Lajmet

​Gërvalla në ceremoninë e varrimit të Papa Benediktit XVI

Papa Benedikti XVI vdiq ditë më parë.

Published

on

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, e shoqëruar nga përfaqësuesi i Presidentes së Republikës së Kosovës për Selinë e Shenjtë, Vehbi Miftari, do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të varrimit të Papës Emeritus Benediktit XVI, e cila organizohet në sheshin “Shën Pjetri”, në Vatikan.

Në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm shumë liderë dhe delegacione të shteteve të ndryshme nga mbarë bota.

“Pjesëmarrja në këtë ceremoni e delegacionit zyrtar të Kosovës dëshmon për respektin që Papë Benedikti XVI gëzon ndër qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe për kujdesin që Kosova u kushton tradicionalisht raporteve me Selinë e Shenjtë”, thuhet në njoftimin e MPJD.

Papa Benedikti XVI vdiq ditë më parë. Ai ishte njëri ndër teologët më të njohur në botë. Ai e udhëhoqi kishën katolike të Romës nga viti 2005 e deri më 2013, kur dha dorëheqje për shkak të problemeve shëndetësore.

Lajmet

“Me 28 dhjetori le ta mbajnë këta festën”, punëtorët e “Trafikut Urban” i bëjnë thirrje Kurtit e Muratit: Dilni edhe takona

Published

on

By

Operatorët privatë dhe ata të ndërmarrjes së “Trafikut Urban” u bënë bashkë te Komuna e Prishtinës për të kërkuar pagën e tyre, por aty iu bashkua kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe së bashku shkuan te objekti i Qeverisë së Kosovës, nga ku i bënë thirrje kryeministrit në detyrë por edhe ministrit në detyrë të Financave që t’i presin në takim.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se qëllimshëm nga qeveritarët nuk u bë alokimi i mjeteve, që siç thotë ai po mbahen peng nga Ministria e Financave.

Faleminderit për punën që ka bërë Trafiku Urban deri tash poashtu edhe sektori privatë përkundër faktit të vështirësive buxhetore tash e sa muaj që i kemi si rezultat i mosalokimit të mjeteve, të hyrave vetanake të kryeqytetit të cilat me Ligj të Buxhetit i dedikohen kryeqyteti. Janë të hyrat tona, vetanake të qytetarëve e të cilat në mënyrë jo ligjore mbahen peng këtu në Ministrinë e Financave duke u arsyetuar me arsyetime të kota e jo ligjore. Ne kemi bërë edhe kallëzim penal ndaj Ministrit Hekuran Murati dhe tre zyrtarëve të cilët nuk e kanë kryer punën profesionale…Kjo është sikur paratë e juaja që i keni në bankë me vendos mos me ua dhënë sepse iu ka tekë. Kjo është tentim me iu hedh hi syve”, tha Rama.

Përfaqësuesi i “Trafikut Urban” u ka bërë lutej zyrtarëve qeveritarë që

Kërkojë nga zyrtarët me na prit e me pasë një takim për ta hedhur të drejtën në sy. Ftojë qytetarët e Kosovës që të festojnë veç me 1 janar por jo edhe me 28 dhjetor nuk kemi me festu, le ta mbajnë këta festën. I ftojë qytetarët të i hapin sytë para kutive të votimit, se për këtë formacion që ka qenë më parë nuk i kisha votuar asnjë. Le të dalin dhe të mbizotërojë arsyeja, asnjë punëtorët e Trafikut Urban nuk ka me dalë te kutitë, familjet tona me mbetë pa bukë. Po bllokohet Prishtina, shkolla e çerdhet. Ju lutem dilni dhe arsyetojeni veten, nëse nuk është këtu ne shkojmë kërkojmë kudo që është zgjidhja për ne”, tha përfaqësuesi./EO

Continue Reading

Lajmet

24 nëntori – Dita Ndërkombëtare e Mbjelljes së Drunjve: Çdo pemë, një jetë më shumë

Published

on

Çdo vit, më 24 nëntor, shënohet Dita Ndërkombëtare e Mbjelljes së Drunjve, një datë me rëndësi të veçantë që synon të rrisë ndërgjegjësimin për rolin jetësor që pyjet dhe pemët kanë në planetin tonë.

