Lajmet

​Flamuri i BE-së pjesë e parlamentit të Ukrainës

Von der Leyen tha se komuniteti ndërkombëtar po mobilizohet për të mbështetur përpjekjet për rindërtimin e vendit.

Published

on

Me një ceremoni solemne, flamuri i BE-së u bë sot pjesë e parlamentit të Ukrainës. Duke iu drejtuar këtij parlamenti, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se komuniteti ndërkombëtar po mobilizohet për të mbështetur përpjekjet për rindërtimin e vendit.

Të hënën e ardhshme, Von der Leyen, presidenti Zelensky dhe kryeministri Shmyhal do të marrin pjesë në konferencën e Luganos për rindërtimin e Ukrainës.

“Rruga juaj evropiane dhe rindërtimi i vendit do të ecin paralelisht. Ukraina do të jetë në krye. Do të duhet të bëhen investime masive. Por për të maksimizuar ndikimin e tyre dhe për të nxitur besimin e biznesit, investimet do të duhet të shoqërohen me një valë të re reformash”, tha Von der Leyen.

“Kjo është një histori në zhvillim e sipër. Sot në mëngjes, flamuri i BE-së u vendos në sallën plenare të Parlamentit të Ukrainës, dhe do të qëndrojë këtu”, shkroi në Linkedin Komisioni Evropian.

“Ne besojmë në të ardhmen evropiane të Ukrainës. Dhe arsyeja është e thjeshtë. Arsyeja është këmbëngulja e popullit ukrainas, vendosmëria e tyre, pasioni i tyre për Evropën. Dëshira e tyre për të jetuar ëndrrën evropiane në vendin e tyre të bukur”, sipas KE-së.

“Ukraina tani ka një perspektivë të qartë evropiane dhe është kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ka një rrugë të gjatë përpara, por Evropa do të jetë në anën e tyre në çdo hap të rrugës”, shkruan Komisioni Evropian në Linkedin.

Më 23 qershor BE-ja i dha zyrtarisht statusin e kandidatit për anëtarësim Ukrainës dhe Moldavisë.

Vendimi erdhi pas disa muajsh presioni nga Ukraina e shkatërruar nga lufta dhe Moldavia fqinje për të nisur procesin e gjatë të anëtarësimit në bllokun prej 27 anëtarësh.

Anëtarësimi në BE, një proces i ndërlikuar politikisht dhe juridikisht, mund të zgjasë për vite me radhë, ndërsa vendet aspirante duhet t’i nënshtrohen etapave të panumërta për t’u konsideruar kandidate të pranueshme./atsh

Lajmet

​Formacionet e mundshme të miqësores Arsenal – Milan

Published

on

Pas ndeshjes së tyre të parë në shtëpi në Milanello kundër Milan Futuro, Rossonerët do të përballen me Arsenalin e Mikel Artetas në miqësoren e parë të Turneut të tyre Para-Sezoni 2025 në rajonin Azi-Paqësor.

Ndeshja kundër “Gunners” është pjesë e “Festivalit të Futbollit në Singapor”, i cili, përveç AC Milan dhe Arsenal, do të përfshijë edhe Newcastle.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 13:30 dhe këto janë formacionet e mundshme:

ARSENAL (4-3-3) : Raya; Lëndë drusore, Saliba, Gabriel, Calafiori; Odegaard, Zubimendi, Rajs; Saka, Havertz, Trossard.

MILAN (4-3-3) : Maignan; Saelemaekers, Tomori, Gabbia, Jimenez; Fofana, Ricci, Loftus-Cheek; Pulisic, Okafor, Leao.

 

Continue Reading

Lajmet

​Pas 30 korrikut, KEK ndal furnizimin me energji për konsumatorët që nuk kanë gjetur furnizues në treg të hapur

Published

on

By

30 korriku është data e fundit që do të furnizojë me energji elektrike të gjithë konsumatorët që nuk kanë gjetur furnizues në treg të hapur, ka njoftuar Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Në një njoftim në Facebook thuhet se Korporata Energjetike e Kosovës, në përputhje me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), sipas Ligjit për Energjinë Elektrike si dhe Rregullës për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit (FMF), nga data 1 qershor 2025 ka filluar furnizimin me energji elektrike si FMF, për një periudhë maksimale prej 60 ditësh, e cila përfundon më 30 korrik 2025.

Ky furnizim është i përkohshëm dhe rrjedh nga detyrimet dhe të drejtat ligjore të përcaktuara me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe Rregulloren për FMF dhe ka për qëllim të ofrojë kohë të mjaftueshme për konsumatorët që të gjejnë një furnizues afatgjatë të licencuar nga ZRRE”.

Duke bërë thirrje për kujdes, KEK thotë se pas datës 30 korrik 2025, të gjithë konsumatorët që nuk kanë lidhur marrëveshje me ndonjë furnizues të licencuar, do të mbesin automatikisht pa furnizim me energji elektrike nga FMF, pasi që pas këtij afati përfundon e drejta ligjore për furnizim.

KEK kërkon që sa më shpejt të kontaktojnë një furnizues të licencuar nga ZRRE dhe të nënshkruajnë një marrëveshje komerciale për furnizim me energji elektrike, në mënyrë që të siguroheni që pas datës 30 korrik 2025 të mos ketë ndërprerje në furnizim.

Lista e furnizuesve të licencuar mund të gjendet në faqen zyrtare të ZRRE-së: www.ero-ks.org Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj”.

Continue Reading

Lajmet

Deputetja e LVV-së: Jemi optimist për përgjigje pozitive nga Nisma

Published

on

By

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, është shprehur optimiste në një përgjigje pozitive nga Nisma Socialdemokrate për koalicion qeverisës.

Ajo pas dështimit të 51-të të konstituimit të Kuvendit, tha se janë në pritje të Nisma-s, derisa shtoi se një gjë e tillë duhet të ndodh para datës 26 korrik, afat i paraparë në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, ku obligon deputetët të konstituojnë legjislaturën e nëntë.

Ne po presim një përgjigje prej këtij subjekti politik. Jemi optimist se do të kemi një përgjigje pozitive të paktën deri në fund të kësaj jave, pasi po i afrohemi datës 26 korrik, kur edhe konsumohet 30-ditëshi në aktgjykimin e Kushtetueses. Një gjë e tillë duhet të ndodh para këtij afati sepse e kemi obligim dhe përgjegjësi secili prej deputetëve, pa marrë parasysh subjektet politike që të kontribuojë në konstatimin e Kuvendit”, theksoi ajo.

Krahas kësaj, deputetja Kryeziu kritikoi deputetët e partive që deri tani ishin në opozitë, siç tha për bllokimin e Kuvendit, rrjedhimisht edhe formimit të qeverisë së re.

Continue Reading

Lajmet

Shërbimet civile do të ndalohen për qytetarët që nuk deklarojnë adresën zyrtare

Published

on

By

Të gjithë qytetarët e Kosovës që nuk e kanë deklaruar adresën zyrtare, nga data 1 gusht e këtij viti, nuk do të mund të pajisen me dokumentet që lëshohen nga Agjencia e Regjistrit Civil (ARC) dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK).

Kështu u theksua në një konferencë për media të organizuar nga AKK-ja, ku u bë thirrje qytetarëve që të deklarojnë adresën e tyre zyrtare, me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime dhe ndërtimit të një shteti më funksional dhe gjithëpërfshirës.

Drejtori i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti tha se mbi 220 mijë qytetarë tashmë e kanë bërë deklarimin e adresës, porse theksoi se kjo nuk është e mjaftueshme.

Qëllimi i kësaj konference është që t’i informojmë të gjithë qytetarët që nuk e kanë deklaruar adresën zyrtare se nga data 1 gusht e këtij viti, nuk do të mund të pajisen me dokumentet që lëshohen nga ARC dhe AKK. Për më tepër, pa deklarimin e adresës zyrtare, qytetarët nuk mund të pajisen me certifikatën të lindjes apo certifikatën të pronës”, tha Ahmeti.

Ahmeti potencoi se deklarimi i adresës zyrtare është një obligim ligjor dhe një akt përgjegjësie qytetare që i takon gjithsecilit.

Sipas tij, një qytetar pa adresë zyrtare është një qytetar i përjashtuar nga sistemi.

Sot, me krenari mund të themi se janë mbi 220 mijë qytetarë që tashmë e kanë bërë deklarimin e adresës zyrtare. Kjo është inkurajuese, por ende jo e mjaftueshme. Sepse në një shtet modern e të organizuar, secili qytetar duhet të jetë i regjistruar me adresë të saktë – ashtu siç në një shtet modern dhe funksional…E kemi thënë shumë herë dhe e theksojmë sërish: deklarimi i adresës zyrtare është një obligim ligjor, por mbi të gjitha është një akt përgjegjësie qytetare që i takon gjithsecilit. Një qytetar pa adresë zyrtare është një qytetar i përjashtuar nga sistemi”, tha Ahmeti.

Pa adresë të saktë, nuk mund të ketë plane zhvillimore reale, nuk mund të ketë shërbime cilësore, siç janë ato administrative e deri tek ato më emergjente siç janë shërbimet ambulante, zjarrfikësit apo policia”, tha Ahmeti.

Ndërkaq, drejtori i Agjencisë së Regjistrit Civil, Blerim Camaj tha se qytetarët në të gjithë Kosovën nuk do të mund të pajisen me asnjë shërbim civil nëse nuk e deklarojnë adresën zyrtare.

Të gjitha shërbimet e gjendjes civile do të kushtëzohen dhe do të ndalohen. Qytetarët nuk mund të pajisjen me çertifikata siç janë certifikata e lindjes, martesës, vdekjes dhe shërbimet e tjera të gjendjes civile nëpër gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, tha Camaj.

Continue Reading

Të kërkuara