Lajmet

​Escobar takon liderët politik në Shkup

Kjo vizitë e Escobarit është pikërisht në periudhën kur procedura e ndryshimeve kushtetuese është në Kuvend.

Published

on

Vizita dyditore e cilësuar si në kuadër të ofensivës diplomatike për ndryshimet kushtetuese, e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, filloi sot me takim me presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski.

Kjo vizitë e Escobarit është pikërisht në periudhën kur procedura e ndryshimeve kushtetuese është në Kuvend, dhe kur për miratimin e nevojës së saj nevojiten 80 vota.

“Uashingtoni zyrtar shprehu pritjen se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Presidenti Pendarovski theksoi rëndësinë e mbështetjes që Shtetet e Bashkuara ofrojnë për arritjen e qëllimeve strategjike të vendit tonë. Në këtë drejtim, në takim u diskutua për hapat e ardhshëm që duhet të ndërmarrë Maqedonia e Veriut për të përparuar në procesin e integrimit në BE”, thonë nga Kabineti i Presidentit Pendarovski, raporton Alsat.

Escobar sot nuk është prononcuar por një konferencë të përbashkët për media pritet të mbajë nesër me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski. Ai nesër do të takojë edhe kreun e opozitës Hristijan Mickoski.

Departamenti Amerikan i Shtetit më herët gjatë ditës ka deklaruar se zëvendësndihmës sekretari Gabriel Eskobar shpreson në diskutime produktive me përfaqësuesit politik në vend.

“Escobar udhëton në Maqedoninë e Veriut për të diskutuar çështje dypalëshe dhe rajonale dhe për të vazhduar të forcojë partneritetin tonë me një aleat të vlerësuar të NATO-s. Ai pret me padurim diskutime produktive dhe të përbashkëta me udhëheqësit e qeverisë gjatë vizitës së tij, veçanërisht lidhur me integrimin e ardhshëm në BE dhe prosperitetin afatgjatë të Ballkanit Perëndimor”, thuhet nga Departamenti i Shtetit.

Ndryshimet kushtetuese për momentin është e sigurt se gëzojnë mbështetjen e vetëm 70 deputetëve.

Aktualitet

Bie fluksi i mërgimtarëve, deri 10 minuta pritje për dalje nga Kosova

Published

on

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra nga 3 deri në 5 minuta në të gjitha pikat kufitare.

Pritjet të shkurtra raportohen edhe në dalje, ku pritjet më të gjata raportohen deri 10 minuta te Dheu i Bardhë dhe Merdare.

Përditësimi i fundit ishte në ora 07:02 të mëngjesit./S.K/KP/

Continue Reading

Bota

Macron emëron aleatin e tij Sebastien Lecornu si kryeministër të ri të Francës

Published

on

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka emëruar aleatin e ngushtë Sebastien Lecornu si kryeministrin e ri francez, 24 orë pasi një votëbesim rrëzoi François Bayrou nga posti i kreut të qeverisë.

Lecornu, 39 vjeç, ishte ndër kandidatët e preferuar për të marrë detyrën dhe ai ka kaluar tre vitet e fundit si ministër i forcave të armatosura duke u përqendruar në përgjigjen e Francës ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, shkruan BBC

Pallati Elize përmes një deklarate tha se Lecornu kryeministri i shtatë në presidencën e Macron i ishte dhënë detyra e konsultimit me partitë politike me qëllim miratimin e buxhetit të ardhshëm të Francës.

Nxitja e një buxheti si kreu i një qeverie minoritare ishte ajo që e rrëzoi Bayrou-n, me kundërshtarët e majtë dhe të ekstremit të djathtë që dënuan emërimin e Lecornu-së./S.K/BBC/

Continue Reading

Bota

Trump pas sulmit në Katar: Nuk i çon përpara qëllimet e Izraelit apo të Amerikës

Published

on

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se nuk është i kënaqur për sulmin ajror të Izraelit në Katar, dhe se sulmi i Izraelit ndaj objektivave të Hamasit në Katar nuk i çon përpara qëllimet e Izraelit apo të Amerikës.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se sulmi ishte plotësisht i justifikuar sepse kishte në shënjestër udhëheqësit e lartë të Hamasit që organizuan sulmin e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit, i cili shkaktoi luftën në Gaza shkruan BBC.

Mediat izraelite raportuan se operacioni përfshinte 15 avionë luftarakë izraelitë, të cilët qëlluan 10 municione kundër një objektivi të vetëm.

Grupi i armatosur palestinez ka thënë se pesë anëtarë të tij u vranë në një sulm ajror izraelit në kryeqytetin e Katarit, por pretendoi se një përpjekje për të vrarë ekipin e tij negociator dështoi.

Katari është një aleat kyç i SHBA-së në rajon, ku ndodhet një bazë e madhe ajrore amerikane.

I pyetur për sulmet e Izraelit kundër Katarit, Trump tha: “Epo, nuk jam i kënaqur… Thjesht nuk jam i kënaqur me të gjithë situatën. Nuk është një situatë e mirë. Por do ta them këtë, ne duam që pengjet të kthehen, por nuk jemi të kënaqur me mënyrën se si ndodhi sot”, tha Trump për mediat./S.K/BBC/

 

Continue Reading

Bota

​Gjashtë të vdekur nga sulmi i Izraelit në Katar

Published

on

Gjashtë persona u vranë në sulmin izraelit në Doha, por Hamasi pretendon se ekipi i tij negociator mbijetoi.

Hamasi thotë se midis të vrarëve ishte edhe djali i negociatorit kryesor të grupit, Khalil al-Hayya.

Ai i liston emrat e tyre si: Humam El-Hajja (Ebu Jahja) – djali i el-Hajjes, Xhihad Labad (Abu Bilal) – drejtor i zyrës së al-Hayya, Abdullah Abdul Vahid (Ebu Khalil), Moamen Hassouna (Abu Omar), Ahmed Al-Mamluk (Abu Malik).

Personi i gjashtë i vrarë, thuhet se ishte një anëtar i forcave të sigurisë së brendshme të Katarit, Kaporali Badr Saad Mohammed Al-Humaidi.

Ushtria izraelite e përshkroi sulmin e saj ndaj një kompleksi banimi në qendër të Dohas, Katar, si një sulm “të saktë”.

Raketat goditën Dohan ndërsa Izraeli shënjestroi udhëheqësit e Hamasit mes përpjekjeve për armëpushim dhe Katari e quajti këtë një shkelje të sovranitetit./S.K/KP/Al Jazeera/

Continue Reading

Të kërkuara