Sport

​Faqja zyrtare e Premier Ligës rikujton këtë supergol të Xherdan Shaqirit

Shaqiri kishte kaluar te Stoke City nga Interi në vitin 2015.

Publikuar

Faqja zyrtare e kampionatit anglez të futbollit, Premier Liga, sot ka publikuar videon e golit të realizuar nga Xherdan Shaqiri kundër Hull Cityt në kohën kur reprezentuesi zviceran luante për Stoke Cityn.

Në ndeshjen që u zhvillua më 15 prill të vitit 2017, Shaqiri shënoi një gol nga rreth 30 metra distancë duke e vulosur kështu fitoren me rezultat 3-1 të skuadrës së tij.

Dy golat tjerë për Stoke Cityn ishin shënuar nga Arnautovic pas asistimit të Shaqirit dhe Crouch që ishte asistuar nga Arnautovic.

Ndryshe, Shaqiri kishte kaluar te Stoke City nga Interi në vitin 2015 dhe qëndroi aty deri në vitin 2018 kur iu bashkua Liverpoolit.

Sport

Nis rrënimi i stadiumit në Rahovec, reagon KF Rahoveci

Publikuar

nga

Komuna e Rahovecit ka vendosur që ta rrënojë stadiumit e qytetit në Rahovec “Jahja Danuza”, dhe në vendin e tij ta ndërtojë sheshin qendror të këtij qytetit. Rrënimi i stadiumit nga punëkryerësi i kontraktuar ka nisur sot, andaj klubi i futbollit “Rahoveci” ka dal me një komunikatë duke shprehur shqetësimin se nga sot e tutje as gjeneratat e reja nuk kanë ku t’i zhvillojnë stërvitjet.

Komunikata e plotë e KF Rahovecit:

Ju njoftojmë që sot në orët e para të ditës ka filluar të rrënohet stadiumi i qytetit ”Jahja Danuza” nga punëkryesi që është i kontraktuar nga Komuna e Rahovecit, me qëllim të ndërtimit të sheshit qendror të qytetit tonë.

Ne si klub kishim një marrëveshje paraprake me Komunën e Rahovecit të cilët na kishin premtuar dhe janë zotuar që stadiumi i qytetit nuk do të rrënohet pa u krijuar një alternativ tjetër për të zhvilluar garat dhe për të stërvitur, ne në vazhdimësi kemi komunikuar me DKRS-në të cilët janë të njoftuar mirë me kërkesat tona elementare për të na mundësuar kushte optimale për të zhvilluar gara dhe për tu stërvitur.

Realisht komuna na ka mirëkuptuar dhe priti përfundimin e kampionatit që ne ta përfundojmë në shtëpinë tonë, por që tani brenga jonë është shkolla e futbollit ku janë të anëtarësuar qindra fëmijë e që fatkeqësisht nga sot nuk kanë ku të stërviten përderisa nuk përfundojnë punimet në qendrën e re sportive! Lutemi dhe urojmë në një zgjidhje sa më të shpejtë ti bëhet shqetësimeve tona.

Vazhdo të lexosh

Sport

Rodri tregon diferencën mes Cityt dhe Arsenalit

Publikuar

nga

Mentaliteti fitues gjatë sezonit të Mançester Cityt i shtyu ata të kalonin Arsenalin në Premier Ligë, ka thënë mesfushori Rodri pasi skuadra e tij fitoi titullin e katërt radhazi në Premier Ligë.

Rodri shënoi kur City mundi Ëest Ham United 3-1 në Etihad të dielën për të fituar titullin me dy pikë përpara Arsenalit, i cili i ndoqi ata deri në ditën e fundit të një sezoni emocionues.

City përfundoi me 91 pikë ndërsa Arsenali, me 89, duhej të kënaqej me vendin e nënkampionit për të dytin sezon radhazi, pavarësisht se fitoi 2-1 në shtëpi kundër Evertonit.

I pyetur se çfarë e bëri diferencën, Rodri tha se kjo erdhi në mentalitetin që zotëronin dy skuadrat.

Arsenali gjithashtu meriton lavdërime, ata patën një sezon të pabesueshëm, por mendoj se ndryshimi ishte këtu”, tha spanjolli.

Rodri theksoi lojën defanzive të Arsenalit në Etihad në fund të marsit, i cili përfundoi në një barazim pa gola, pasi kampioni i Cityt nuk arriti të shënonte pavarësisht se dominonte me 72% posedim të topit.

Kur ata u përballën me ne në Etihad, i pashë dhe thashë ‘Ah, këta djem, ata nuk duan të na mundin, duan vetëm një barazim’ dhe këtë mentalitet, nuk mendoj se do ta bënim njësoj. Dhe ne i kapëm ata në garën për titull. Në fund, nëse na jepni një pikë, ne do të fitojmë shtatë, tetë ndeshjet e fundit edhe pse është kaq e vështirë. Kështu që unë mendoj se kjo tregon mentalitetin tonë.”

City ka një shans për të fituar një tjetër trofe këtë sezon pasi përballet me Manchester United në finalen e FA Cup fundjavën e ardhshme. “Është gjithashtu shumë e rëndësishme për ne të bëjmë dopio”, shtoi Rodri.

Vazhdo të lexosh

Sport

Një lamtumirë emocionuese për Jurgen Klopp, teksa drejton për herë të fundit Liverpoolin

Publikuar

nga

Gjatë kësaj të diele në Anfield, Jurgen Klopp menaxhoi Liverpoolin për herë të fundit i cili njoftoi në fillim të vitit se ky sezon do të ishte i fundit për Liverpoolin.

Atij iu bë serenadë gjatë gjithë ndeshjes, në të cilën Liverpool e fitoi 2-0 kundër Wolves. Megjithatë në dhjetë minutat e fundit tifozët shtuan brohoritjet aq sa Klopp nuk i mbajti dot më lotët.

“Ti nuk do të ecësh kurrë vetëm”, himni i klubit kumboi nëpër stadium për herë të fundit për gjermanin.

Programi i ditës së ndeshjes së djeshme kishte shkruar në kopertinë “Danke Jurgen”, ku Klopp shkroi se në këtë sezon ata synuan hënën dhe përfunduan në yje, ku premtoi katërfish trofesh, ndërsa përfundoi me Kupën e Ligës dhe me një përfundim në vendin e tretë të ligës.

Në fund të fundit pak menaxherë mund të zgjedhin përfundimin e tyre në një sport kaq me presion të lartë. Megjithatë epoka e Kloppit nuk do të përsëritet, këtë e dinë tifozët e Liverpool-it, dhe prandaj atij iu dha lamtumira kaq e veçantë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Nëntë skuadra italiane në garat evropiane

Publikuar

nga

UEFA ka konfirmuar se nëse Fiorentina fiton Ligën e Konferencës dhe përfundon jashtë shtatëshes së parë në Serie-A, do të ketë nëntë skuadra italiane në Evropë sezonin e ardhshëm.

Kishte një konfuzion të vërtetë për situatën, pasi gjërat u bënë të paqarta nga Italia që fitoi një vend shtesë në Ligën e Kampionëve për shkak të kryesimit të renditjes për konkurrencën e klubeve.

Nëse Fiorentina fiton finalen e Ligës së Konferencës kundër Olympiakosit më 29 maj, atëherë automatikisht do të kualifikohet në Ligën e Evropës.

Drejtori i UEFA-s, Giorgio Marchetti ka thënë të dielën në mbrëmje se nëse Viola e ngre trofeun dhe përfundon në vendin e tetë në Serie A, atëherë vendi i Ligës së Konferencës do t’i shkojë ekipit të nëntë.

Kjo do të jetë ose Torino ose Napoli, duke shkuar në raundin e fundit të sezonit.

Kjo do të thotë se nëntë skuadrat më të mira në Serie A do të kualifikohen të gjitha për turnetë e UEFA-s, pasi pesë më të mirat (ose gjashtë, në varësi të Atalantës) hyjnë në Ligën e Kampionëve, e gjashta, e shtata dhe Fiorentina hyn në Europa League, pastaj e nënta në Ligën e Konferencave.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara