Sport

​FIBA Evropa shpërblen Federatën e Basketbollit të Kosovës

“Ne jemi shumë të lumtur që së pari do të vazhdojmë me projektin edhe për një vit” tha Dushku.

Published

on

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është në mesin e pesë Federatave Nacionale që është shpërblyer nga FIBA Evropa për angazhimin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm në promovimin dhe vizibilitetin e kampanjës “Her World, Her Rules” (në kuadër të projektit FIBA Europe Girls Program).

FBK së bashku me Federatën e Bullgarisë, Greqisë, Maqedonisë së Veriut dhe të Rumanisë janë shpërblyer me nga 5,000 Euro për përkushtimin në kuadër të kampanjës, përderisa për vitin kalendarik Shtator 2022 – Korrik 2023, FBK nga ky projekt do të përfitoj në total 28,000 Euro.

Federata e Basketbollit e Kosovës këtë vit kampanjën Her World, Her Rules do ta zhvillojë në bashkëpunim me klubet e Superligës së Femrave, Ligës së Parë të Femrave, Ligave U16 dhe U14, si dhe me disa nga shkollat fillore të të gjitha qyteteve të Kosovës.

Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku në lidhje me shpërblimin nga FIBA Evropa dhe vazhdimin e projektit edhe për një vit për faqen zyrtare të FBK-së ka thënë:

“Prej se FIBA Evropa e ka lansuar projektin FIBA Europe Girls Program dhe kampanjën ‘Her World, Her Rules’ ne kemi qenë ndër Federatat që më së miri dhe më me vullnet e kemi implementuar këtë projekt nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që kanë bërë që vajzat të merren me basketboll, por edhe të qëndrojnë në basketboll. Ne kemi raportuar në FIBA për këtë projekt pas çdo viti kalendarik të tij, si me raporte të punës ashtu edhe me ato financiare, dhe gjithnjë kemi marr lëvdata për punën e bërë si në terren, ashtu edhe në çështje administrative. Ne jemi shumë të lumtur që së pari do të vazhdojmë me projektin edhe për një vit, dhe së dyti që FIBA Evropa na ka shpërblyer për angazhimin dhe punën e bërë, sepse kjo na motivon edhe më shumë që të vazhdojmë të inkurajojmë vajzat e reja të merren me basketboll”, ka thënë ajo.

Continue Reading

Sport

Elldin Uglari gjyqtar në sfidën Bullgari–Azerbajxhani te femrat

Published

on

By

Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se gjyqtari kosovar Elldin Uglari do të gjykojë në ndeshjen shumë të rëndësishme Bullgari–Azerbajxhani për femra, e cila është pjesë e kualifikimeve për FIBA Women’s EuroBasket 2027.

Përballja zhvillohet në Plovdiv, Bullgari, duke filluar nga ora 18:00. Aktualisht, Bullgaria ka regjistruar tri fitore në tri ndeshje, ndërsa Azerbajxhani ka tri humbje në tri përballje.

Elldin Uglari ka përvojë të gjerë në gjykimin e ndeshjeve evropiane, duke përfshirë sfida këtë verë dhe viteve të kaluara, dhe zgjedhja e tij tregon besimin e FIBA-s në gjyqtarët e Kosovës.

Federata e Basketbollit të Kosovës e ka cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme dhe një nder për basketbollin kosovar në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Sport

Veldin Hoxha zgjedh zemrën, nga Kroacia në fanellën e Kosovës

Published

on

By

Futbollisti i talentuar Veldin Hoxha, i rritur dhe i formuar në Kroaci, vendosi të refuzojë mundësitë për të përfaqësuar Kroacinë ose Bosnjën dhe të veshë fanellën e Kosovës.

Megjithë suksesin e tij si kapiten i Kroacisë për U21 dhe karrierën premtuese jashtë vendit, Hoxha tregoi se futbolli nuk është vetëm një karrierë, por edhe identitet.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, komentoi zgjedhjen e Hoxhës:
“Vendimi i Veldin Hoxhës për të përfaqësuar Kosovën është një shembull frymëzues për të gjithë futbollistët tanë. Ai dëshmon se zemra dhe rrënjët e tij janë gjithmonë me vendin e tij, pavarësisht mundësive të tjera që kishte.”

Ky vendim nuk matet me kontrata apo statistika, por me ndjenjë dhe përkatësi kombëtare. Për shumë shqiptarë që jetojnë jashtë, Kosova mbetet më shumë se një vend në hartë — është kujtesë familjare, histori sakrifice dhe një lidhje që nuk prishet kurrë.

Historia e Veldin Hoxhës është një mesazh i fuqishëm për shtetin dhe shoqërinë tonë: pavarësisht se ku jeton, zemra gjithmonë të kthen në Kosovë.

 

Continue Reading

Sport

Ndeshja Kosovë–Sllovaki, shiten të gjitha biletat

Published

on

By

Të gjithë tifozët duhet të presin për ndeshjet e ardhshme, pasi biletat për sfidën historike kundër Sllovakisë, më 26 mars, janë shitur të gjitha.

Siç njofton tifogrupi Dardanët, lista e biletave të rezervuara për tribunat mysafire është përfunduar, dhe nga sot nuk mund të shqyrtohet asnjë kërkesë shtesë për biletë.

Megjithatë, abonimet vjetore për ndeshjet e kombëtares vazhdojnë të jenë të hapura, duke i dhënë tifozëve mundësinë të sigurojnë vendet e tyre për duelet e ardhshme.

Ky është një tjetër tregues i mbështetjes masive që Kosova po merr nga tifozët e saj për përfaqësuesen kombëtare.

Continue Reading

Sport

Pesë lojtare iraniane të futbollit marrin azil në Australi pas AFC Women’s Asian Cup

Published

on

By

Pesë anëtare të ekipit kombëtar të femrave të Irani kanë marrë azil në Australi, pas shqetësimeve për sigurinë e tyre pas përfundimit të AFC Women’s Asian Cup, njoftoi ministri australian i Punëve të Brendshme, Tony Burke. Qeveria ka aprovuar vizat humanitare, duke i lejuar lojtaret të qëndrojnë dhe të ndërtojnë jetën e tyre në Australi.

Burke deklaroi:

“U them anëtarëve të tjerë të ekipit se e njëjta mundësi është aty. Ata janë të mirëpritur të qëndrojnë në Australi, të jenë të sigurta dhe të kenë një shtëpi këtu.”

Vendimi erdhi pas presionit ndaj qeverisë australiane për të mbrojtur ekipin iranian të femrave, pas kritikave që disa lojtare morën në vendin e tyre për moskëndimin e himnit kombëtar para një ndeshjeje kundër Korea e Jugut në Gold Coast. Veprimi i tyre u interpretua si protestë pas sulmeve të para të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

Në mediat iraniane, disa lojtare u etiketuan si “tradhtare”, ndërsa komentatorë televizivë e quajtën veprimin “kulmin e çnderimit”. Pas ndeshjes, dhjetëra persona mbështetën lojtaret duke brohoritur “lërini të shkojnë”, ndërsa policia krijoi një korridor sigurie për ekipin. Disa tifozë raportuan se panë të paktën tre lojtare duke bërë shenjën ndërkombëtare për ndihmë.

Çështja u bë edhe debat politik ndërkombëtar, pasi ish-presidenti Donald Trump publikoi reagime kontradiktore në rrjetet sociale, duke kritikuar fillimisht Australinë për vonesën e azilit, dhe më pas duke lavdëruar kryeministrin Anthony Albanese për trajtimin e situatës.

Continue Reading

Të kërkuara