Sport

​Giresse publikon listën për ndeshjet e qershorit

Nuk mungojnë befasitë.

Published

on

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Alain Giresse ka publikuar listën prej 23 futbollistëve për dy ndeshjet kualifikuese të këtij muaji për kualifikimet për Euro 2024.

Në listë është përfshirë mesfushori Hekuran Kryeziu, ndërsa në sulm është ftuar edhe Jetmir Topalli duke bërë kështu disa ndryshime interesante.

Ndeshjen e radhës Kosova e luan kundër Rumanisë, më 16 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa tri ditë më vonë udhëton në Budapest, ku do të përballet me Bjellorusinë.

“Dardanët” kanë dy pikë në renditjen e Grupit I, pasi në ndeshjet e muajit mars barazuan me Izraelin dhe Andorrën.

Sport

Vdes futbollisti i njohur shqiptar, 28-vjeçari humb jetën në fushë

Published

on

Një ngjarje e rëndë tronditi futbollin shqiptar mbrëmjen e së mërkurës, kur Bledar Hajdari, futbollisti i FC Dajtit në Sunday League pësoi një atak kardiak dhe u nda nga jeta.

Për këtë ngjarje tronditëse ka reaguar dhe Federata Shqiptare e Futbollit, duke i shprehur ngushëllimet familjes dhe njerëzve të afërt.

“Federata e Futbollit shpreh tronditjen e thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur sot gjatë ndeshjes së vlefshme për gjysmëfinalet e kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League Albania”, FC Dajti-FC Lumninese në Shtëpinë e Futbollit.

Gjatë ndeshjes futbollisti i FC Dajtit, Bledar Hajdari, ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është rrëzuar në fushën e lojës.

Menjëherë i është dhënë ndihma e shpejtë, duke e transportuar urgjentisht me ambulancën e pranishme në ndeshje për në spitalin e Traumës. Për fat të keq, pavarësisht asistencës mjekësore dhe të gjitha përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, futbollisti ka ndërruar jetë.

FSHF i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Hajdari dhe ekipit të FC Dajtit për këtë humbje të madhe që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar. Në këto momente të vështira, Federata Shqiptare e Futbollit qëndron pranë familjes, miqve dhe bashkëlojtarëve të Bledar Hajdarit, duke ndarë me ta pikëllimin për këtë ndarje të parakohshme dhe të rëndë”, shkruan Federata.

Continue Reading

Sport

Përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA zbulon vendin ku do të mbahet ndeshja

Published

on

UEFA e ka zyrtarizuar tashmë vendin se ku do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Sipas njoftimit në faqen e UEFA-s, stadiumi “Arena Kombëtare” do të jetë pritësja e sfidës.

Kjo ndeshje i përket Grupit K për kualifikueset e Kampionatit Botëror.

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor në orën 20:45. Ndeshja pritet të luhet nën masa të rrepta sigurie.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, kuqezinjtë kanë grumbulluar tre pikë. Ata tashmë janë në vendin e dytë me tre pikë.

Continue Reading

Sport

Sfidat vendimtare për të kaluar në gjysmëfinale

Published

on

“Play-off”-i i ProCredit Superligës vazhdon të prodhojë ndeshje shumë interesante.

Sfidat çerekfinale sollën dramë e adrenalinë deri në fund, derisa për tu kualifikuar në gjysmëfinale duhet të zhvillohen edhe ndeshjet e treta.

Seria çerekfinale është 1:1.

Të mërkurën Sigal Prishtina ndeshet me Vëllaznimin, në ndeshjen vendimtare për tu kualifikuar tutje.

Ndeshja e parë në kryeqytet përfundoi me fitoren e vendasve 71:69, edhe pse mysafirët po fitonin me katër pikë, një minutë pa përfunduar sfida. Ndërkohë, përballja tjetër në Gjakovë solli sërish adrenalinë, ku bardhekaltrit kishin epërsi deri në 21 pikë, por u përmbys nga kuqezinjtë, që triumfuan 90:73.

Në takimin tjetër ndeshen dy skuadrat verdhezi, Golden Eagle Ylli dhe Peja. Ndeshjen e parë e fituan pejanët në Therandë 71:77, derisa të dytin në Pejë, e fituan therandasit 66:75.

Në gjysmëfinale kualifikohet skuadra që shënon dy fitore, derisa për finale duhen tri fitore. Për tu shpallur kampion duhen katër fitore.

Continue Reading

Sport

Chelsea ka gati ofertën mbi 100 milionë euro për yllin e Realit

Published

on

E ardhmja e sulmuesit brazilian Rodrygo te Real Madridi vazhdon të jetë e paqartë, pasi ai në verë mund të largohet.

GOL Digital raporton se Chelsea po i afrohet një lëvizjeje për anësorin e Real Madridit, Rodrygo, me një ofertë që tejkalon 100 milionë euro që pritet të paraqitet.

E ardhmja e brazilianit në Santiago Bernabeu mbetet e pasigurt, me rolin e tij në klub që nuk është ai i një titullari të padiskutueshëm. Ndërsa Rodrygo ka treguar ndeshje të shkëlqyera, ai shpesh ka alternuar mes fillimit dhe daljes nga banka.

Klubi anglez është i prirur t’i ofrojë 23-vjeçarit një rol më të spikatur dhe një pagë të konsiderueshme, duke e bërë Chelsean një opsion tërheqës për anësorin.

Brenda kampit të Real Madridit, ka spekulime në rritje se Rodrygo mund të pranojë ofertën fitimprurëse të Chelseat, veçanërisht duke pasur parasysh ambicien e Bluve për të ndërtuar një ekip të përqendruar rreth lojtarëve të rinj, dinamikë me synimin për të konkurruar në nivelin më të lartë në Evropë.

Nëse lëvizja shkon para, Real Madrid përfiton nga vlera e Rodrygo, duke i ofruar klubit mundësinë për të riinvestuar në forcimin e skuadrës. Thuhet se braziliani është duke kërkuar më shumë rëndësi dhe status ylli, diçka që Chelsea është gati të ofrojë.

Megjithatë, Real Madridi nuk e ka përjashtuar mundësinë e qëndrimit të tij, me diskutimet ende në vazhdim në lidhje me të ardhmen e tij.

Muajt ​​e ardhshëm do të jenë të rëndësishëm pasi Chelsea kërkon të sigurojë objektivin e tyre, ndërsa Real Madrid përgatitet për një shitje të mundshme me para të mëdha.

Continue Reading

Të kërkuara