Kronikë e zezë

​Gjenden mallra të kontrabanduara në një depo në Mitrovicë të veriut

Published

on

Mallra të kontrabanduara janë gjetur në një depo në Mitrovicë të veriut. Dogana e Kosovës ka njoftuar se mes mallrash janë edhe 1.6 ton miell.

“Njësit e doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ushtruar kontroll të befasishëm në një depo të mallrave në Mitrovicën e veriut. Gjatë kontrollit janë gjetur sasi të konsiderueshme të mallrave të cilat nuk kishin asnjë mbulesë dokumentare të gjitha mallrat me origjinë nga Serbia”, ka njoftuar Dogana e Kosovës nëpërmjet një komunikatë për medie.

1.6 ton miell, 1000 litra birra, 1500 litra pije të gazuara, 370 litra vaj ushqimor, 500 litra lëngje, 160000 copë filterë cigaresh dhe 1000 litra ujë, janë mallrat që u kontrabaduan.

Lajmet

Tentim vrasje në Klinë, arrestohet i dyshuari

Published

on

Në Klinë, sipas raportit policor është raportuar për një rast të tentim vrasjes gjatë ditës së djeshme.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari me veturën e tij dyshohet se ka goditur një motoçikletë në të cilën ndodheshin dy persona.

Si pasojë e incidentit, të dy personat në motoçikletë kanë pësuar lëndime trupore dhe u është ofruar ndihma mjekësore.

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Rasti është iniciuar dhe hetimet janë duke vazhduar me urdhër të prokurorit kujdestar.

Continue Reading

Lajmet

Aksident fatal në Vushtrri, humb jetën një person

Published

on

Sipas raportit policor, në Vushtrri më 07.06.2026 rreth orës 00:55 ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet me ngasës mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa dy persona të tjerë meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore. Ata pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë pas një mosmarrëveshjeje në Pejë, një person ndalohet për 48 orë

Published

on

By

Një person është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, pas një incidenti me armë zjarri që ka ndodhur në Pejë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari fillimisht kishte pasur mosmarrëveshje me dy persona dhe më pas kishte shtënë me armë zjarri, duke u larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e tij.

Policia njofton se në vendngjarje është gjetur një veturë e goditur disa herë nga plumbat, ndërsa gëzhojat nuk janë gjetur, pasi dyshohet se janë larguar nga vetë i dyshuari.

Më vonë, i dyshuari është paraqitur vetë në stacionin policor dhe ka pranuar se kishte shtënë me armë. Pas kësaj, njësitet hetimore kanë kryer kontroll në shtëpinë e tij, ku kanë sekuestruar një armë të shkurtër, 14 fishekë dhe një gëzhojë.

Sipas Policisë, arma ishte në pronësi të prindit të të dyshuarit dhe posedonte leje të vlefshme.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet nga njësitet përkatëse.

Continue Reading

Lajmet

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas përleshjes në Gjakovë

Published

on

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një përleshjeje fizike që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Gjakovë.

Sipas Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, rreth orës 21:30 është pranuar informacioni për një përleshje në rrugën “Ali Ibra”.

Si pasojë e incidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjakovë.

Njëri prej të lënduarve ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë. Sipas policisë, në mesin e të lënduarve ndodhet edhe personi i dyshuar për rastin.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Continue Reading

Të kërkuara