Lajmet

​“Fluturojnë” çmimet, inflacioni në Kosovë arrin në 10 përqind

Sipas raportit të ASK-së rritja e inflacionit shpjegohet me ngritjen e çmimeve të konsumit dhe të shërbimeve.

Published

on

Inflacioni (rritja e çmimeve) nga marsi i vitit 2021 në mars të vitit 2022 ka arritur 10 përqind.

Indeksi i harmonizuar për çmimet e konsumit të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, tregon për rritje të çmimeve prej 10 përqind në muajin mars, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas raportit të ASK-së rritja e inflacionit shpjegohet me ngritjen e çmimeve të konsumit dhe të shërbimeve. Derisa inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 2.7 përqind në muajin mars 2022.

Sipas kësaj Agjencie, ngritja më e madhe e çmimeve vërehet te faturat e energjisë elektrike me 13 përqind, pasuar nga gazi me 11.4 për qind. Vajrat dhe yndyrat ushqimore kanë pasur rritje prej 11.3 përqind, pijet alkoolike për 5.9 për qind, ndërkaq veshjet për 4.9 përqind, u tha në indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2.7% në muajin mars 2022 krahasuar me muajin shkurt 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: buka dhe drithërat (6,3%), mishi (1,0%), qumështi, djathi dhe vezët (5,7%), vajrat dhe yndyrat ushqimore (11,3%), pemët (2,7%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (1,9%), ujë, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (1,7%), pijet alkoolike (5,9%) veshje (4,9%), energjia elektrike 13,0% (shpjegim: çmimi mesatar reflekton çmimin e faturuar për muajin mars sipas tarifave dhe strukturës se re tarifore te aprovuar nga Rregullatori per Energji Elektrike. Sipas strukturës se re, konsumatorët shtëpiak ndahen ne dy blloqe ne konsumin, nen 800 kWh dhe mbi 800 kWh, te cilat tutje dallojnë sipas konsumit natë dhe ditë, çmimi mesatar varijon”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndërkaq, norma vjetore e inflacionit e matur në muajin mars 2022 me muajin mars 2021 ishte 10.0 përqind.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 10,0 për qind në muajin mars 2022 krahasuar me muajin mars 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet: buka dhe drithërat 23,0%, mishi (9,6%), qumështi, djathi dhe vezët (18,3%), vajrat dhe yndyrat ushqimore (43,1%), perimet (14,0%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (12,9%), prodhime të ndryshme ushqimore salca, erëza kripë, ushqim për fëmijë etj. 8,4%, uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (5,2%), duhani 4,7%), energjia elektrike (26,9%)”, thuhet në raportin e ASK-së.

Në muajin shkurt, shkalla e inflacionit ishte 7.5 përqind, ndërsa në janar 7.1 përqind.

Invazioni ushtarak rus në Ukrainë që nga 24 shkurti, ka ndikuar që të ngriten çmimet e produkteve esenciale ushqimore edhe në tregun e Kosovës, sidomos për derivatet e naftës, miellit dhe bukës, dhe vajit për gatim.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara