Lajmet

​Gjashtë fshatra të Gjakovës mbesin pa ujë

Published

on

Gjashtë fshatra të Gjakovës nuk do të kenë furnizim me ujë. KRU “Gjakova” ka njoftuar se kjo është si pasojë e një defekti të gypit kryesor fi 300 në Xërxe.

Fshati Gexhë, Radostë, Ratkoc, Vranjak, Bratotin dhe Dejnë do të mbesin pa furnizim me ujë, pasi që siç tregojnë nga KRU “Gjakova” do të bëhen punime në lokalizimin dhe sanimin e defektit.

“Defekt. Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se kemi defekt në gypin kryesor fi 300 në Xërxe! Për arsye të punimeve në lokalizimin dhe sanimin e defektit, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë për fshatrat Gexhë, Radostë, Ratkoc, Vranjak, Bratotin dhe Dejnë.Ekipet tona janë duke punuar në sanimin e defektit duke ndërmarrur të gjitha masat e duhura që sa më shpejt të rikthejmë furnizimin me ujë. Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj! K.R.U.”Gjakova” sh.a”, ka njoftuar KRU “Gjakova”.

Lajmet

Komuna e Prishtinës: Punimet rreth Katedrales nuk ndërhyjnë në zonën e mbrojtur

Published

on

By

Punimet, që sot filluan rreth Katedrales “Nëna Terezë” në Prishtinë, nuk kanë të bëjnë me zonën e mbrojtur në Sheshin “Xhorxh Bush”, e cila një kohë të gjatë ishte shkas përplasjesh midis pushtetit komunal të Prishtinës dhe Ministrisë së Kulturës.

Drejtori i Transformimit në Komunën e Prishtinës, Gëzim Kastrati, tha se punimet që po zhvillohen janë pjesë e fazës së dytë dhe nuk ndërhyjnë në zonën që Ministria e Kulturës pretendon se është e mbrojtur.

Këtë pjesë ku jemi duke punuar tash është një zonë, e cila nuk ka kurrfarë interferimi me zonën mbrojtëse, në të cilën thirret Ministria e Kulturës ose Inspektorati. Për këtë arsye kjo pjesa rreth Katedrales, një pjesë e Sheshit ‘Xhorxh Bush’ dhe rruga ‘Mark Sopi’, aty mundemi të punojmë në çdo kohë. Tash është faza e dytë, ku është duke u bërë ndërrimi i infrastrukturës nëntokësore. Do të thotë përreth Katedrales edhe rruga ‘Mark Sopi’ me një pjesë të sheshit ‘Xhorxh Bush” ato nuk interferohen në këtë zonën, në të cilën po pretendohet se është e mbrojtur. Ne po punojmë brenda mundësive tona aq sa po kemi mundësi t’i kryejmë punët tona”, tha Kastrati.

Continue Reading

Lajmet

​Bastisje në tri lokacione në Klinë e një në Prishtinë, sekuestrohet në sasi armësh

Published

on

By

Policia e Kosovës sot ka realizuar urdhëresën e gjykatës kompetente, ku janë kontrolluar tri lokacione në Klinë dhe një në Prishtinë.

Lidhur me rastin në polici janë shoqëruar tre persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse.

Gjatë kontrollit të realizuar si dëshmi materiale janë sekuestruar një armë e gjatë snajper, dy karikatorë me 40 fishekë të armës, një pistoletë me një karikator dhe 8 fishekë, një pistoletë me dy karikatorë dhe 4 fishekë, një pistoletë me një karikator dhe 14 fishekë, një pistoletë me një karikator dhe 52 fishekë, një pushkë ajrore me 5 fishekë, 14 fishekë të pistoletës me gaz, një pushkë gjuetie, një automatik AK-47 me dy karikatorë, tre telefona mobile, një thikë, një shpatë e arteve marciale dhe një antiplumb, raporton KosovaPress.

Disa nga dëshmitë janë me leje dhe janë sekuestruar me qëllim të verifikimit dhe procedurave të mëtutjeshme.

Në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rast për veprën penale importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse, ndërsa njëri nga të dyshuarit pas intervistimit është ndaluar për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Real Madrid bind në miqësoren e fundit para startit të kampionatit

Published

on

Real Madrid ka dhënë një provë force në ndeshjen e fituar me shifrat 4-0 ndaj Tirol në Austri, në atë që ishte ndeshja e fundit përgatitore për skuadrën e Çabi Alonsos para startit të kampionatit.

