhuar një legjitimitet të ri demokratik, i cili garanton parashikueshmëri politike dhe stabilitet institucional, duke forcuar më tej funksionimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

“Ky legjitimitet i lartë, i dalë drejtpërdrejt nga vullneti i qytetarëve, siguron përfaqësim të drejtë, kredibil dhe parimor të Kosovës në dialog. Sa i përket palës tjetër në dialog, Kryeministri vlerësoi se e njëjta gjë nuk mund të thuhet për lidershipin në Serbi”, theksohet në njoftim.

Mes tjerash u bë e ditur se në takim, Kurti shprehu gatishmërinë e Kosovës për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe dialog konstruktiv në Bruksel.

Ai theksoi edhe “ rëndësinë thelbësore të tërheqjes së letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, të deponuar në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), dorëzimit të kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës, dhe nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit si garanci juridike dhe mirëbesim për rrugën përpara. Ai nënvizoi se me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit, dialogu prodhon rezultate të qëndrueshme”.

Continue Reading

Lajmet

Rasti “Banjska”, seanca e radhës më 16 janar

Published

on

By

Seanca e radhës ndaj tre të akuzuarve, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, në rastin “Banjska” do të mbahet më 16 janar.

Seanca do të zhvillohet nga ora 09:30.

Ju njoftojmë se seanca gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurve B.S., V.T. dhe D.M., do të mbahet sipas planifikimit, me datë 16.01.2026, në ora 09:30”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Ndërkohë, Spasojeviq, Toliq e Maksimoviq, përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.

Continue Reading

Lajmet

Prishtina pa rrymë e në zhurmën e gjeneratorëve – Pësojnë bizneset

Published

on

By

Pa kaluar shumë orë nga njoftimi, vendi u përball me reduktime të energjisë elektrike, e nga kjo po pësojnë qytetarët.

Disa biznese, u detyruan të ndezin gjeneratorët, por disa të tjera nuk i posedojnë.

Rrobaqepësi, barnatore, furra, kafiteri, janë veç disa nga bizneset në Prishtinë të cilat që nga mëngjesi nuk kanë rrymë.

Ndërkohë që mbrëmjen e së martës Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT ka  njoftuar se do të ketë reduktime të rrymës për sot dhe nesër në vend. Në njoftimin e KOSTT thuhet se kjo do të bëhet “për të garantuar funksionimin e sigurt të sistemit elektroenergjetik dhe për të mbrojtur integritetin e rrjetit”.

Continue Reading

Lajmet

Ambasadorët takojnë Kurtin, Orav: Nënvizuam rëndësinë e formimit të shpejtë të Qeverisë

Published

on

By

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë janë takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar zhvillimet pas zgjedhjeve.

Orav ka thënë se gjatë takimit është vlerësuar procesi zgjedhor, duke e cilësuar atë si një dëshmi të angazhimit të fortë të Kosovës ndaj parimeve demokratike, derisa është nënvizuar edhe rëndësia e formimit të shpejtë të qeverisë së re.

“Përgëzuam procesin zgjedhor që pasqyron një angazhim të fortë ndaj parimeve demokratike dhe nënvizuam rëndësinë e formimit të shpejtë të qeverisë”, ka shkruar Orav në platformën “X”.

Ai ka bërë të ditur se ambasadorët e BE-së kanë kërkuar gjithashtu ratifikimin e shpejtë të marrëveshjeve që lidhen me Planin e Rritjes, me qëllim që përfitimet të arrijnë sa më shpejt te qytetarët e Kosovës.

Po ashtu, Orav ka theksuar se dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet thelbësor për përparimin e të dyja palëve në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.

Continue Reading

Të kërkuara