Lajmet

​Fshati i Kosovës me miliona euro pasuri nëntokësore

Miniera e arit në këtë fshat që gjendet në kilometrin e 7-të në dalje të Prishtinës ka rezultuar të ketë vlerë aktuale të arit rreth 27 milionë dollarë.

Published

on

Fshati Slivovë në vendin tonë ka rezultuar të ketë pasuri të mëdha nëntokësore, thuhet në një studim të “Western Tethyan Resources”.

Sipas studimit të fundit, miniera e arit në këtë fshat që gjendet në kilometrin e 7-të në dalje të Prishtinës ka rezultuar të ketë vlerë aktuale të arit rreth 27 milionë dollarë.

Ariana Resources PLC (AIM:AAU) tha se filiali Western Tethyan Resources (WTR) ka përfunduar një vlerësim paraprak ekonomik (PEA) për projektin e arit në Slivovë, në Kosovë, ku ka rezultuar të ketë një vlerë aktuale rreth 27 milionë dollarë amerikanë.

Duke përdorur një ulje prej 8 për qind, WTR vlerësoi një normë të brendshme kthimi prej 29 për qind me një çmim ari prej 1,835 USD/oz bazuar në kostot kapitale prej 33.4 milionë dollarë amerikanë në fillim dhe 9.4 milionë dollarë në vazhdim.

Prodhimi parashikohet të jetë 13,000 ons ari në vit gjatë një linje miniere shtatëvjeçare, si nëntokësore ashtu edhe të hapura, me ritme rikuperimi midis 92-94.5%.

WTR ka një marrëveshje fitimi me Avrupa Minerals ku mund të fitojë deri në 85% të projektit duke shpenzuar 1.8 milion euro dhe deri në 85% të kostos së një studimi më të detajuar të fizibilitetit.

Një interes neto i atribuar nën fitimin ende nuk është vlerësuar, thuhet në deklaratë.

Kerim Sener, drejtori menaxhues i Ariana-s, tha se: “Ky është një rezultat i shkëlqyer për projektin e arit në Slivova, duke demonstruar potencialin e tij ekonomik dhe duke theksuar mundësitë për të përmirësuar projektin në një afat më të gjatë. Potenciali më i gjerë i eksplorimit të zonës së projektit Slivova, në veçanti mundësia për të përcaktuar rënien e mëtejshme të mineralizimit xeheror ekzistues, premton rritje të mëtejshme ekonomike. Tani po kërkojmë të përfundojmë punën e mëtejshme për ta demonstruar këtë potencial, nëpërmjet një programi eksplorimi me faza”.

WTR shtoi se kjo punë do të përfshijë një program gërmimi për të përmirësuar eksplorimin në zonat në kufi me zonën e burimeve parësore, duke synuar veçanërisht Dzemailj dhe Valijevishte.

Gjatë pjesës tjetër të vitit 2023, kompania synon të fillojë studimin bazë mjedisor, vlerësimin e ndikimit social dhe të përfundojë planifikimin për një program shpimi./Proactiv/

Continue Reading

Lajmet

Osmani në ndërrimin e komandës së KFOR: Kosova gjithmonë do të mbetet mirënjohëse për shërbimin tuaj

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ndërrimit të Komandës së KFOR-it tha se për më shumë se dy dekada KFOR ka qenë gurthemel i paqes sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon.

Ajo theksoi se populli i Kosovës është i rreshtuar me vlerat e lirisë e demokracisë, prandaj siç tha Osmani aspirata e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO nuk është thjesht një zgjedhje strategjike, por një pasqyrim i asaj se kush jemi.

Kosova gjithmonë do të mbetet mirënjohëse për shërbimin tuaj, për sakrificën tuaj dhe për përkushtimin tuaj të palëkundur për paqe. Uroj që ky mision të vazhdojë të qëndrojë si simbol i angazhimit të qëndrueshëm të NATO-s dhe si një premtim i gjallë se, së bashku, uniteti vërtet i kapërcen të gjitha. Kjo kauzë e madhe, pa dyshim, kërkon përpjekjen e secilit prej nesh. Historikisht edhe sot, populli i Republikës së Kosovës gjithmonë është rreshtuar me vlerat e lirisë, demokracisë dhe sigurisë kolektive. Kjo është arsyeja pse aspirata jonë për t’u anëtarësuar në NATO nuk është thjesht një zgjedhje strategjike, por një pasqyrim i asaj se kush jemi. Në kohë kur kërcënimet ndaj paqes po shtohen, aleanca është më e fortë kur qëndron pranë partnerëve që vërtet kanë dëshmuar përkushtimin e tyre. Kosova e ka bërë këtë vazhdimisht – përmes qëndrueshmërisë sonë, reformave tona dhe vendosmërisë së popullit tonë. Dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë krah aleatëve tanë, sepse vetëm së bashku mund të sigurojmë që paqja e fituar me mund sot, të bëhet paqja e qëndrueshme e së nesërmes”, theksoi ajo.

Tutje presidentja e vendit, Vjosa Osmani shtoi se një realitet do të jetë i plotë vetëm atëherë kur flamuri i Republikës së Kosovës të qëndrojë pranë të gjithë flamujve që shohim sot këtu, si anëtare krenare e NATO-s.

Vendosmëria e Kosovës do të mbetet e palëkundur. Në mbrojtje të këtyre vlerave, në mbrojtje të sovranitetit të saj, dhe në mbrojtje të çdo pëllëmbe të integritetit tonë territorial. Vetëm kur veprojmë të bashkuar në mbrojtje të këtyre vlerave, mund të ëndërrojmë për një Evropë të tërë, të lirë dhe në paqe. Një realitet që do të jetë i plotë vetëm atëherë kur flamuri i Republikës së Kosovës të qëndrojë pranë të gjithë flamujve që shohim sot këtu, si anëtare krenare e NATO-s”, tha ajo./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Silvinjo publikon listën e Shqipërisë për përballjen me Serbinë

Published

on

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit tetor, sfidën kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe miqësoren ndaj Jordanisë.

Tekniku kuqezi ka thërritur 25 lojtarë dhe risia e vetme është futbollisti i Shkëndijes së Tetovës, Klisman Cake. Qendërmbrojtësi ka qenë më parë pjesë e Kombëtares U-21 dhe pas paraqitjeve të mira me Shkëndijën, ku arritën edhe kualifikimin historik në Conference League, ka bindur trajnerin Silvinjo për ta ftuar në Kombëtare.

Lista e plotë e publikuar:

Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani

Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku

Grumbullimi i Kombëtares nis të hënën, më 6 tetor, në Tiranë, ku kuqezinjtë do të përgatiten fillimisht për sfidën kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Serbisë, e cila do të luhet më 11 tetor në stadiumin “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac, në orën 20:45.

Ndeshja miqësore Shqipëri- Jordani, do të zhvillohet më 14 tetor, në “Air Albania”, në 19:00./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Prezantohet topi zyrtar i Botërorit 2026

Published

on

FIFA ka prezantuar topin zyrtar të Kampionatit Botëror 2026, i cili do të quhet TRIONDA.

Emri i tij, që në spanjisht do të thotë “tre valë”, simbolizon tri vendet organizatore: Kanadanë, Meksikën dhe Shtetet e Bashkuara.

Dizajni i topit është i gjallë me ngjyrat kuqe, jeshile e blu, duke nderuar vendet nikoqire. Ai përmban gjithashtu simbole kombëtare, gjethe panje për Kanadanë, shqiponjën për Meksikën dhe yllin për SHBA, si dhe elementë të artë që kujtojnë trofeun e Kupës së Botës.

TRIONDA ka një strukturë inovative me katër panele, që ofrojnë stabilitet optimal gjatë fluturimit, si dhe teknologjinë e avancuar të topit të lidhur me një çip sensor 500Hz, i cili ndihmon gjyqtarët në vendime të rëndësishme, përfshirë rastet e pozitës jashtë loje.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e përshkroi topin si të bukur dhe simbol të unitetit e pasionit të vendeve nikoqire, duke shtuar se mezi pret ta shohë në fushë.

Botërori 2026 do të mbahet për herë të parë në tre shtete, me shortin final që do të zhvillohet më 5 dhjetor 2025 në Uashington./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Osmani krah Zelenskyt në Kopenhagë: Siguria e Evropës është e ndërlidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin e Liderëve të EPC-së në Kopenhagë.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ulur afër presidentit ukrainas, Zelensky thotë se ka theksuar rëndësinë e sigurisë së Ballkanit Perëndimor për Evropën.

Osmani tha se Evropa duhet të përqendrojë vëmendjen e saj në këtë rajon, duke investuar në parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë, si hap kyç për një siguri të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Në Samitin e Liderëve të EPC-së në Kopenhagë, në tryezën me liderë evropianë të fokusuar në temën e sigurisë, theksova se siguria e Evropës është e ndërlidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor.Prandaj, Evropa duhet të përqendrojë vëmendjen e saj në këtë rajon, duke investuar në parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë, si hap kyç për një siguri të qëndrueshme dhe afatgjatë“, ka shkruar Osmani./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara