Sport

​FFK e gatshme të strehojë disa futbollistë ukrainas dhe familjet e tyre

FFK ka shprehur gatishmërinë që në rast nevoje të strehojë në Kosovë disa futbollistë ukrainas.

Publikuar

Federata e Futbollit e Kosovës i ka ofruar edhe njëherë mbështetjen e plotë Federatës së Futbollit të Ukrainës pas agresionit rus në këtë shtet.

FFK ka shprehur gatishmërinë që në rast nevoje të strehojë në Kosovë disa futbollistë ukrainas dhe familjet e tyre në këto ditë të errëta për vendin e tyre pas shpërthimit të luftës si pasojë e agresionit të Rusisë.

“Ne jemi një vend me plagë të freskëta të luftës, prandaj e dimë se sa e vështirë dhe e dhimbshme është kjo periudhë për qytetarët e Ukrainës. Andaj, me këtë rast duam t’ua shprehim gatishmërinë tonë për strehimin e qytetarëve tuaj të dashur dhe Kosovën ta konsideroni si shtëpinë tuaj të dytë. Ky është një moment vendimtar që ne dhe bota të bashkohemi me zë të lartë dhe qartësisht t’i dënojmë veprimet e Rusisë. Ne lutemi për ushtarët tuaj në vijën e parë të frontit, për të gjithë fëmijët dhe familjet dhe të gjithë ata që po vuajnë nga pasojat e kësaj lufte të pakuptimtë!”, thuhet ndër të tjera në shkresën që FFK ia dërguar Federatës së Futbollit të Ukrainës.

Sport

Roberto Martinez publikon listën e të ftuarve për EURO 2024

Publikuar

nga

Trajneri i Kombëtares së Portugalisë, Roberto Martinez ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për Kampionatin Evropian, i cili do të zhvillohet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik.

Portugalia do të zhvillojë tri ndeshje miqësore si fazë parapërgatitore kundër Finlandës më 4 qershor, Kroacisë më 8 qershor dhe kundër Republikës së Irlandës më 11 qershor.

Lista e lojtarëve të ftuar nga Portugalia:

Portierë- Diogo Costa, Jose Sa dhe Rui Patricio.

Mbrojtës – Antonio Silva, Danilo Pereira, Diogo Dalot, Gonçalo Inacio, Joao Cancelo, Nelson Semedo, Nuno Mendes, Pepe dhe Ruben Dias.

Mesfushorët – Bruno Fernandes, Joao Neves, Joao Palhinha, Otavio Monteiro, Ruben Neves dhe Vitinha.

Sulmues – Bernardo Silva, Cristiano Ronaldo, Diogo Jota, Francisco Conceiçao, Gonçalo Ramos, Joao Felix, Pedro Neto dhe Rafael Leao./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Toni Kroos njofton pensionimin nga futbolli aktiv

Publikuar

nga

Toni Kroos ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli aktiv pas dhjetë vitesh te Real Madridi para finales së Ligës së Kampionëve. Reprezentuesi gjerman është gati të tërhiqet plotësisht nga futbolli profesional, madje një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë ai përmes një postimi në rrjetin social, Instagram.

17 korrik 2014 – dita e nisjes së raportit tim në Real Madrid, dita që ndryshon kohën e jetës. Jetën time si futbollist, por sidomos si person. Ishte fillimi i një kapitulli të ri në klubin më të madh në botë. Pas 10 vitesh, në fund të sezonit ky kapitull merr fund. Kurrë nuk do ta harroj atë kohë të suksesshme! Veçanërisht dua të falënderoj të gjithë ata që më pritën me zemër të hapur dhe më besuan. Por do të doja t’ju falënderoj juve madrilenë për dashurinë tuaj nga dita e parë deri në të fundit. Njëkohësisht ky vendim që karriera si futbollist aktiv të mbyllet do të jetë pas kampionatit evropian”, shkroi fillimisht Kroos.

Po ashtu, 34-vjeçari tha se është ‘i lumtur dhe krenar’ që gjigantët spanjollë ishin klubi i tij i fundit dhe theksoi dëshirën e tij për të përfunduar me një fitore kundër Borussia Dortmundit në kompeticionin kryesor evropian.

Jam i lumtur dhe krenar që në mendjen time gjeta kohën e duhur për vendimin tim dhe që mund ta zgjidhi vetë. Ambicia ime ishte gjithmonë të përfundoja punën në kulmin e nivelit të performancës sime. Tani e tutje ka vetëm një mendim kryesor, trofeun e 15 të Ligës së Kampionëve! HALA MADRID Y NADA MAS!”, përfundoi ai./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Slot zbulon arsyen pse pranoi ofertën e Liverpoolit

Publikuar

nga

Trajneri i ri i Liverpoolit, Arne Slot, ka zbuluar pse e shfrytëzoi mundësinë për të udhëhequr gjigantin anglez. Emërimi i Slot u konfirmua nga Liverpool të hënën, 24 orë pasi Jurgen Klopp i dha lamtumirën skuadrës pas nëntë viteve në “Anfield”.

Në përshëndetjen e tij, Klopp u kërkoi tifozëve të ish-skuadrës së tij që të mbështesin trajnerin e ri, ndërsa ai kërkon të vazhdojë trashëgiminë e gjermanit. Slot do të marrë zyrtarisht detyrën më 1 qershor, duke e lënë Feyenoordin në Eredivisie pasi i riktheu ata në elitën evropiane.

Tani duke treguar për arsyen pse e braktisi Feynoordin, 45-vjeçari zbuloi se ishte një mundësi që ai thjesht nuk mund ta humbiste.

Sigurisht që nuk është një vendim i lehtë të mbyllësh derën dhe të lësh pas teje në një klub ku ke përjetuar kaq shumë momente të mrekullueshme dhe ke punuar me sukses me kaq shumë njerëz të mrekullueshëm”, tha ai për faqen e klubit.

Por si sportist, një mundësi për t’u bërë trajner në Premier Ligë, në një nga klubet më të mëdha në botë, është e vështirë të injorohet”, theksoi ai.

Vazhdo të lexosh

Sport

Salah tregon ambiciet e tij nën drejtimin e Arne Slot

Publikuar

nga

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah pritej të largohej këtë verë, por me ikjen e Jurgen Kloppit gjërat kanë ndryshuar. Egjiptiani tanimë ka ende shanse të qëndrojë në “Anfield”, të paktën edhe për një sezon tjetër, aq edhe sa i skadon kontrata e tij me anglezët.

31-vjeçari ka qenë i lidhur me një lëvizje në ligën e Arabisë Saudite gjatë sezonit të kaluar, por interesimi nuk mungon edhe këtë vit.

Megjithatë, të hënën, pasi Slot u shpall si trajneri i ri i Liverpoolit, Salah përmendi ambiciet e skuadrës së tij për sezonin e ardhshëm dhe dërgoi një mesazh emocionues ndarjeje për Kloppin.

Ne e dimë se trofetë janë ato që kanë rëndësi dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur që kjo të ndodhë sezonin e ardhshëm. Tifozët tanë e meritojnë dhe ne do të luftojmë”, ka shkruar Salah në një postim në rrjete sociale.

Ai i ka dërguar një mesazh edhe ish-trajnerit të tij, Jurgen Klopp.

Ishte e mrekullueshme të ndaja të gjitha ato trofe dhe përvoja me ju gjatë 7 viteve të fundit. Të uroj fat të mirë për të ardhmen dhe shpresoj që të takohemi përsëri”, përfundoi egjiptiani./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara