Lajmet

​Gjendje e rënduar edhe në “Mjekësinë Sportive”, nga e shtuna nis vaksinimi i stafit mjekësor

Published

on

Nga dita e shtunë në Klinikën e Mjekësisë Sportive apo “Infektives 2”, do të nisë vaksinimi i të gjithë profesionistëve shëndetësorë të kësaj klinike të cilët kanë qenë në vijë të parë të frontit tash e sa muaj. E krahas kësaj, nga kjo klinikë thonë se vetëm edhe tetë shtretër janë të lirë pasi 87 shtretërit tjerë janë të zënë me pacientët e infektuar me COVID-19.

Përgjegjësi i Mjekësisë Sportive, Artan Ahmeti ka deklaruar se 81 pacientë në këtë klinikë janë me oksigjenoterapi dhe kryesisht janë në gjendje të rëndë.

“Aktualisht në Mjekësinë Sportive janë 87 pacientë, gjendja e tyre shëndetësore kuptohet se është e rënduar përderisa kërkojnë hospitalizim. Ju e dini se është një numër i madh i pacientëve me COVID pozitiv me sëmundje aktive në Kosovë, kështu ata që janë në gjendje më të rëndë janë të hospitalizuar, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë, shumica absolute prej tyre janë me oksigjenoterapi. Në raportin e sotit që e kemi pasur 81 janë me oksigjenoterapi dhe gjashtë të tjerë janë vetëm të hospitalizuar pa oksigjen”, tha Ahmeti.

Nga dje në vendin tonë ka nisur vaksinimi i profesionistëve shëndetësorë të Klinikës Infektive, por edhe të kujdesit primar. Por mjekët dhe infermierët e Mjekësisë Sportive do të mund të vaksinohen brenda ambienteve të kësaj klinike nga dita e shtunë.

“Sapo u morëm vesh në mbledhjen e Komitetit që patën se Mjekësia Sportive do të fillojë vaksinimin nga dita e shtunë dhe do të vaksinohen i gjithë personeli shëndetësor që ka punuar në këtë klinikë dhe punon aktualisht. Një numër shumë i vogël zakonisht nuk kanë pasur probleme të mëdha shëndetësore, vaksina kuptohet që është një metodë e trajtimit kur jep efekte, pikërisht efektet e saj të sëmundjes janë të lehta që tregojnë se vaksina ka reaguar. Është shenjë e mirë që pacienti ka reaksion dhe bëhet imun ndaj sëmundjes më të rëndë kështu që janë të zakonshme”, theksoi Ahmeti.

Përgjegjësi i klinikës “Infektive 2” thotë se aktualisht si QKUK nuk kanë paraparë zgjerim të klinikave tjera për COVID, pasi siç tha ai me këto që janë në dispozicion situata është e menaxhueshme. Por shtoi se në tri javët e fundit numri i pacientëve që kërkojnë hospitalizim është rritur.

“Realisht ne qe tri javë jemi të mbushur me kapacitete, pra kapaciteti i Mjekësisë Sportive është 95 pacientë dhe shumica e atyre shtretërve janë të zënë në përgjithësi kemi pranime, lirime, për këtë arsye jemi detyruar ta hapim edhe një qendër tjetër të COVID-it siç janë Klinikat Internistike, të cilat vetëm janë funksionale që 4-5 ditë, kështu që nuk është dalluar kjo javë me javët tjera, por janë të ngjashme. Aktualisht nuk po e shohim të nevojshme për momentin sepse nuk kemi rritje të madhe, klinika që është hapur ajo Interne ka një numër të madh të vendeve të lira dhe lirimet që bëhen në klinikat gjegjëse në atë Infektive, Infektive 2 që jemi ne dhe ajo e Pulomologjisë që bëjmë lirime të vazhdueshme lirojmë kapacitete dhe çdo ditë në orën 14:00 e japim numrin e vendeve të lira dhe në bazë të asaj përcaktohet se a ka nevojë për kapacitete shtesë”, theksoi ai.

Tashmë edhe mjekët dhe infermierët e Kosovës kanë nisur të vaksinohen me dozat e dhuruara nga COVAX të kompanisë prodhuese AstraZeneca. Por përkundër kësaj në Kosovë vazhdojnë të jenë aktiv me koronavirus edhe 89 mijë e 507 raste nga 422 mijë e 380 persona të dyshimtë dhe 1 mijë e 858 persona e kanë humbur betejën me COVID. 

Rajoni

Shkrimtarë dhe gazetarë shqiptaro-amerikanë vizitojnë Shtëpinë e Bardhë në Washington

Published

on

Një grup shkrimtarësh, gazetarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë vizituar Shtëpinë e Bardhë në Washington, në kuadër të një turi kulturor dhe historik për t’u njohur nga afër me një prej institucioneve më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vizita u organizua nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, e drejtuar nga presidenti Adi Memeti.

Për këtë përvojë ka shkruar shkrimtarja dhe gazetarja Keze Kozeta Zylo, në një artikull të publikuar më 1 nëntor në gazetën Illyria, ku ka ndarë përshtypjet nga vizita dhe rëndësinë historike të ambienteve të rezidencës presidenciale.

Gjatë turit, pjesëmarrësit vizituan disa prej ambienteve më të njohura të Shtëpisë së Bardhë, përfshirë Dhomën e Gjelbër, Dhomën e Kuqe dhe Dhomën e Kaltër. Ata panë gjithashtu Sallën e Ngrënies Shtetërore, e cila përdoret për darka zyrtare dhe pritjen e personaliteteve të huaja.

Në mesin e pjesëmarrësve ishin Mhill Vela, ish-president i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, profesori Bexhet Asani, sekretar i shoqatës, si dhe gazetarët Ibadete dhe Shkumbin Tetaj.

Pjesë e grupit ishin edhe gazetarët e Zërit të Amerikës, Laura Kondi dhe Shaqir Salihu, gazetarja Eva Dori, shkrimtaret Merita Bajraktari dhe Luz Thaqi, si dhe Vilma Tafaj.

Në aktivitet mori pjesë edhe Qemal Zylo, themelues dhe drejtor i televizionit Alba Life dhe i shkollave shqipe në New York, së bashku me përfaqësues të tjerë të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Organizatorët e kanë konceptuar këtë aktivitet si vizitë kulturore dhe historike. Nuk është raportuar për ndonjë takim me presidentin amerikan Donald Trump apo me përfaqësues të administratës së tij.

Vizita përbën një mundësi për pjesëmarrësit që të njihen më nga afër me historinë presidenciale amerikane, ndërsa aktivitetet e tilla dëshmojnë angazhimin e organizatave shqiptaro-amerikane në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar në diasporë.

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Arratiset nga duart e policisë një shtetas i Shqipërisë në Fushë-Kosovë

Published

on

Një burrë me shtetësi të Shqipërisë është shpallur në kërkim policor pasi është arratisur derisa ishte i privuar nga liria në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:00. Me vendim të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria”, ndërsa hetimet për lokacionin e tij dhe rrethanat e ngjarjes po vazhdojnë./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shtatë persona të arrestuar për dhunë në familje në disa qytete të Kosovës

Published

on

By

Disa raste të dhunës në familje dhe kanosjes janë regjistruar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, duke çuar në arrestimin e shtatë personave në rajone të ndryshme të vendit.

Në Prishtinë janë regjistruar dy raste. Në njërin rast, një burrë është arrestuar pasi ka kanosur me thikë një grua, ndërsa gjatë kontrollit policia i ka gjetur një thikë dhe 0.36 gramë marihuanë, duke e dërguar në mbajtje. Po ashtu në kryeqytet është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një burrë tjetër për një rast të mëparshëm të dhunës në familje.

Në Pejë, policia ka arrestuar një burrë të dyshuar për ushtrim të dhunës dhe kanosje ndaj një gruaje. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. Rast i ngjashëm është regjistruar edhe në Klinë, ku një burrë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Në Lipjan janë arrestuar dy burra pas një përleshjeje fizike mes vete pas një mosmarrëveshjeje, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Fushë-Kosovë është iniciuar rast ndaj një burri me shtetësi të Shqipërisë, i cili ndodhet në kërkim policor nën dyshimet për dhunë në familje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen dy persona për ngacmim seksual në Fushë-Kosovë

Published

on

By

Dy burra janë arrestuar në Fushë-Kosovë me dyshimin se kanë ngacmuar seksualisht dy gra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të shtetit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara