Sport

​FFK e gatshme të strehojë disa futbollistë ukrainas dhe familjet e tyre

FFK ka shprehur gatishmërinë që në rast nevoje të strehojë në Kosovë disa futbollistë ukrainas.

Published

on

Federata e Futbollit e Kosovës i ka ofruar edhe njëherë mbështetjen e plotë Federatës së Futbollit të Ukrainës pas agresionit rus në këtë shtet.

FFK ka shprehur gatishmërinë që në rast nevoje të strehojë në Kosovë disa futbollistë ukrainas dhe familjet e tyre në këto ditë të errëta për vendin e tyre pas shpërthimit të luftës si pasojë e agresionit të Rusisë.

“Ne jemi një vend me plagë të freskëta të luftës, prandaj e dimë se sa e vështirë dhe e dhimbshme është kjo periudhë për qytetarët e Ukrainës. Andaj, me këtë rast duam t’ua shprehim gatishmërinë tonë për strehimin e qytetarëve tuaj të dashur dhe Kosovën ta konsideroni si shtëpinë tuaj të dytë. Ky është një moment vendimtar që ne dhe bota të bashkohemi me zë të lartë dhe qartësisht t’i dënojmë veprimet e Rusisë. Ne lutemi për ushtarët tuaj në vijën e parë të frontit, për të gjithë fëmijët dhe familjet dhe të gjithë ata që po vuajnë nga pasojat e kësaj lufte të pakuptimtë!”, thuhet ndër të tjera në shkresën që FFK ia dërguar Federatës së Futbollit të Ukrainës.

Sport

Veshi bluzën me portretin e Arkan, boksieri shqiptar e rrahë djalin e kriminelit serb

Published

on

Boksieri shqiptar nga Kumanova, Astrit Sejdi, e ka rrahur në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb Arkanit.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë dhe është bërë e ditur nga ish-deputeti, Azgan Haklaj.

“Sot në orën 17:25′ në Zyrih ky djalosh trim nga Kumanova Astrit Sejdi teksa është shkëmbyer me djalin e Arkanit kur ka parë në bluzën e tij portretin e Arkanit dhe të Putinit nuk ka duruar dot. Boksieri i talentuar menjëherë e ka marrë para si buldazer! Tani sapo ka dalë nga stacioni policor dhe është shëndosh e mirë”, shkruan Haklaj.

Arkani (Zeljko Raznatovic), një figurë e njohur ushtarake dhe kriminale serbe gjatë viteve 1990. U bë i famshëm si udhëheqës i “Tigrave të Arkanit”, një njësi paraushtarake serbe që veproi gjatë luftërave në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë, u akuzua për krime lufte, përfshirë vrasje, dëbime të popullsisë dhe mizori ndaj civilëve jo-serbë, shkruan Shqip.

Ishte gjithashtu i përfshirë në botën e krimit të organizuar (vjedhje, grabitje bankash, kontrabandë).

Armani u vra në vitin 2000 në hotelin “InterContinental” në Beograd, në një atentat.

 

 

 

 

Continue Reading

Sport

Dy boksierë japonezë vdiqën, pësuan lëndime në tru

Published

on

Dy boksierë japonezë, vdiqën pak ditë pasi pësuan lëndime në tru, në përballje të ndara në të njëjtën mbrëmje, kanë njoftuar federatat e boksit.

Luftëtari Shigetoshi Kotari, vdiq të premten dhe Hiromasa Urakawa të shtunën, pas lëndimeve të pësuara në meçet e tyre në sallën “Korakuen” në Tokio më 2 gusht, raportojnë mediat transmeton Klankosova.tv.

Të dy boksierët 28-vjeçarë iu nënshtruan operacioneve për hematomë subdurale ose gjakderdhje brenda kafkës, sipas raportimeve.

“U shprehim ngushëllimet më të thella familjeve, miqve dhe komunitetit japonez të boksit, në këtë kohë tepër të vështirë”.

Kështu shprehet Organizata Botërore e Boksit, përmes një deklarate e cila njoftoi për vdekjen e Urakawas, që ishte mposhtur me nokaut nga Yoji Saito.

Kotari vdiq si pasojë e lëndimit gjatë ndeshjes me Yamato Hatan, që u mbyll baras me 12 runde, sipas Këshillit Botëror të Boksit.

