Kulturë

​Foshnjat e lindura në këto data kanë shansin më të mirë për sukses në jetë

Nga 365 ditë në vit, 30 prilli doli të jetë dita që sjell më shumë fitues.

Published

on

Studiuesit e MyHeritage hulumtuan kur 1.000 fitues të çmimeve prestigjioze kishin lindur për të zbuluar ditëlindjet që ka shumë të ngjarë të sjellin sukses.

Çmimet ishin Grammy, Oscars, kampionatet botërore, Globi i Artë, Çmimet Pulitzer, Çmimet Nobel, Çmimet Booker, Palmat e Artë dhe Lojërat Olimpike.

Nga 365 ditë në vit, 30 prilli doli të jetë dita që sjell më shumë fitues. Ndër 1000 fituesit ose kandidatët e përzgjedhur, 11 janë lindur në këtë datë.

Yjet e famshëm të lindur në këtë ditë janë reperi Travis Scott, aktorja Gal Gadot dhe aktorja Kirsten Dunst.

Data e dytë më e lidhur ngushtë me fitimin e çmimeve prestigjioze është 27 prilli. Janë gjithsej tetë nga 1000 fitues dhe kandidatë që u përzgjodhën në listën e ngushtë janë këngëtarja dhe fituesja e Grammy Lizzo si dhe aktorja dhe fituesja e Golden Globe Sally Hawkins, të cilat janë lindur në këtë ditë.

Prilli rezultoi të ishte muaji më i suksesshëm dhe 99 fitues të çmimeve më prestigjioze u lindën këtë muaj. Nëntori zuri vendin e dytë me 94 fitues. Midis tyre është fituesja e Oscar dhe Golden Globe Anne Hathaway si dhe fituesi i yllit Michelin Gordan Ramsay.

Marsi ishte muaji i tretë më i suksesshëm, me 92 fitues. Sipas këtij hulumtimi, shkurti është muaji më pak i suksesshëm. Vetëm 58 fitues janë lindur në këtë muaj. Midis tyre është futbollisti dhe fituesi i Kupës së Botës Cristiano Ronaldo si dhe fituesi i Oskarit Daniel Kaluuya, shkruan The Sun.

Kulturë

30 prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të Xhazit

Published

on

Sot në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Xhazit, një ngjarje globale që kremton fuqinë e muzikës për të bashkuar njerëzit dhe kulturat.

E shpallur nga UNESCO, kjo ditë i kushtohet një prej zhanreve më me ndikim në historinë e muzikës moderne. Xhazi, i lindur në fillim të shekullit 20-të, është bërë simbol i lirisë artistike, improvizimit dhe dialogut kulturor.

Përmes koncerteve, aktiviteteve edukative dhe performancave të ndryshme, artistë dhe institucione në mbarë botën e shënojnë këtë ditë, duke promovuar diversitetin kulturor dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Dita Ndërkombëtare e Xhazit synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin për rolin e muzikës në ndërtimin e paqes dhe mirëkuptimit mes popujve, duke e kthyer xhazin në një gjuhë universale që tejkalon kufijtë.

Continue Reading

Kulturë

Baleti Kombëtar i Kosovës shënon premierën e parë për vitin 2026

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës ka dhënë premierën e parë për vitin 2026, duke sjellë para publikut një mbrëmje artistike me dy shfaqje koreografike, në kuadër të Ditës Botërore të Baletit.

Programi përfshiu veprën “We Will Never Give Up on Love”, me koreografi nga Erion Kruja, si dhe shfaqjen “Bletë”, me koreografi nga Clébio Oliveira.

Kjo mbrëmje u karakterizua nga një ndërthurje e stileve bashkëkohore dhe ekspresivitetit skenik, duke sjellë reflektime mbi temat e dashurisë, qëndrueshmërisë dhe jetës kolektive. Premiera shënon hapjen e sezonit artistik të këtij institucioni për vitin 2026.

Continue Reading

Lajmet

Filharmonia e Kosovës sjell në Prishtinë Kuartetin Harkor të Filharmonisë së Krakovës

Published

on

Një mbrëmje e veçantë që vjen në bashkëpunim me Konsullatën e Kosovës në Varshavë, Filharmonia e Kosovës sjell në Prishtinë Kuartetin Harkor të Filharmonisë së Krakovës – një ansambël që mishëron traditën e shkëlqyer polake të muzikës së dhomës dhe finesën e interpretimit evropian.
Më 5 maj 2026, në Hollin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, katër muzikantë të shquar të Filharmonisë së Krakovës – Joanna Konarzewska, Zuzanna Frankiewicz, Jan Czyżewski dhe Martyna Sołtys do të interpretojnë dy kryevepra të muzikës polake për kuartet harkor: Kuartetin Harkor Nr. 3 të Grażyna Bacewicz dhe Kuartetin Harkor Nr. 2, Op. 42 të Władysław Żeleński.
Në këtë program takohen energjia moderne dhe forca ekspresive e Bacewicz me lirizmin romantik dhe finesën kompozicionale të Żeleński-t, duke krijuar një udhëtim artistik përmes identitetit muzikor polak. Për publikun e Prishtinës, kjo mbrëmje është një mundësi e rrallë për të përjetuar nga afër interpretimin e një ansambli që përfaqëson një prej institucioneve më të rëndësishme muzikore të Evropës Qendrore.
Ky koncert është më shumë se një paraqitje artistike  është një takim kulturash, një dialog përmes tingullit dhe një dëshmi e fuqisë së muzikës për të ndërtuar ura ndërmjet vendeve.

Continue Reading

Lajmet

Muzeu “Reporting House” anëtarësohet në rrjetin evropian të muzeve

Published

on

Muzeu “Reporting House” është anëtarësuar në Network of European Museum Organisations, një arritje e rëndësishme për promovimin e kulturës dhe kujtesës kolektive të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

 

 

 

 

Continue Reading

Të kërkuara