Kjo ditë shërben si një thirrje botërore për të reflektuar mbi marrëdhënien mes njeriut dhe natyrës, duke theksuar se mjedisi nuk është thjesht një trashëgimi që marrim, por një përgjegjësi që duhet mbrojtur me përkushtim.

Mbjellja e pemëve nuk është vetëm një akt simbolik; ajo është një ndër ndërhyrjet më të fuqishme dhe më të thjeshta për t’u realizuar në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Pemët absorbojnë dioksidin e karbonit, pastrojnë ajrin nga ndotësit, stabilizojnë tokën dhe ndikojnë në rregullimin e temperaturave.

Çdo fidan i ri përkthehet në më shumë oksigjen, më shumë hije, më shumë jetë.

Pyjet përbëjnë një nga sistemet më të rëndësishme ekologjike në botë: Sigurojnë oksigjenin që thithim, duke vepruar si “mushkëritë e planetit”. Përmbajnë 80% të biodiversitetit tokësor, duke ofruar habitat për miliona specie bimore e shtazore. Mbrojnë tokën nga erozioni, veçanërisht në zonat malore e bregdetare. Ndikojnë në ciklin e ujit, duke mundësuar reshje të rregullta dhe furnizim të burimeve ujore.

Krijojnë mundësi ekonomike, nga agro-pyjetaria e qëndrueshme te turizmi natyror.

Në shumë vende të botës, Dita e Mbjelljes së Drunjve është shndërruar në festë e aktivizmit qytetar, ku mijëra njerëz bashkohen për të krijuar hapësira të reja të gjelbra, për të rikthyer pyje të degraduara dhe për t’i dhënë natyrës atë që i është marrë ndër vite.

Në këtë ditë simbolike, ftojmë çdo qytetar, shkollë, organizatë dhe institucion që të ndërmarrë hapa konkretë:

të mbjellë një pemë në oborr, në lagje apo në një zonë të degraduar,

të kujdeset për pemët ekzistuese,

të marrë pjesë në fushata të pastrimit dhe gjelbërimit,

të promovojë kultura mjedisore më të qëndrueshme në përditshmëri.

Sepse çdo pemë e mbjellë sot është një premtim për të ardhmen – për një planet më të gjelbër, ajër më të pastër, klimë më të qëndrueshme dhe komunitete më të shëndetshme.

Le ta shfrytëzojmë 24 nëntorin si një mundësi për të bërë një ndryshim të vogël, por me ndikim të madh. Në fund të fundit, mbrojtja e natyrës fillon me veprime të thjeshta, por të vazhdueshme – dhe një pemë mund të jetë fillimi i gjithçkaje. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e autobusëve mblidhen te Komuna e Prishtinës, kërkojnë pagat e tyre

Published

on

By

Transportuesit privatë dhe atë të ndërmarrjes së “Trafikut Urban” janë duke mbledhur para objektit të Komunës së Prishtinës.

Ata po protestojnë pasi kanë pezulluar të gjitha linjat, meqenëse nuk kanë marrë pagat e tyre.

Në një njoftim të dielën ndërmarrja theksoi se kriza nuk lidhet me gjendjen e saj financiare të brendshme, por me vonesat e komunës.

Dëshirojmë të sqarojmë se ndërmarrja ka bilanc pozitiv dhe stabilitet financiar; megjithatë, vonesat e Komunës së Prishtinës në shlyerjen e obligimeve ndaj nesh kanë krijuar këtë situatë të paqëndrueshme. Edhe një herë, u kërkojmë ndjesë qytetarëve për ndërprerjen e shërbimit të transportit publik, i cili do të mbetet i pezulluar deri në lëshimin e mjeteve”, thuhej në njoftim.

Për çështjen e trafikut një ditë më parë foli edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Sapo e përfundova takimin me ndërmarrjen e transportit publik dhe, që nga nesër, transporti publik fatkeqësisht do të ndalet. Me keqardhje të thellë e them se nuk e kam besuar se qytetarët e këtij vendi do të viheshin në rrezik për shkak të çështjeve të biznesit”, u shpreh kryetari i Prishtinës./EO

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Published

on

By

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë, të dielën rreth orës 17:10.

Policia ka njoftuar se viktima, mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete, ndërsa ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./KP

Continue Reading

Të kërkuara