“WBC dhe presidenti Mauricio Sulaiman shprehin ngushëllime për këtë humbje të pariparueshme, teksa urojnë që familjarët dhe miqtë të gjejnë forcë gjatë kësaj kohe të vështirë”, u tha në deklaratën e WBC-së.a

Continue Reading

Sport

Super kompjuteri parashikon golashënuesit e Ligës Premier 2025/26: Gyokeres e mbyll si i treti

Published

on

Super kompjuteri i Casino Hawks ka publikuar listën e golashënuesve të pritshëm për sezonin e ri të Ligës Premier – dhe Erling Haaland është sërish favorit absolut për të fituar “Këpucën e Artë”.

Sulmuesi norvegjez i Manchester Cityt pritet të shënojë 24.3 gola, duke lënë pas Mohamed Salahun e Liverpoolit me 18.2 gola dhe blerjen e re të Arsenalit, Viktor Gyokeres, me 16.3 gola.

Në Top 10 janë gjithashtu:

4️⃣ Chris Wood (Nottingham Forest) – 16.1 gola, surpriza e sezonit të kaluar me 20 realizime.
5️⃣ Cole Palmer (Chelsea) – 14.5 gola, lojtari më i rrezikshëm i “Bluve”.
6️⃣ Ollie Watkins (Aston Villa) – 13.8 gola, i pandalshëm sezon pas sezoni.

7️⃣ Jean-Philippe Mateta (Crystal Palace) – 13.6 gola, lideri i sulmit të “Shqiponjave”.
8️⃣ Yoane Wissa (Brentford) – 13.5 gola, gati të marrë rolin e talismanit.
9️⃣ Dominic Solanke (Tottenham) – 12.4 gola, gati për një hap tjetër në karrierë.
🔟 Jarrod Bowen (West Ham) – 12.3 gola, vendimtar për “Çekanët” edhe këtë sezon.

Të dhënat tregojnë se, edhe pse ka rivalë të fortë, Haaland mbetet standardi i artë i golashënuesve në Angli, ndërsa Salah dhe Gyökeres janë të vetmit që mund t’i afrohen.

Continue Reading

Lajmet

​OpenAI mposht Grok-in e Elon Musk në turneun e shahut me AI

Published

on

OpenAI, krijuesi i ChatGPT, ka mundur Grok-in e Elon Musk-ut në finalen e një turneu për të shpallur lojtarin më të mirë të shahut me inteligjencë artificiale (AI).

Historikisht, kompanitë teknologjike shpesh kanë përdorur shahun për të vlerësuar përparimin dhe aftësitë e një kompjuteri, me makinat moderne të shahut që janë praktikisht të pamposhtura edhe nga lojtarët më të mirë njerëzorë, raporton BBC.

Por kjo garë nuk përfshinte kompjuterë të dizajnuar posaçërisht për shah ai u zhvillua mes programeve të AI që janë krijuar për përdorim të përditshëm.

Modeli o3 i OpenAI doli fitues pa humbje në turne dhe mundi në finale modelin Grok 4 të xAI, duke shtuar tensionin në rivalitetin në vazhdim mes dy kompanive. Musk dhe Sam Altman, të dy bashkëthemelues të OpenAI, pretendojnë se modelet e tyre të fundit janë më të zgjuarat në botë.

Modeli Gemini i Google mori vendin e tretë në turne, pasi mundi një model tjetër të OpenAI.

Megjithatë, këto AI, edhe pse të talentuara në shumë detyra të përditshme, janë ende duke u përmirësuar në shah – me Grok që bëri disa gabime gjatë ndeshjeve të fundit, përfshirë humbjen e herë pas hershme të mbretëreshës së tij.

“Derisa arriti në gjysmëfinale, dukej sikur asgjë nuk do ta ndalë Grok 4 drejt fitimit të ngjarjes”, tha Pedro Pinhata, një gazetar i Chess.com, në mbulimin e tij.

“Pavarësisht disa momenteve të dobësisë, AI e X dukej larg më e fortë si lojtar shahu… Por iluzioni u shemb në ditën e fundit të turneut”.

Ai tha se loja “e pakonceptueshme” dhe “gabimet” e Grok i mundësuan o3 që të merrte një sërë fitoreve të bindshme.

“Grok bëri shumë gabime në këto ndeshje, por OpenAI jo”, tha mjeshtri i madh i shahut Hikaru Nakamura gjatë transmetimit të tij live në finalen.

Para finales së të enjtes, Musk kishte thënë në një postim në X se suksesi paraprak i xAI-së në turne ishte një “efekt anësor” dhe se ata “nuk kanë shpenzuar pothuajse aspak përpjekje për shah”.

Continue Reading

Të kërkuara