Lajmet

​Financimi rus, PD: Ishin për Lulzim Bashën, të rihapet menjëherë çështja

Garo kërkoi rihapjen e menjëhershme të çështjes për të cilin tha se e kishte denoncuar vetë partia.

Published

on

Pas publikimit të një lajmi të bazuar në raportin e shërbimeve inteligjente të SHBA në Zërin e Amerikës, për infiltrimin rus në politikën e disa vendeve dhe financimin e politikanëve në këto vende, ku përfshihet financimi me 500 mijë dollarë për Partinë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2017, ka reaguar vetë PD, duke fajësuar ish-kryetarin Lulzim Basha.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Floriana Garo, kërkoi rihapjen e menjëhershme të çështjes për të cilin tha se e kishte denoncuar vetë partia e për të cilën shtoi se ishte mbyllur me ndërhyrjen e Edi Ramës tek gjyqësori.

“Partia Demokratike deklaron se, pasi është njohur me indicie që flisnin për një financim rus, ka denoncuar publikisht këtë akt personal të Lulzim Bashës. Gjithashtu, Partia Demokratike ka denoncuar përdorimin e kësaj afere per marrjen peng të këtij individi me qëllim shkatërrimin e Partisë Demokratike. PD ka denoncuar ndërhyrjen direkte të Edi Ramës, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm Engjëll Agaçi për mbylljen e çështjes në ngarkim të Lulzim Bashës për këtë aferë”, u shpreh Garo.

Partia Demokratike do t’u kërkojë forumeve të saj ngritjen e një grupi pune për ndërmarrjen e një auditi të imtësishëm nën drejtimin e një Komisioni të Posaçëm. Raporti i auditimit u tha se do t’i prezantohet Kryesisë, Këshillit Kombëtar, Grupit Parlamentar, dhe do të publikohet.

“Gjithë përgjegjësitë për këtë bien mbi Lulzim Bashën, i cili për orekset, agjendat, hallet dhe shkeljet personale, vendosi të rrënonte sovranitetin e Partisë Demokratike dhe të merrte zvarrë vullnetin e demokratëve. Partia Demokratike kërkon rihapjen e menjëhershme të çështjes në fjalë, të mbyllur me ndërhyrjen e Edi Ramës tek gjyqtarët e korruptuar, i cili më parë kishte denoncuar vetë financimin e Lulzim Bashës nga rusët, por tani i duhej te shpëtonte pengun e tij të dobishëm për të shkatërruar Partinë Demokratike. Rruga tipike mafioze që u gjet për këtë ishte mosdërgimi, ne kundershtim te hapur me ligjin i dosjes në Gjykatën e Lartë”, vijoi Garo.

Partia Demokratike kërkoi transparence dhe një proces të qartë publik duke ofruar bashkëpunimin me institucionet shqiptare dhe të vendeve partnere për zbardhjen e plotë të së vërtetës së kësaj çështjeje.

Lajmet

Osmani krah Zelenskyt në Kopenhagë: Siguria e Evropës është e ndërlidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin e Liderëve të EPC-së në Kopenhagë.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ulur afër presidentit ukrainas, Zelensky thotë se ka theksuar rëndësinë e sigurisë së Ballkanit Perëndimor për Evropën.

Osmani tha se Evropa duhet të përqendrojë vëmendjen e saj në këtë rajon, duke investuar në parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë, si hap kyç për një siguri të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Në Samitin e Liderëve të EPC-së në Kopenhagë, në tryezën me liderë evropianë të fokusuar në temën e sigurisë, theksova se siguria e Evropës është e ndërlidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor.Prandaj, Evropa duhet të përqendrojë vëmendjen e saj në këtë rajon, duke investuar në parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë, si hap kyç për një siguri të qëndrueshme dhe afatgjatë“, ka shkruar Osmani./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Shpaloset lista e Shqipërisë për ballafaqim me Serbinë

Published

on

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në aksion për ndeshjen e radhës kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Serbisë dhe për sfidën miqësore ndaj Jordanisë.

Grumbullimi zyrtar do të nisë më 6 tetor, ndërsa shpallja e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Sylvinho është programuar për ditën e sotme.

Gjithashtu sot në orën 11:00, do të mbahet edhe konferenca për shtyp e trajnerit në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Seanca e parë stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet më 6 tetor.

Ndeshja Serbi-Shqipëri do të luhet më 11 tetor, në stadiumin “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac, në orën 20:45.

Ndërsa, miqësorja Shqipëri-Jordani do të zhvillohet më 14 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Shaqiri shkëlqen në fitoren e Baselit ndaj Stuttgartit

Published

on

FC Basel ka marrë fitoren e parë këtë sezon në fazën e grupeve të Europa League, duke mposhtur Stuttgartin me rezultat 2-0.

Albian Ajeti zhbllokoi ndeshjen që në minutën e tretë pas një gabimi në mbrojtjen gjermane. Stuttgart pati mundësinë të barazonte me penallti në minutën e 35-të, por Marwin Hitz priti goditjen e Ermedin Demirović.

Në pjesën e dytë, Xherdan Shaqiri vulosi fitoren e zviceranëve me një gol nga afërsia, duke i dhënë fund serisë prej tre ndeshjesh pa fitore të Baselit në Evropë.

Stuttgart humbi pas tri fitoreve radhazi dhe në ndeshjen e ardhshme do të udhëtojë në Stamboll për t’u përballur me Fenerbahçen./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Suharekë, Policia: Doli nga shtëpia me 1 tetor 25

Published

on

By

Zhduket një person në Suharekë. Sipas raportit të policisë, viktima mashkull ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen.

Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara