Lajmet

​Gastronomët mirëpresin lirimin e masave

Qeveria më 1 mars mori masa të reja antiCOVID.

Published

on

Që nga data 1 mars kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër COVID-19, të miratuara nga Qeveria e Kosovës. Gastronomia sipas këtij vendimi do të funksionojë sipas orarit të rregullt dhe kufizimi i vetëm është lejimi i hapësirës për shfrytëzim deri në 50%.

Edhe pse thonë se kanë pësuar një humbje të mëdha që nga fillimi i pandemisë. sekretari i Shoqatës së Gastronomëve, Arian Vranica tregoi për KosovaPress se funksionimi i bizneseve do të varet në bazë të ligjit për tregti të brendshme, ku do të funksionojnë si para pandemisë. Ai po ashtu tregoi edhe për orarin që do të funksionojnë si gastronomi.

“Funksionimi i bizneseve do të varet në bazë të ligjit për tregti të brendshme, pra do të funksionojmë si para pandemisë… Gjatë sezonit të dimrit do të funksionojnë bizneset deri në ora 23:00, për restorantet, lokalet e gjitha këto. Ndërsa për pjesën e klubeve të natës dhe sallave të dasmave, ato funksionojnë gjatë sezonit të dimrit deri në ora 03:00, ndërsa të dyja gjatë sezonit të verës gastronomitë do të jenë deri në ora 00:00, ndërsa për klube deri në 05:00, por gjatë sezonit të verës”, tha ai.

Për sa i përket dëmeve që kanë pësuar gjatë kësaj periudhe, Vranica pohon se ato kanë qenë mjaft të mëdha e që u nevojitet kohë për t’u këndellë, teksa shtoi se sipas të dhënave të ATK-së, tani ka 2000 biznese më pak.

“Dëme ka pasur jashtëzakonisht shumë, ne të gjithë jemi në dijeni, por është evidente në bazë të statistikave të Agjencisë së Statistikave yë Kosovës, Administratës Tatimore të Kosovës. Të gjitha këto të dhëna që tregojnë dhe dëshmojnë se gastronomia prinë në raport me çdo industri tjetër, sa i përket dëmeve të shkaktuara si pasojë e vendimeve të Qeverisë dhe pandemisë, dhe nëse i referohemi të dhënave, ne dimë që vetëm me mbylljen në fillim, ka qenë diku 64% në rënien e qarkullimit, ka pas gastronomia prej fillimi. …Në bazë të dhënave të ATK-së në vitin 2019, kemi pasur 8104 biznese të regjistruara në veprimtarinë e gastronomisë, ndërsa në vitin 2021 i kemi 6195 biznese, përafërsisht 2000 biznese më pak… Në aspektin e punëtorëve, realisht ka pas humbje, por te aspekti i formalitetit ka pasur rritje dhe pasqyrohet kinse ka rritje të numrit, por nuk ka rritje, ani pse nëse i krahasojmë të dhënat kanë qenë diku rreth 13.800 punëtorë, atëherë kishte më shumë biznese në vitin 2019”, tha ai.

Pavarësisht lirimit të masave antiCOVID-19, shtrenjtimi i fundit i çmimeve të konsumit do të ndikojë në rënien e fuqisë blerëse, andaj Vranica thotë se është shteti ai që duhet të kontribuojë me masa specifike për të dalë nga gjendja aktuale.

“Ka prapë masa megjithatë nuk është një liri e plotë, ende nuk e kemi mbërri atë pikë. Kjo ndikon dhe mund të rrezikojmë sepse çmimet e furnizimit janë shtrenjtuar jashtëzakonisht shumë dhe anën tjetër edhe konsumatorët aftësinë blerëse e kanë ulë jashtëzakonisht shumë. Diku rreth 40% është ulur mundësia e konsumatorit për të shpenzuar në gastronomi…Ka ende punë, me kaq nuk përfundon. Në bazë të një hulumtimi që kemi bërë, diku mbi 50% të bizneseve të gjithë gastronomisë në përgjithësi, ju duhet më shumë se një vit të punojnë në kushte normale për të rimarrë veten, andaj duhet që të kontribuojë edhe shteti me masa specifike në mënyrë që të dalim më shpejt nga kjo gjendje dhe të mos kemi kriza”, tha ai.

Lirimit të masave antiCOVID-19 i janë gëzuar edhe qytetarët, sipas të cilëve qëndrimi mbyllur ka ndikuar negativisht. Nilgyn Kosova, një qytetare, thotë se lirimi i masave është një veprim i duhur.

“Meqenëse numri i rasteve është i zvogëluar, mendoj që është veprim i duhur… Ndikon pozitivisht sepse është një kohë e gjatë që kemi qëndruar nën masa dhe kjo ndikon shumë në aspektin psikik të qytetarit”, tha ajo.

Edhe Herolind Krasniqi ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për lirimin e masave.

“Normal që ka qenë vendim i duhur. Te ne si qytetarë ka ndikuar shumë se tash kemi përmirësime…Si në ekonomi, si në biznes e çfarëdo tjetër”, tha ai.

Ndërsa, Fatmir Muçolli, një qytetar tjetër, tha se Qeveria duhet të bëjë më shumë, në mënyrë që të kthehet ndërgjegjja e qytetarëve.

“Besoj se në qoftë se punohet më mirë, lehtësohet edhe më shumë… Uroj që kjo qeveri të bëjë më shumë për këtë popull që të kthehet ndërgjegjja e qytetarëve”, tha ai.

Në kuadër të masave të reja antiCOVID-19, Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga data 7 mars të lejohet veprimtaria e klubeve të natës, si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore deri në 50% të kapaciteteve. Gjithashtu, Qeveria ka vendosur edhe për largimin e orës policore.

Vendi

Arrestohet një grua në Podujevë për keqtrajtim apo braktisje të fëmijëve

Published

on

By

Në raportin e policisë, në 24 orët e fundit është raportuar një rast i keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijëve në Podujevë, që ka çuar në arrestimin e një personi.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, ku njësitet policore kanë vënë në pranga të dyshuarën grua nën dyshimin për kryerjen e kësaj vepre penale.

Sipas raportit, “e dyshuara është dërguar për tretman mjekësor dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë mbi gjendjen e fëmijës, mirëpo ka konfirmuar se rasti po trajtohet nga organet kompetente për procedura të mëtejshme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Franca i kërkuari për vrasje në tentativë në rajonin e Pejës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se është realizuar ekstradimi i një shtetasi kosovar nga Franca për në Kosovë, i cili ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

Operacioni u krye dje nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim të plotë me institucionet e drejtësisë dhe njësitet tjera relevante.

I dyshuari, i cili akuzohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”, ishte arrestuar më parë nga autoritetet franceze pasi ishte shpallur në kërkim përmes INTERPOL-it për t’iu shmangur përballjes me drejtësinë kosovare.

Sipas njoftimit zyrtar, procesi u krye me sukses falë marrëdhënieve të mira ndërshtetërore, duke u theksuar se: “Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre franceze”.

Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të policisë në rajonin e Pejës për procedim të mëtejshëm ligjor.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbetet aktive në luftën kundër krimit pa marrë parasysh kufijtë, duke deklaruar se: “Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale”.

Continue Reading

Vendi

Studentët e Arkitekturës në UBT realizojnë vizitë studimore në terren në lagjen Kalabria

Published

on

By

Në kuadër të lëndës Studio e Planifikimit Urban, studentët e vitit të dytë nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT kanë zhvilluar një vizitë studimore në lagjen Kalabria në Prishtinë, së bashku me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska.

Vizita në terren kishte për qëllim mbledhjen e të dhënave dhe vëzhgimin e drejtpërdrejtë të hapësirës urbane, si hap fillestar drejt analizës së gjendjes ekzistuese. Kjo analizë do të shërbejë si bazë për zhvillimin e detyrave semestrale të studentëve në këtë lëndë.

Përmes kësaj përvoje praktike, studentët patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre duke lidhur aspektet teorike me realitetin urban, si dhe të zhvillojnë një qasje kritike ndaj organizimit dhe funksionimit të hapësirës në qytet.

Vizita u realizua në bashkëpunim me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska dhe asistentët Gazmend Uka dhe Agnesa Thaqi, të cilët udhëhoqën studentët gjatë procesit të vëzhgimit dhe analizës në terren.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca pret ambasadorin Malaj: Koordinim i shtuar në politikën e jashtme dhe ftesë për Samitin e Diasporës

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ku fokus i diskutimit ishte fuqizimi i raporteve mes dy vendeve dhe interesi strategjik kombëtar.

Gjatë kësaj bashkëbisede, u vu theksi te nevoja për një bashkëpunim më të ngushtë ndërinstitucional dhe për harmonizimin e qëndrimeve në diplomacinë ndërkombëtare.

Palët u pajtuan se rritja e koordinimit në politikën e jashtme është në funksion të mbrojtjes dhe avancimit të interesave të përbashkëta në arenën globale.

Në kuadër të këtij takimi, ambasadori Malaj i përcolli ministrit Konjufca ftesën zyrtare për të marrë pjesë në Samitin e Diasporës, i cili organizohet çdo vit nga Republika e Shqipërisë.

Ky samit tashmë është kthyer në një platformë kyçe për forcimin e lidhjeve me mërgatën dhe bashkimin e forcave për qëllimet kombëtare.

Nga ana e tij, Konjufca ritheksoi se për Republikën e Kosovës mbetet prioritet i vazhdueshëm thellimi i marrëdhënieve me Shqipërinë, duke e cilësuar bashkëpunimin dypalësh si rrugën kryesore drejt avancimit të interesave strategjike të të dyja shteteve.

Continue Reading

Të kërkuara