Madrilenët kishin fituar një miqësore me dyer të mbyllura ndaj Leganes pak ditë më parë, ndaj ky ishte testi i vërtetë për ta para nisjes së La Liga në fundjavën tjetër.

Skuadra madrilene, siç pritej, diktoi ritmin ndaj austriakëve falë lojës ë Arda Gyler, i cili duket se do të ketë një rol qendror në lojën që kërkon Çabi Alonso. Gjithsesi, goli i parë erdhi nga Militao, ndërsa turku krijoi të dytin që u finalizua nga Mbape pak minuta më vonë.

Në fraksionin e dytë të lojës ishte përsëri Mbape ai që shënoi për shifrat 3-0, ndërsa pas një numri të madh zëvendësimesh, kishte vend edhe për golin e katërt të shënuar nga Rodrigo, pas pasimit të Mbape, për të vulosur fitoren përfundimtare.

Continue Reading

Lajmet

Franca, Gjermania e Britania mund të rivendosin embargo globale ndaj Iranit

Published

on

By

Vendet e E3 mund të rivendosin sanksionet globale ndaj Iranit nëse ai vazhdon të shkelë detyrimet e tij bërthamore, konfirmoi të mërkurën ministri i Jashtëm francez pasi dërgoi një letër të përbashkët në OKB.

Irani nuk duhet në asnjë mënyrë të fitojë qasje në armë bërthamore. Nëse vazhdon të shkelë detyrimet e tij ndërkombëtare, Franca dhe partnerët e saj gjermanë dhe britanikë, deri në fund të gushtit, do të rivendosin embargot globale për armët, pajisjet bërthamore dhe kufizimet bankare të hequra 10 vjet më parë“, shkroi Jean-Noel Barrot në X, raporton KosovaPress.

Ai tha se oferta e tyre për të pezulluar “përkohësisht dhe me kusht” riaktivizimin e sanksioneve për t’u dhënë një shans negociatave, oferta e tij deri më tani ka mbetur pa përgjigje nga Irani.

Barrot gjithashtu ndau letrën e përbashkët që ata i kishin dërguar OKB-së më 8 gusht, e cila u sigurua më parë nga Financial Times.

E3 është zotuar gjithmonë të përdorë të gjitha mjetet diplomatike në dispozicion për të siguruar që Irani të mos zhvillojë një armë bërthamore. Ne e kemi bërë të qartë se nëse Irani nuk është i gatshëm të arrijë një zgjidhje diplomatike para fundit të gushtit 2025, ose nuk shfrytëzon mundësinë e një zgjatjeje, E3 është i përgatitur të aktivizojë mekanizmin e rikthimit“, shkruan ministrat e jashtëm të E3 në letër.

Ata paralajmëruan se kriza e përhapjes së Iranit nuk mund të hiqet nga agjenda e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për momentin, pasi aktivitetet bërthamore të Iranit “pa justifikim të besueshëm civil” janë duke vazhduar.

Pa një marrëveshje të fortë, të qëndrueshme dhe të verifikueshme, nuk mund të lejojmë që vendimet përkatëse të KS të OKB-së dhe arkitektura ndërkombëtare përkatëse të humbasin. Negociatat direkte midis Iranit dhe SHBA-së duhet të rifillojnë urgjentisht. E3 është e gatshme të mbështesë këtë proces“, thanë ata.

Kombet evropiane riafirmuan se janë “plotësisht të përkushtuara” për një rezolutë diplomatike dhe do të vazhdojnë të angazhohen me qëllim arritjen e një zgjidhjeje të negociuar.

Izraeli nisi një luftë 12-ditore me Iranin në qershor, për të shkatërruar programin e tij bërthamor. SHBA ndërhyri gjithashtu dhe bombardoi tri lokacione nukleare gjatë luftës, raporton Anadollu.

Irani ndërpreu bashkëpunimin me IAEA-n pas sulmeve, por këtë javë tha se zëvendësshefi i agjencisë pritej në Teheran për bisedime.

Continue Reading

Të kërkuara